Lajmet

A ndikon moti i lagësht në dhimbjet e artritit?

Kjo gjë është pretenduar prej shumë kohësh nga njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.

Published

on

Një studim i Universitetit të Manchesterit ka konfirmuar se njerëzit që vuajnë nga probleme shëndetësore afatgjatë, siç është artriti, ndiejnë më shumë dhimbje gjatë ditëve me shi dhe lagështi.

Një gjë e tillë është pretenduar prej shumë kohësh nga njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje.

Tek ne rëndom gjen njerëz të prekur nga reumatizma apo artriti që kur i kaplon dhimbja, e dinë shumë mirë kur do të ndryshojë moti.

Dhimbja për ta, është një sinjal paralajmërues dhe kur temperaturat ndryshojnë ajo bëhet më e madhe.

Çfarë është Artriti?

Artriti është një term që grupon më shumë se 100 sëmundje dhe çrregullime të ndryshme autoimunitare që shkaktojnë dhimbje, ngurtësim dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve.

Sëmundjet autoimunitare zakonisht kanë të bëjnë me një sistem imunitar që sulmon organizmin.

Një sulm i tillë kryhet nga rruazat e bardha të gjakut që në vend se të sulmojnë bakteret dhe infeksionet, godasin indet e shëndetshme rreth kyçeve

Format më të përhapura të artriti janë: osteoartriti, reumatizma dhe fibromialgjia.

Secila prej sëmundjeve në fjalë ka shenja dhe simptoma karakteristike por që në disa raste ndërthuren me njëra tjetrën.

Përveç simptomave të dukshme që prekin kyçet, këto sëmundje si artriti apo reumatizma manifestohen edhe me simptoma të tjera.

Dhimbjet dhe moti 

Studiuesit në Universitetin e Manchesterit analizuan të dhënat e plot 2,500 personave të sëmurë nga artriti, fibromialgjia, migrena etj.

Ata pretendonin se dhimbjet ishin më të këqija në ditë me lagështi.

Shumica ishin të bindur se falë dhimbjes ata mund të parashikonin edhe motin.

Studimet mbi këto pretendime dhe ndikimin e motit tek dhimbja kanë qenë të kufizuara.

Ekspertët regjistruan nivelin ditor të dhimbjes për secilin pjesëmarrës për deri në 15 muaj.

Kur moti ishte i lagësht dhe me erë, shanset e përkeqësimit të dhimbjes ishin 20 % më të larta.

Kur moti ishte i ftohtë dhe me lagështi, dhimbjet përkeqësoheshin më tej.

Ekspertët thanë se nëse shkencëtarët zbulojnë lidhjen e lagështisë me dhimbjen, ata do t’i hapin rrugën trajtimeve të reja më efikase kundër sëmundjeve./AgroWeb.org

Aktualitet

​Aksident tragjik në rrugën Komoran–Carralevë, humb jetën një person

Published

on

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën Komoran–Carralevë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident është përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur disa automjete të parkuara përgjatë rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Njësitet relevante të Policisë, përfshirë njësinë e trafikut rajonal, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Continue Reading

Aktualitet

​Një viktimë dhe 19 raste të reja me HIV në Kosovë në vitin 2025

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS në vend. Prej tyre, 16 raste janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 3 të gjinisë femërore. Fatkeqësisht, është shënuar edhe 1 rast vdekjeje si pasojë e AIDS-it.

Sipas statistikave zyrtare, nga viti 1986 deri më 2025, në Kosovë janë regjistruar 234 raste të infektimit me HIV, prej të cilave 53 kanë përfunduar me vdekje si pasojë e zhvillimit të AIDS-it.

Çfarë është HIV dhe si bartet?

HIV është virus që sulmon sistemin imunitar. Nëse nuk trajtohet, ai çon në AIDS – fazën më të rëndë të infeksionit. Edhe pse aktualisht nuk ka shërim, me trajtim të rregullt personat që jetojnë me HIV mund të kenë një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të mos e transmetojnë virusin tek të tjerët.

HIV bartet përmes:

Marrëdhënieve seksuale pa mbrojtje

Përdorimit të përbashkët të shiringave apo gjilpërave

Nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes apo gjidhënies

HIV nuk bartet përmes: përqafimit, shtrëngimit të dorës, përdorimit të përbashkët të ushqimit, ujit, ajrit apo pickimit të mushkonjave.

Si të mbroheni?

Përdorni kondom gjatë çdo kontakti seksual

Përdorni vetëm mjete sterile për injektim

Testohuni rregullisht në qendrat për këshillim dhe testim vullnetar – shërbime që janë falas, anonime dhe konfidenciale

Ku mund të testoheni?

Klinika Infektive në QKUK

Qendra e Studentëve – UP, Prishtinë

OJQ Labirinti (Prishtinë, Prizren, Gjilan)

CSGD – Prishtinë

IKSHPK inkurajon të gjithë qytetarët të informohen, të testohen dhe të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së HIV-it në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vend parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura të larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 17 deri në 20 gradë Celcius, kurse ato maksimale prej 34 deri në 38 gradë Celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 15-39 km/h njofton IHMK.

 

Continue Reading

Aktualitet

UBT ofron 30 për qind bursë për të gjithë alumnit në programet master

Published

on

UBT ka nisur një nismë të re për të mbështetur zhvillimin profesional të alumnëve të tij. Të gjithë të diplomuarit e UBT-së, tashmë mund të përfitojnë 30 për qind bursë për çdo program master që ofrohet në institucion.

Pse kjo është një mundësi e veçantë?

  • Thellim i njohurive në fusha të ndryshme profesionale
  • Përmirësim i aftësive për tregun e punës
  • Diplomë nga një institucion me standarde të larta dhe praktika bashkëkohore mësimdhënieje

Programet master në UBT janë të njohura për:

  • Cilësinë akademike
  • Fokusin në praktikë dhe aplikime reale
  • Përputhjen me kërkesat e tregut të punës
  • Mentorim nga profesorë dhe ekspertë me përvojë ndërkombëtare

Si të përfitoni?

Alumnit e interesuar mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit në UBT. Procesi i aplikimit është i thjeshtë, transparent dhe i shpejtë.

UBT vazhdon të qëndrojë pranë alumnëve të tij, duke investuar në suksesin e tyre afatgjatë. Bursa prej 30 për qind është një mundësi konkrete për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë karrierën dhe të bëhen liderë në fushat e tyre./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara