Lajmet

A paguajnë të famshmit për të marrë pjesë në Met Gala?

Sa kushtojnë biletat e Met Gala?

Published

on

Met Gala ose Met Ball/Met Gala Ball, është një organizim vjetor që do të mbahet të hënën e parë të majit e që lidhet me hapjen e ekspozitës pranverore në Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në New York. Met Gala shërben edhe si mbledhje fondesh për muzeun duke bashkuar emra të rëndësishëm të modës dhe Hollywood-it.

Për shumë spektatorë online, lista e të ftuarve ka qenë prej kohësh një pikë interesi – veçanërisht kohët e fundit, pas raportimeve se redaktorja e Vogue dhe kryetarja e Met Gala, Anna Wintour po ‘godiste’ të ftuarit. Disa supozuan se kjo do të thoshte se i gjithë klani Kardashian nuk do të kthehej, por Page Six konfirmoi se Kim do të merrte pjesë.

Procesi se kush ftohet dhe si ka qenë gjithmonë pak i mjegullt. Ne e dimë se Wintour miraton personalisht të gjithë ata që marrin një ftesë. Por këto ftesa vijnë me një çmim të lartë, dhe këtë vit, një vend thuhet se kushton 50 mijë dollarë.
 

Sa kushtojnë biletat e Met Gala?

Sipas New York Times, një biletë e vetme kushton 50 mijë dollarë, ndërsa tavolinat fillojnë me 300 mijë dollarë. Megjithatë, kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fakt, vetëm vitin e kaluar, biletat ishin ende 30 mijë dollarë– një rritje çmimi që po bën që disa donatorë ta bëjnë ‘skip’ ngjarjen e këtij viti, edhe pse paratë janë për bamirësi. (Fakt: përpara përfshirjes së wintour në 1995, biletat kushtonin vetëm 1 mijë dollarë.)

Çfarë përfshihet në çmimin e biletës?

Epo, darkë – dhe qasje në festën më ekskluzive në botë. Të ftuarit gjithashtu marrin pjesë në after party ku performon një i ftuar muzikor.
 
A paguajnë të famshmit për biletat?

Personat e famshëm zakonisht marrin pjesë falas, pasi stilistët ose vetë markat blejnë biletat dhe ftojnë yjet e tyre atje. Por edhe nëse një markë shpenzon qindra mijëra për një tavolinë, ata që ulen në atë tryezë duhet të miratohen nga Ëintour.

A mund të marrin pjesë të famshmit pa një sponsor ?

Nëse të famshmit nuk kanë një sponsor, ata mund të marrin ftesën nga Ëintour dhe të mbulojnë tarifën e biletës./Revistaclass

Lajmet

Përsëri rritet çmimi i naftës në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka caktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, litri i naftës do të kushtojë më së shumti 1.79 euro, benzina 1.52 euro, ndërsa gazi 0.62 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Kjo është dita e katërt radhazi që çmimi i naftës në vend po rritet me nga 1 cent për litër. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jessie J ndërpret koncertin pas përleshjes së fansave në turmë

Published

on

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.

Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.

Jessie J u bëri thirrje të pranishmëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe në rastet kur dikush tjetër po sillej keq.

Pasi situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla, në mënyrë që koncerti të vazhdonte.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si e menaxhoi situatën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Po rinovohet Teatri ODA në Prishtinë, investim prej 1.3 milionë eurosh

Published

on

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Teatrit ODA në Prishtinë, një nga hapësirat më të rëndësishme të skenës së pavarur dhe artit bashkëkohor në Kosovë.

Pas më shumë se dy dekadash veprimtari artistike, objekti po transformohet me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe publikun, duke ruajtur rolin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Projekti kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh dhe synon forcimin e infrastrukturës kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e skenës artistike në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu në Prizren

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu, një aset me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe etnologjike, i cili ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo shtëpi tradicionale ruan elemente karakteristike të arkitekturës qytetare prizrenase, ndër to edhe hajatin dhe çardakun, që i japin objektit veçoritë e tij tipologjike.

Përmes restaurimit synohet ruajtja e këtij objekti dhe e vlerave të tij të trashëgimisë kulturore, duke mbrojtur një pjesë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit historik të Prizrenit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara