Shëndet

A mund të konsumojnë djathë personat me diabet? Çfarë duhet të dini

Njerëzit me diabet duhet t’i kushtojnë vëmendje indeksit glicemik të ushqimit dhe përmbajtjes së karbohidrateve.

Published

on

Djathi është një nga ushqimet e preferuara për shumë njerëz, të cilët thonë se nuk mund ta imagjinojnë të mos e kenë më pjesë të regjimit të tyre ushqimor. Por për ata me nevoja të veçanta dietike, djathi mund të jetë kritik për shëndetin.

E ndërsa shumë ekspertë të ushqimit kanë mendime të kundërta nëse djathi dhe bulmeti duhet të përfshihen në dietën e një personi me diabet, shkenca tregon se është mirë të konsumoi djathë edhe nëse keni diabet, por duhet të tregoni kujdes me llojin që zgjidhni!

AgroWeb.org ju njeh më tej se cilat lloje djathi mund t’i ndihmojnë njerëzit me diabet të menaxhojnë më mirë gjendjen e tyre.

Si ndikon konsumi i djathit në sheqerin në gjak?

Njerëzit me diabet duhet t’i kushtojnë vëmendje indeksit glicemik të ushqimit dhe përmbajtjes së karbohidrateve.

Indeksi glicemik është një shkallë numërimi që varion nga 0 në 100 dhe tregon se sa shpejt një ushqim i caktuar shkakton rritjen e sheqerit në gjak. Sa më i lartë numri, aq më shpejt ai ushqim e rrit sheqerin në gjak.

Ushqimet me një indeks të lartë glicemik priren të jenë të larta në karbohidrate. Për fat të mirë, shumica e djathrave përmbajnë pak ose aspak karbohidrate dhe renditen poshtë në shkallën e indeksit glicemik.

Ky është një lajm i mirë për njerëzit me diabet që e duan djathin. E kjo pasi ushqimet me indeks glicemik të ulët kanë treguar se ndihmojnë njerëzit të menaxhojnë diabetin e tipit 2 dhe të mbajnë një peshë të shëndetshme.

Përfitimet e konsumit të djathit

Sipas disa studimeve në të cilat AgroWeb.org mbështetet, konsumimi i produkteve të qumështit si djathi dhe kosi mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2.

Megjithatë, shumë lloje djathi janë të pasura me yndyra të ngopura dhe sasitë e larta mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të zgjidhni djathërat me yndyrë të ulët të ngopur kur është e mundur dhe të konsumoni ato me yndyrë të lartë të ngopur në moderim.

Një përftitim tjetër janë proteinat. Proteinat përfshihen në shumë funksione kritike të trupit, si rritja e muskujve, shëndeti imunitar dhe riparimi i indeve.

Për më tepër, proteinat mund të ndihmojnë gjithashtu në rregullimin e sheqerit në gjak dhe në zvogëlimin e përthithjes së karbohidrateve.

Përveç kësaj, kjo lëndë ushqyese është ngopëse dhe ndihmon në frenimin e oreksit tuaj, kështu që ju keni më pak gjasa të hani tepër ose të keni neps për ushqime me sheqer dhe me vlera të ulëta ushqyese.

Ashtu si yndyrat e ngopura, përmbajtja e proteinave të djathit ndryshon shumë nga njëri lloj në tjetrin, prandaj këshillohet të zgjidhni një lloj djathi të ulët në yndyrna të ngopura dhe të lartë në proteina.

Çfarë duhet të kini tjetër parasysh?

Dihet se marrja e sasive të larta të yndyrave të ngopura dhe natriumit, mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare, për të cilat njerëzit me diabet janë në rrezik më të lartë.

Djathi mund të përmbajë sasi të larta të këtyre dy elementëve, por lajmi i mirë është se ka disa lloje djathi që kanë sasi të ulta dhe që janë më të mirat për njerëzit me diabet, të tilla si gjiza apo djathi çedar.

Bëhuni një konsumator i ndërgjegjshëm dhe lexoni etiketën e produktit që blini për t’u siguruar që po blini djathë me përmbajtje të ulët natriumi apo yndryndash./AgroWeb.org

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara