Lajmet

A mund të largohet ndonjëherë Toka nga sistemi ynë diellor?

A mund të largohet vërtet Toka ndonjëherë nga sistemi diellor?

Published

on

Nga Joe Phelan

Në tregimin e shkurtër të Liu Cixin “Toka endacake”,botuar për herë të parë në revistën kineze “Science Fiction Ëorld” në korrikun e vitit 2000, Cixin portretizon një skenar në të cilin udhëheqësit e planetit bien dakord ta largojnë Tokën nga sistemi diellor, për t’i shpëtuar një shpërthimi të afërt të Diellit që pritet të shkatërrojë të gjithë planetët.

Natyrisht kjo histori bazohet tek fanta-shkenca. Por a mund të largohet vërtet Toka ndonjëherë nga sistemi diellor? 

“Kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë”, thotë për Live ScienceMateo Çerioti, inxhinier i hapësirës ajrore dhe pedagog i inxhinierisë së sistemeve hapësinore në Universitetin e Gllasgout në Britani.

Por sipas tij termi “nuk ka gjasa”, nuk do të thotë se është “e pamundur”. “Toka mund të largohet nga orbita e saj vetëm nëpërmjet veprimit të një objekti të madh ndëryjor, qëfluturon nëpër hapësirën ndëryjore, dhe që vjen në sistemin tonë diellor duke kaluar pranë Tokës”, thotë ai.

“Në një skenar të tillë, Toka dhe objekti i madh qiellor do të shkëmbenin energji dhe nëmoment orbita e Tokës do të ndryshonte. Nëse objekti do të ishte i shpejtë, i madh dhe mjaftueshëm afër, ai mund ta projektonte Tokën drejt një orbitë të drejtuar jashtë sistemit diellor”, shton eksperti.

Ndërkohë Timoti Dejvis, lektor i fizikës dhe astronomisë në Universitetin e Kardifit në Mbretërinë e Bashkuar, bie dakord se teorikisht Toka mund të nxirret nga sistemi diellor, dhe madje ka edhe hipotezën e tij se si mund të ndodhë kjo.

“Planetet, në formën që ekzistojnë sot, rrotullohen në orbita të qëndrueshme rreth diellit. Por nëse dielli do të kishte një kontakt të afërt me një yll tjetër, atëherë ndërveprimet gravitacionale të këtyre trupave mund t’i tronditin këto orbita, dhe të bëjnë që Toka të nxirret nga sistemi diellor”, thotë Dejvis.

Por ndërsa ky skenar është i realizueshëm, Dejvis shton se është tepër e dyshimtë nëse do të ndodhë, të paktën në të ardhmen e parashikueshme. 

“Dukuri të tilla janë shumë të rralla”, tha Davis. “Për shembull, ne e dimë që ylli “Gliese 710” pritet t’i afrohet Diellit brenda 1 milion vjetësh, por as kjo lëvizje nuk ka gjasa të shqetësojë planetët e sistemit”, thotë ai.

Pra ndërsa është e pamundur që forcat e jashtme ta detyrojnë Tokën të dalë nga sistemi diellor në një kohë të afërt, a mund të ndërtojë njerëzimi makineri të afta për ta zhvendosur planetin në një shkallë të tillë që të përfundojë duke ndryshuar orbitën?

“Energjia e nevojshme për të zhvendosur Tokën nga orbita e saj dhe për ta nxjerrë atë nga sistemi diellor është shumë e madhe, e barabartë me 1 sekstilion megaton (një 1 me 21 zero pas) bomba bërthamore që shpërthejnë menjëherë. Dhe kjo duket e pamundur”, thotë Dejvis.

Edhe pse një ngjarje e tillë nuk është aspak e mundur, çfarë do të ndodhte nëse Toka do të shkëputej nga sistemi diellor? “Toka do të fluturonte në hapësirën ndëryjore derisa të kapej apo gëlltitej nga një yll tjetër apo një vrimë e zezë”- thotë Ceriotti, duke shtuar se nëse Toka do të largohej nga sistemi diellor, kjo do të sillte shkatërrimin e shumicës dhe ndoshta tëgjithë jetës në planet.

“Nuk ka gjasa të vazhdojë të ekzistojë atmosfera. Klima globale e Tokës është shumë delikate për shkak të një ekuilibri të mirë të rrezatimit që vjen nga Dielli dhe energjisë së shpërndarë në hapësirën e thellë. Nëse do të ndryshonte, temperaturat do të ndryshonin menjëherë dhe në mënyrë dramatike”, thotë Çerioti.

Edhe Dejvis bie dakord që shumica e jetës në Tokë nuk do t’i mbijetonte largimit kataklizmiknga sistemi diellor. 

“Nëse Toka do të largohej nga sistemi diellor, ka shumë të ngjarë që do të zhdukej shumica dërrmuese e jetës siç e njohim ne. Gati e gjithë energjia e përdorur nga organizmat e gjallë të Tokës buron nga Dielli, ose drejtpërdrejt (bimët që bëjnë fotosintezën), apo indirekte (barngrënësit që hanë bimët, dhe mishngrënësit që hanë barngrënësit). Në këtë skenar, sa më shumë që Toka të largohej nga Dielli, aq më e ulët do të bëhej temperatura e saj. Në fund do të ngrinte plotësisht. I vetmi burim natyror i nxehtësisë, do të ishte prishja e elementeve radioaktive në koren e Tokës të mbetur nga formimi i sistemit diellor. Disa ekstremofilë (kafshë/bimë që mund të jetojnë në mjedise ekstreme) mund të mbijetojnë falë kësaj energjie, por jeta komplekse ka të ngjarë të zhduket plotësisht. Kjo nxehtësi radioaktive do t’i lejonte Tokës vetëm të kishte një temperaturë prej rreth minus 230 gradë.  Në këto temperatura do të ngrinte pjesa më e madhe e atmosferës, duke e lënë Tokën si një botë të vdekur dhe të akullt që lëviz midis yjeve”, shprehet Dejvis.

Duke parë larg në të ardhmen, Çerioti mendon se sistemi ynë diellor do të trazohet shqetësohet aq shumë, saqë Toka ose do të largohet prej tij, ose do të shkatërrohet tërësisht.

“Ne parashikojmë se galaktika jonë është në rrugën e përplasjes me Andromedën, galaktikën tonë fqinje më të afërt pas afro 4.5 miliardë vjetësh. Një përplasje e tillë në shkallë të madhe të miliona yjeve, ka të ngjarë të shkaktojë një përçarje të madhe në sistemin diellor. Po ashtu parashikohet gjithashtu pas rreth 5 miliardë vitesh Dielli të bymehet dhe të gllabërojë Tokën”, thekson Çerioti./“Live Science” – Bota.al

Lajmet

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK rikonfirmon qëndrimin për të mbetur në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar zyrtarisht ftesën për takim të dërguar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Përmes një letre kthyese drejtuar Kurtit, Hamza ka bërë të ditur se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e takimeve konsultative, duke rikonfirmuar vendimin e partisë për të qëndruar në opozitë.

“Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, thuhet në përgjigjen e Hamzës.

Përveç refuzimit të ftesës, kreu i PDK-së i ka bërë thirrje Kurtit që të kërkojë marrëveshje me subjektet e tjera politike për krijimin e institucioneve të reja. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Moska fajëson Ukrainën për shpërthimin vdekjeprurës në një restorant:

Published

on

By

Rusia ka akuzuar Ukrainën për organizimin e një shpërthimi në një restorant luksoz në qendër të Moskës, nga i cili mbetën të vdekur pesë persona dhe u plagosën 19 të tjerë. Ngjarja ka nxitur dyshime të forta se shënjestra e sulmit ishte komandanti i lartë ushtarak rus, kolonel-gjenerali Aleksandr Chayko.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje pranë hyrjes së restorantit italian “Balzi Rossi”, i vendosur në një nga rrokaqiejt historikë të epokës së Stalinit në Sheshin Kudrinskaya. Sipas prokurorëve rusë, një grua e paidentifikuar që mbante një mjet shpërthyes të improvizuar u përpoq të hynte brenda, por u ndalua nga roja e sigurisë, çka çoi në shpërthimin e lëndës plasëse pak çaste më vonë në hyrje të objektit.

Përmes një deklarate zyrtare, Ministria e Jashtme e Rusisë e cilësoi ngjarjen si akt terrorist të udhëhequr nga Kievi, duke u shprehur se “tentakulat e përgjakshme të bandës terroriste të Zelenskyt kanë arritur deri te restoranti italian ‘Balzi Rossi’ në Moskë”.

Ndonëse autoritetet ruse nuk kanë publikuar emrat e viktimave apo shënjestrën e sulmit, blogerë ushtarakë pro-Kremlinit dhe media të pavarura raportojnë se mbledhja private organizohej për ditëlindjen e 55-të të gjeneralit Aleksandr Chayko. Pamjet e publikuara në rrjete sociale nga eventi tregonin sfondin me mbishkrimin “Aleksandr 55”.

Chayko, i cili ka udhëhequr më parë mësymjen ruse ndaj Kievit në vitin 2022 përpara se të merrte drejtimin e forcave ajrore-hapësinore, ka shpëtuar pa lëndime. Mirëpo, sipas kanalit informativ “VChK-OGPU”, nga shpërthimi në tarracën e restorantit ka mbetur i vrarë dhëndri i tij, Daniil Peredriy, ndërsa e bija, Maria, ka pësuar lëndime të rënda. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

17-vjeçari nga Ferizaj gjen portofolin me mbi 2,600 euro e dokumente dhe e dorëzon në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur së një i ri 17-vjeçar me inicialet A.N nga fshati Bablak i Ferizajt është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor pasi kishte gjetur një portofol pranë një pike karburanti në fshatin Lloshkobare.

Pas verifikimeve nga zyrtarët policorë, u bë i mundur identifikimi i pronarit, K.S., 40 vjeç nga Gjakova, të cilit iu kthyen të gjitha mjetet monetare në vlerë prej 2,435 eurosh e 270 frangash, së bashku me dokumentet e tij të identifikimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur falënderimin dhe vlerësimin e lartë për veprimin e A. Nuhës, duke e cilësuar ndershmërinë e tij si një shembull të shkëlqyer për të gjithë komunitetin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

IKShPK konfirmon 99 të prekur me fruth dhe apelon për vaksinim të menjëhershëm të fëmijëve

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka nxjerrë një përditësim mbi situatën epidemiologjike në vend, ku njofton se nga 16 prilli deri më 3 gusht 2026 janë konfirmuar gjithsej 99 raste me fruth. Vetëm përgjatë javës së fundit janë regjistruar 21 raste të reja, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku ishin raportuar 65 raste.

Sipas të dhënave të institutit, vatrat kryesore të infeksionit mbeten Prishtina me 33 raste dhe Fushë-Kosova me 25 raste, të ndjekura nga Ferizaj me 12 dhe Kaçaniku me 7 raste. Rastet e tjera janë shpërndarë në numër më të vogël në komunat si Drenas, Lipjan, Obiliq, Gjilan, Skenderaj, Shtime, Vushtrri, Deçan, Graçanicë, Podujevë, Shtërpcë dhe Viti.

Për shkak të shkallës së lartë të infektueshmërisë dhe rrezikut nga komplikimet e mundshme, IKShPK u ka bërë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë kartelat e vaksinimit dhe të sigurojnë imunizimin e fëmijëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare sipas kalendarit të rregullt. Po ashtu, instituti u bën apel qytetarëve që me shfaqjen e simptomave të para — si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë apo rrufë — të paraqiten menjëherë për kontroll në institucionet shëndetësore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara