Shëndet
A ndikojnë tatuazhet në rrezikun për kancer të lëkurës?
Published
57 minutes agoon
By
UBT NewsNjë studim nga Universiteti Lund në Suedi tregon se njerëzit me tatuazhe kanë 29% rrezik më të lartë për zhvillimin e melanomës, formës më të rrezikshme të kancerit të lëkurës, që shpesh lidhet me ekspozimin ndaj rrezeve UV.
Megjithatë, tatuazhet nuk duket të ndikojnë tek karcinoma planocelulare, një lloj tjetër i kancerit të lëkurës.
Studimi përdori qasjen “rast-kontroll”, duke krahasuar personat me melanomë ose karcinomë planocelulare me individë pa kancer, dhe analizoi faktorë si madhësia dhe vendndodhja e tatuazhit, ekspozimi ndaj diellit, përdorimi i solarit, tipi i lëkurës dhe stilin e jetës.
Rezultatet treguan se rritja e rrezikut për melanomë ishte më e dukshme tek personat me tatuazhe të bëra mbi dhjetë vjet më parë.
Arsyeja mund të lidhet me faktin që boja e tatuazheve mund të stimulojë inflamacion kronik, i cili teoretikisht rrit rrezikun për kancer.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se ende nuk ka prova të qarta për një lidhje shkak-pasojë, dhe nevojiten hulumtime të mëtejshme për të kuptuar mekanizmat biologjikë dhe ndikimin e pigmentëve të ndryshëm ndaj rrezeve UV.
Në përfundim, tatuazhet nuk mbrojnë lëkurën nga dielli dhe mund të jenë të lidhura me rritjen e rrezikut për melanomë, por rezultatet duhet interpretuar me kujdes dhe nuk nënkuptojnë se tatuazhet shkaktojnë direkt kancer. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Mavijosjet në lëkurë pa arsye, pse ndodhin dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
2 hours agoon
December 2, 2025By
UBT News
Nëse keni mavijosje të shpeshta pa ndonjë shkak të dukshëm, kjo zakonisht lidhet me dobësimin e kapilarëve.
Por, çfarë e shkakton këtë dhe cilat janë shkaqet e mundshme sipas mjekëve? Ja disa arsye kryesore:
Diabeti
Mund të ndikojë negativisht në qarkullimin e gjakut, duke e bërë më të lehtë shfaqjen e mavijosjeve. Simptoma tjera përfshijnë etje të shpeshta, plagë që shërohen ngadalë, lodhje, shikim të turbullt dhe njolla të bardha në lëkurë.
Ndryshimet me moshën
Me moshën, sistemi i enëve të gjakut dobësohet dhe indet humbasin elasticitetin, duke bërë mavijosjet më të shpeshta, sidomos në këmbë.
Mosbalancimi hormonal
Mungesa e estrogjenit, e zakonshme gjatë menopauzës, shtatzënisë ose marrjes së ilaçeve hormonale, dobëson kapilarët dhe muret e tyre, duke e bërë më të lehtë shfaqjen e mavijosjeve.
Mungesa e vitaminave dhe elementëve ushqyes
Mungesa e vitaminave B12, C, K dhe P, ose bilanci i hekurit, mund të dobësojë enët e gjakut dhe të çojë në mavijosje. Burime të këtyre vitaminave janë: çaji jeshil, molla, kungulli, hudhra, banane, vezë, djathë dhe peshk yndyror.
Sëmundjet e gjakut dhe të enëve të gjakut
Sëmundje si varikoza, Willebrand, trombocitopenia apo leuçemia mund të shkaktojnë mavijosje. Konsultohuni me mjek nëse keni edhe dhimbje, këmbë të fryra, gjakderdhje nga hundët ose mishrat e dhëmbëve.
Përdorimi i ilaçeve
Disa ilaçe, si aspirina, analgjezikët, medikamentet anti-inflamatore, anti-astmatikët, shkaktojnë mavijosje. Nëse vini re lidhje ndërmjet ilaçeve dhe mavijosjeve, konsultohuni me mjekun tuaj.
Ushtrimi i tepërt fizik
Peshat ose aktiviteti fizik dobëson kapilarët e shkakton mavijosje. Edhe fëmijët mund të kenë mavijosje për shkak të çantave shkollore.
Si të dalloni mavijosjet e zakonshme nga ato të rrezikshme?
Pas një dëmtimi, mavijosjet janë të kuqe e bëhen blu, të purpurta ose të zeza. Brenda 5-10 ditëve bëhen jeshile ose të verdha, dhe brenda 10-14 ditëve marrin ngjyrë kafe dhe pastaj zbehen. Nëse nuk zhduket pas dy javëve ose ka ngjyrë të pazakontë, duhet të vizitoni mjekun.
Kushtoni vëmendje shpeshtësisë dhe intensitetit të mavijosjeve, konsultohuni me një hematolog për të identifikuar shkaqet e mundshme.
Kontrolloni dietën tuaj dhe suplementoni vitaminat e nevojshme vetëm pas konsultimit mjekësor. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Mos vuaj më! Ky kombinim i shtëpisë shëron dhimbjen e fytit shpejt
Published
4 hours agoon
December 2, 2025By
UBT News
Gjatë stinës së ftohtë, dhimbja e fytit është një nga shqetësimet më të zakonshme me të cilat përballet çdo familje.
Përveç trajtimeve të zakonshme mjekësore, shumë njerëz zgjedhin të përdorin edhe receta tradicionale që konsiderohen të dobishme për qetësimin e irritimit dhe freskimin e fytit.
Një prej përzierjeve më të njohura është ajo me limon, mjaltë dhe xhenxhefil, e cila preferohet për aromën e këndshme dhe efektin qetësues.
Për përgatitjen e kësaj përzierjeje kërkohet vetëm një kavanoz qelqi dhe tre përbërës të thjeshtë: limon i prerë në feta, mjaltë natyral dhe xhenxhefil i freskët. Feta limoni vendosen në kavanoz, ndërsa sipër tyre shtohet mjaltë dhe, sipas dëshirës, xhenxhefil i prerë hollë.
Pasi kavanozi mbyllet mirë, përzierja lihet në frigorifer për disa ditë derisa të marrë një formë të ngjashme me xhelatinën.
Kur dëshirohet konsumimi, një lugë e kësaj përzierjeje shtohet në një filxhan dhe përzihet me ujë të nxehtë, duke krijuar një pije aromatike që shumë njerëz zgjedhin ta përdorin për të qetësuar fytin ose për t’u ngrohur gjatë ditëve të ftohta.
Kjo përzierje mund të ruhet në frigorifer deri në 2-3 muaj, nëse mbahet në një enë të pastër dhe të mbyllur mirë.
Edhe pse konsiderohet si një alternativë tradicionale e dobishme, ekspertët këshillojnë që për çdo shqetësim të vazhdueshëm ose të rëndë, të kërkohet këshilla e mjekut, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me alergji. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Hurmat, fruti që ushqen trupin dhe mbron shëndetin
Published
22 hours agoon
December 1, 2025By
UBT News
Hurmat e Arabisë janë një nga frutat më të shëndetshme dhe ushqyese, të cilat dietologët i quajnë “minierë vitaminash”.
Ato përmbajnë kalcium, hekur, magnez, natrium, squfur, klor, si dhe vitamina A, B1, B2 dhe D.
Sheqeri natyral në hurma tretet lehtë dhe nuk është i dëmshëm për shëndetin.
Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë:
Forcojnë mëlçinë dhe përmirësojnë funksionin e saj.
Luftojnë stresin nervor dhe rregullojnë punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.
Zbutin irritimin e fytit dhe largojnë sekrecionet.
Konsumi i tyre esëll ndihmon në eliminimin e parazitëve (askaridet).
Forcojnë muskujt dhe nervat, duke vonuar plakjen.
Freskojnë zorrët dhe i mbrojnë nga infeksionet.
Përmirësojnë funksionet e trurit, lehtësojnë marramendjen dhe luftojnë vëngërinë e syve dhe plogështinë.
Pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.
Hurmat janë të sigurta edhe për fëmijët, pasi sheqeri natyral thithet dhe tretet lehtë, duke mbështetur stomakun dhe zorrët. Lëngu i hurmave i përzier me qumësht ka vlera ushqyese dhe rregulluese për të gjithë moshat.
Gjithashtu, masa e bërë nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët dhe ndihmon në forcimin e mishrave të dhëmbëve gjatë daljes së dhëmbëve, duke lehtësuar procesin. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ja pse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit
Published
1 day agoon
December 1, 2025By
UBT News
Në qoftë se shpesh ndiheni të lodhur, në artikullin e mëposhtëm mund të gjeni disa përgjigje pse ju ndodhë kjo.
JENI DEHIDRATUAR
Mund të çojë në rënie të konsiderueshme të energjisë, humorit dhe aftësive njohëse.
SHMANGNI VAKTET E TË NGRËNIT
Çdo njeri ka nevojë për energji të vazhdueshme gjatë ditës. Ne përfitojmë energjinë, nëpërmjet ushqimeve që konumojmë. Sigurohuni që të hani vakte të vogla, ushqime të shëndetshme, të tilla si: fruta, perime, arra, fara, për të mbajtur të lartë nivelin e energjisë.
MERRENI ME TELEFONIN OSE LAPTOPIN
Shumica e shoqërisë mban telefona e laptopë gjithë ditën me vete. Por studime të ndryshme kanë vërtetuar se ekspozimi ndaj dritave blu dhe të bardhë, që vijnë nga pajisjet elektronike mund të ndikojnë në trurin tonë, veçanërisht hormonin e melatoninës.
KONSUMONI SHUMË YNDYRË
Ata që konsumojnë dietë të lartë në yndyrë mund të kenë përgjumje ditën e paaftësi për t’u përqendruar. Sigurohuni të hani karbohidrate të shëndetshme, si: fruta, oriz ngjyrë kafe dhe patate të ëmbël, për të shmangur ushqimet e gatuara me yndyrë. Zgjidhni burimet ushqyese të yndyrës, si: avokado, arra dhe fara.
PINI ALKOOL
Studiuesit në Universitetin Brown thonë se pirja e alkoolit në orët e mbrëmjes stimulon trupin e mendjen më shumë se në çdo kohë tjetër të ditës. Prandaj, në qoftë se ju pini alkool, konsumojeni gjatë ditës, që të mund të keni një gjumë të qetë. /A.Z/UBT News/
Energjia juaj është pasuria juaj, si ta mbroni nga njerëzit negativë?
Ish-ushtari i UÇK-së që pretendohet se u keqtrajtua: S’kam asgjë me Thaçin e të tjerët
A ndikojnë tatuazhet në rrezikun për kancer të lëkurës?
Samsung prezanton telefonin e parë me palosje të shumëfishtë
Mavijosjet në lëkurë pa arsye, pse ndodhin dhe kur duhet të shqetësoheni?
X prezanton funksionin “Rreth këtij profili” për të luftuar llogaritë false
Moment emocional në Fashion Awards në Londër, Sienna Miller zbulon se është shtatzënë
Ambasada amerikane fton shtetasit e saj në Kosovë për një takim me Prattipatin
Talenti shqiptar befason sërish, Lara Colturi e treta në Kupën e Botës
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
