Shëndet

A po ju shkakton jastëku probleme me shpinën? – Çfarë duhet të dini

Parehatia gjatë natës shkakton probleme me shpinën, qëndrimin dhe kufizime në jetën e përditshme.

Published

on

Një jastëk jo i mirë mund të shkaktojë dhimbje dhe parehati.

Kjo thënie mund të mos jetë e njejtë për të gjithë njerëzit, por ekspertët shprehen se ka një të vërtetë në të.

Micheal Bruce, doktor dhe ekspert gjumi thotë se gjumi nuk ndikon vetëm cilësinë e gjumit, por edhe mënyrën se si pushoni apo qëndroni.

Çfarë shkakton një jastëk i keq?

Kur flini në një jastëk që nuk është shumë i rehatshëm ose i papërshtatshëm për ju e para që ndikohet është qafa.

Duke vazhduar më pas me shpinën apo kokën e probleme si dhimbjet e vazhdueshme, mpirja apo teshtimat gjatë natës.

Sipas të dhënave nga AgroWeb.org është e rëndësishme të dini se një jastëk i keq mund ta shkaktojë këtë.

Megjithëse jastëku vet nuk i shkakton këto probleme, qëndrimi mbi të mund të jetë problematik dhe i mbushur me spimtoma.

Parehatia gjatë natës shkakton probleme me shpinën, qëndrimin dhe kufizime në jetën e përditshme për shkak të dhimbjes së vazhdueshme.

Çfarë duhet të bëni?

Një nga mënyrat se si mund ta evitoni këtë është të zgjidhni gjithnjë jastëkun e duhur për ju.

Nuk është e lethë ta bësh këtë pasi trupi i njëriut është i ndryshëm po ashtu edhe format apo specifikat e një jastëku.

Prandaj është e rëndësishme të kërkoni të duhurin për nevojat tuaja.

Si fillim identifikoni pozicionin e gjumit që preferoni më shumë, më pas ndonjë patologji që mund të keni dhe vendosni për jastëkun që ju duhet.

Mbani në mendje që duhet të mbështesi mirë qafën dhe shtyllën kurrizore në mënyrë që të mos ushtroni presion të gabuar mbi të.

Më tej mund të konsultoheni me një specialist në ambientin ku do të merrni jastëkun për specifikat dhe vlerat që ju dhuron secili.

Në këtë mënyrë do të arrini të flini më mirë dhe do të evitoni dhimbjet e shpinës të shkaktuara nga gjumi i keq./AgroWeb.org

Shëndet

Ndryshimet e motit prekin mushkëritë dhe organizmin tonë

Published

on

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndiheni papritur sikur ju merren mend?

Këto janë vetëm disa nga simptomat që lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet e motit.

Vapa dhe djersitja

Trupi i njeriut ka mekanizëm mbrojtës kundër temperaturave të larta: djersitjen. Ky proces ndihmon trupin të ftohet, sidomos kur ajri ka pak lagështi. Shpesh nuk e vëmë re, sepse një pjesë e djersës avullon menjëherë.

Por, kur moti është i nxehtë dhe trupi nuk është i hidratuar siç duhet, aftësia për të djersitur dobësohet. Kjo e bën më të vështirë ftohjen e trupit, duke rritur rrezikun për mbingarkesë të zemrës.

Era dhe i ftohti

Dimri sjell temperatura të ulëta e erëra të forta, që ndikojnë negativisht në organizëm. Kur trupi ekspozohet në ambiente të ftohta, humbja e nxehtësisë ndodh më shpejt, sidomos kur ka erë. Rekomandohet të visheni sipas motit, që të shmangni probleme si hipotermia apo morthi.

Presioni, migrena dhe dhimbjet e kyçeve

Ndryshimet e presionit atmosferik (të ulëta apo të larta) mund të përkeqësojnë dhimbjet tek personat me artrit.

Këto ndryshime ndikojnë edhe tek sinuset, duke shkaktuar migrena e dhimbje koke edhe te personat që nuk kanë probleme të tilla.

Në këto raste, këshillohet që të merrni masa parandaluese dhe të jeni të përgatitur.

Çfarë thithim në mushkëritë tona?

Alergjitë sezonale janë një tjetër pasojë e motit dhe ndotjes së ajrit. Shumë njerëz përjetojnë kollitje të shpeshtë, sy të skuqur apo kruarje si pasojë e polenave, mykut, pluhurit, tymit dhe grimcave të tjera të ndotjes që qarkullojnë në ajër.

Nëse jetoni në zona urbane, ekspozimi ndaj ndotjes është i pashmangshëm. Ajo që thithim kalon nga mushkëritë në gjak, duke ndikuar jo vetëm tek frymëmarrja, por edhe tek organet e tjera.

Nëse ekspozimi është i zgjatur, pasojat shkojnë përtej alergjive të lehta e kthehen në probleme serioze për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si e tregon trupi juaj mungesën e proteinave?

Published

on

Edhe pse proteinat janë jetike për funksionimin e trupit, mungesa e tyre shpesh mbetet e pavënë re.

Shumë njerëz konsumojnë më pak proteina sesa u nevojitet, shpesh pa e ditur, ndërsa shenjat paralajmëruese injorohen.

Proteinat kanë rol thelbësor në organizëm, nga ndërtimi i muskujve deri te ruajtja e lëkurës, flokëve dhe thonjve të shëndetshëm.

Kur trupi nuk merr mjaftueshëm prej tyre, shfaqen simptoma që nuk duhen neglizhuar.

Shenjat e mungesës së proteinave:

Uria e vazhdueshme: Nëse ndiheni të uritur edhe pas vakteve të bollshme me kalori, kjo tregon mungesë proteinash, pasi trupi kërkon blloqet ndërtuese që i duhen për të funksionuar siç duhet.

Dobësim i flokëve, lëkurës dhe thonjve: Flokët që bien, thonjtë e brishtë dhe lëkura e thatë lidhen me nivel të ulët të proteinave.

Humbje e masës muskulore: Në mungesë të proteinave, trupi përdor indet muskulore si burim energjie, gjë që shkakton dobësi, humbje force dhe energjie.

Sa proteina na duhen?

Rekomandohet 0.8 gram proteina për kilogram të peshës në ditë. Kjo ndryshon sipas moshës, nivelit të aktivitetit e gjendjes shëndetësore.

Në periudha, si gjatë rikuperimit nga sëmundjet apo tek gratë në fazën e perimenopauzës nevojat për proteina mund të jenë më të larta.

Monitorimi i konsumit të proteinave është thelbësor për energji, shëndet dhe funksionim të trupit. Nëse vëreni disa nga simptomat e mësipërme,  rishikoni dietën ose këshillohuni me një nutricionist për mënyrat më të përshtatshme të përmirësimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Të përditshme, por të fuqishme! Ushqimet që ndihmojnë trurin

Published

on

Kujtesa dobësohet me kalimin e kohës, por një faktor i rëndësishëm që kontribuon në ngadalësimin e kësaj humbjeje është konsumi i ushqimeve të caktuara.

Cilat ushqime duhet të preferoni për një tru më të shëndetshëm?

Proteinat, vaji i ullirit, peshku, arrat, kufizimi i natriumit e yndyrnave të pangopura janë të rëndësishme. Ushqimet e para në të cilat duhet të përqendroheni janë peshqit yndyrorë, si, p.sh skumbri. Nëse i konsumoni dy herë në javë, do të mbështesni jo vetëm shëndetin e trurit.

Pastaj janë salmoni ose sardelet. Peshqit e yndyrshëm përmbajnë acide yndyrore omega-3. Truri përdor acide yndyrore omega-3 për të ndërtuar qelizat e trurit dhe nervat. Këto yndyrna janë të rëndësishme për të mësuarit dhe kujtesën. Peshku është burim i shkëlqyer i tyre.

Manaferrat

Ato mund t’i merrni të freskëta ose të ngrira. Ato përmbajnë antocianina, përbërës bimorë me efekte anti-inflamatore dhe antioksiduese. Antioksidantët në boronica grumbullohen në tru, përmirësojnë komunikimin midis qelizave të trurit.

Antioksidant nga India

Shafrani i Indisë është erëz me një ngjyrë të verdhë të bukur. Shafrani indian mund t’i shtohet orizit, supave dhe salcave. Përbërësi kryesor i shafranit të Indisë është kurkumina. Ai ka aftësi të mrekullueshme: Mund të kalojë barrierën hemato-tru dhe të hyjë në tru.

Është antioksidant i fuqishëm. I bën mirë kujtesës tek ata që vuajnë nga Alzheimeri, lehtëson depresionin duke rritur nivelet e serotoninës dhe dopaminës dhe ndihmon në rritjen e qelizave të reja të trurit. Kjo erëz e zakonshme përbëhet vetëm nga 3-6% kurkuminë.

Brokoli

Kënaqë trurin me përmbajtjen e lartë të vitaminës K. Një filxhan përmban më shumë se i gjithë marrja e rekomanduar ditore. Vitamina K është e tretshme në yndyrë. Trupi ka nevojë për të për të prodhuar sfingolipide, që janë zbuluar në ekstraktet e trurit. Përveç kësaj, brokoli përmban sulforafan. Efekti i tij anti-inflamator mbron trurin nga dëmtimi.

Fara kundër demencës

Farat e kungullit janë të lira, mund t’i hani gjatë ditës ose t’i shtoni në sallatë a t’i spërkatni në supë. Ato janë burim zinku, mungesa e të cilit është lidhur me depresionin dhe sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit. Ato përmbajnë bakër, i cili ndihmon në kontrollin e sinjaleve nervore, hekur, mungesa e të cilit është lidhur me “mjegullën e trurit” dhe dëmton funksionin e trurit dhe magnez, i cili është i rëndësishëm për të mësuarit dhe kujtesën.

Ushqime të shëndetshme

Çokollata e zezë përmban përbërës si flavonoidet që mbështesin funksionin e trurit, ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe ngadalësojnë rënien njohëse. Gjithashtu përmirëson humorin dhe gjendjen e mikrobiomës së zorrëve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ja se si ndikon orari i mëngjesit në shëndetin tuaj

Published

on

Shpesh thuhet se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe studimi i ri në Massachusetts, ka sugjeruar të njëjtën gjë.

Sipas studimit, koha kur konsumohet ushqimi i mëngjesit ka shumë rëndësi dhe ndikon në shëndet e jetëgjatësi, thuhet në uebfaqen e kuzhinieres së famshme, Martha Stewart.

Ky studim ka analizuar lidhjen mes orarit të vakteve dhe shëndetit tek të moshuarit, ku studiuesit kanë ndjekur për më shumë se 20 vjet 2,945 persona të moshës 42 deri 94 vjeç në Britani, duke analizuar edhe mostrat e gjakut.

Ata vunë re se me kalimin e viteve, të moshuarit fillonin të hanin më vonë mëngjesin dhe darkën, ndërkohë që ngushtonin orarin e përgjithshëm të ushqimit gjatë ditës.

Mëngjesi i vonuar dhe rreziqet për shëndetin

Studimi tregoi se ngrënia e mëngjesit më vonë lidhej rregullisht me probleme shëndetësore fizike dhe mendore, si depresioni, lodhja dhe problemet me shëndetin oral. Gjithashtu, u vu re se oraret e vona të ushqimit lidhen me vështirësi në përgatitjen e vakteve, gjumë më të dobët dhe, më së shumti, me rrezik më të lartë të vdekshmërisë gjatë periudhës së studimit.

Edhe pasi studiuesit morën parasysh faktorët e moshës, ata zbuluan se koha e mëngjesit të vonuar ishte e lidhur me rrezik më të lartë të sëmundjeve të shumta dhe mortalitetit.

“Studimi ofron informacionin që ka munguar mbi mënyrën si ndryshon koha e ushqimit në jetën e mëvonshme dhe se si ky ndryshim ndikon në shëndet dhe jetëgjatësi. Ne gjetëm se oraret e vona të vakteve, veçanërisht mëngjesi i vonuar, lidhen me sfida shëndetësore dhe rritje të vdekshmërisë tek të moshuarit”, ka thënë Hassan Dashti, shkencëtar e biolog në spitalin e Massachusetts.

Pse ka rëndësi koha e ushqimit?

Tradicionalisht, hulumtimet mbi ushqyerjen janë përqendruar tek ajo që hamë, por ky studim nxjerr në pah rëndësinë e shkencës që studion kohën e vakteve, si faktor i mundshëm për të parandaluar probleme shëndetësore.

“Studimi ynë sugjeron se ndryshimet në kohën kur të moshuarit hanë, veçanërisht mëngjesin, mund të shërbejnë si tregues i thjeshtë për gjendjen e tyre të përgjithshme shëndetësore”, ka shpjeguar Dashti.

Ai ka shtuar se inkurajimi i të moshuarve për të pasur orare të qëndrueshme vaktesh mund të bëhet pjesë e strategjive më të gjera për të nxitur plakje të shëndetshme dhe jetë më të gjatë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara