Lajmet
A mundet Rusia t’i sulmojë anijet tregtare në Detin e Zi?
Po çfarë u lejohet palëve në luftë?
Published
3 years agoon
By
Betim GashiMinistria e Mbrojtjes në Moskë kishte deklaruar pas largimit të Rusisë nga marrëveshja për drithërat, se nga 20 korriku të gjitha anijet që kalojnë përmes Detit të Zi në porte ukrainase do të konsiderohen si mbajtës potencialë të armatimeve ushtarake. Vendet, me flamurët e të cilave udhëtojnë këto anijee do të konsiderohen të përfshira në anën e Kievit në konfliktin e Ukrainës. A janë të lejuara sulme të tilla kundër anijeve tregtare nga ana e së drejtës ndërkombëtare dhe çfarë pasojash mund të ketë bllokada faktike e porteve ukrainase nga Rusia? DW ka folur me ekspertë për këtë çështje:
Një palë lufte nuk mund të deklarojë në mënyrë të njëanshme persona të veçantë apo organiazat si objektivë legjitimë të luftës. I këtij mendimi është Johannes Peters, ekspert i sigurisë në Universitetin e Kielit.
“Kur Rusia i sheh si objektiva legjitime anijet, kjo nuk do të thotë aspak se ato janë objektiva legjitime. Një sulm i Rusisë ndaj anijeve tregtare, që ndodhen në lëvizje në ujëra ndërkombëtare mbrohet jo vetëm nga e drejta ndërkombëtare, por edhe nga e drejta ndërkombëtare e luftës”.
Vetëm dyshimi, se një anije civile mund të transportojë material ushtarak nuk e justifikon një sulm ndaj një anijeje.
Po çfarë u lejohet palëve në luftë?
Wolff Heintschel von Heinegg, profesor për të drejtën ndërkombëtare në Unniversitetin VIadrina bën të qartë, se një palë që zhvillon luftë, sipas të drejtës të luftës detare, lejohet të kontrollojë të gjitha anijet që marrin kurs drejt territorit armik. Nëse do të gjendet në këtë rast material kontrabandë, kjo duhet t’i bëhet e ditur botës. Por më parë duhet të publikohet një listë e mallrave që nuk lejohet të transportohen.
“Nëse kontrollohet një anije, tek e cila nuk bëhet fjalë për një anije tregtare armike, por për një anije tregtare neutrale, dhe del, se ajo ka në bord materiale të tilla, palës luftuese i lejohet të konfiskojë anijen, por jo ta sulmojë. Një sulm ndaj anijes do të lejohej, vetëm nëse anija përdoret për të dhënë një kontribut të efektshëm në veprimet ushtarake të armikut. Për shembull një anije, që jep informacione sekrete me vlerë ushtarake, vendos mina, apo gjëra të përafërta. Atëherë kjo anije do të ishte e cënueshme për t’u sulmuar. Thjesht fakti, që ajo lëviz në Detin e Zi, nuk do të thotë, se ekziston e drejta që ajo të kthehet në objektiv sulmi”, shpjegon eksperti.
Heintschel von Heinegg thekson se, “nëse një anije transporton vërtet materiale ushtarake për armikun, mund të kthehet në një objekt sulmi.” Por kjo duhet të bazohet në fakte dhe jo në supozime. Nëse Rusia nuk publikon më parë një listë të materialeve të ndaluara, atëherë sipas ekspertëve nuk do të ketë mallra të ndaluar për transport dhe anijet në drejtim të Ukrainës nuk duhet të konfiskohen nga Rusia. Por ato mund të ndalohen për kontroll. Një ekip shkon në bord, kontrollon anijen dhe duhet ta lejojë të vazhdojë rrugën, nëse nuk është pjesëmarrëse në zhvillimet në Ukrainë, sipas Heintschel von Heinegg.
Cilat janë qëllimet e Rusisë?
Sipas Johannes Peters Rusia me rrezikimin e tregtisë ndërkombëtare në radhë të parë nuk synon të dobësojë Ukrainën, por më shumë perëndimin përmes përdorimit të urisë si armë dhe ta detyrojë atë të lirojë sanksionet.
“Këtu mjafton, kjo është llogaria e Rusisë, që të kërcënohet me masa të caktuara, me qëllim që koncernet e anijeve por edhe shoqëritë e sigurimit të anijeve të mos i hyjnë këtij rreziku dhe kështu t’ia pamundësojnë Ukrainës të eksportojë më tej drithëra”, thotë eksperti.
“Rusia kërkon të detyrojë perëndimin që të lirojë sanksionet e vendosura kundër Rusisë”.
Kërkesat e Moskës janë të qarta: ripranimi i bankës agrare ruse, “Rosselchosbank” në sistemin SWIFT dhe eksportimi më i lehtë i plehrave kimikë.
Fundi i marrëveshjes për drithërat është për Rusinë një rast i mirëpritur, për të vendosur nën presion botën perëndimore, thekson Peters. Edhe forcimi i sulmeve mbi Odesa janë pjesë e strategjisë ruse “për të penguar që anijet me ftesë të Ukrainës të zgjedhin itinerare të tjera alternative që diskutohen për momentin.”
Cilat janë mundësitë e perëndimit?
Peters thotë, se perëndimi duhet tani të vendosë, nëse në rast nevoje do të shoqërojë ushtarakisht anijet tregtare, gjë që po debatohet së fundmi. Megjithate kjo është praktikisht e vështirë të realizohet, sipas ekspertit. Së pari duhet që Turqia të miratojë prezencën e një sërë anijesh ushtarake në Detin e Zi. Tjetra: në kërë rast duhet të vendosen itinerare speciale. Nga ana tjetër sipas Peters, me këtë hap do të rritej shumë rreziku, që shtetet perëndimore, sikur edhe padashur, të përfshiheshin drejtpërdrejt në përplasje ushtarake me anijet ruse të luftës.
“Nga fillimi i luftës si Rusia ashtu edhe perëndimi janë përpjekur të mënjanojnë një shkallëzim të tillë”.
Lajmet
Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë
Published
3 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNEWS
Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.
Lajmet
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
Published
5 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.
Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.
Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.
Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.
KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.
AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.
Lajmet
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Published
6 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.
“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.
Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.
Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.
IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.
Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë
Krerët e FFK-së takojnë ministrin e ri të Sportit, diskutohet për bashkëpunim dhe infrastrukturë
Lideri i ri i Iranit kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit
Dy vlerësime për Kosovën në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj në Budva
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash
Mesazhi i Ramës për Beogradin: Nëse preket Kosova, preket Shqipëria
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
