Shëndet

A mund të kalojë vetvetiu alergjia ndaj frutave arrore te fëmijët, apo zgjat gjithë jetën?

Published

on

Alergjia ndaj frutave arrore te fëmijët paraqet një sfidë të qëndrueshme për prindërit dhe mjekët, pasi ndryshe nga alergjitë ndaj qumështit apo vezëve, ajo rrallëherë zhduket me kalimin e kohës.

Çka është dhe si shfaqet?

Reagimi alergjik ndodh kur sistemi imunitar i fëmijës i percepton gabimisht proteinat e frutave arrore (arra, lajthi, fëstëkë, arra indiane etj.) si të rrezikshme.

Simptomat shfaqen shpejt pas konsumimit e mund të variojnë nga kruarje dhe ënjtje e buzëve deri te vështirësi në frymëmarrje dhe anafilaksi.

Përhapja dhe rëndësia

Sipas studimeve ndërkombëtare, 0.05%–4.9% e fëmijëve vuajnë nga kjo alergji, ndërsa arrat indiane dhe kikirikët janë ndër shkaktarët më të zakonshëm të reaksioneve të rënda.

Diagnoza përfshin:

Vlerësim klinik dhe histori mjekësore;

Teste alergjike (SPT, IgE specifik);

Test oral ushqimor (OFC), që konfirmon alergjinë;

Monitorim periodik, pasi në rreth 9% të rasteve ndjeshmëria mund të ulet me kalimin e kohës.

Trajtimi dhe kujdesi

Alergjia ndaj frutave arrore rrallë shërohet plotësisht, ndaj theksi duhet të vihet në parandalim dhe mbrojtje:

Shmangie e plotë e frutave që shkaktojnë reagimin;

Lexim i kujdesshëm i etiketave të produkteve;

Mbajtje e autoinjektorit me adrenalinë (EpiPen) për emergjenca;

Edukim i fëmijës dhe kujdestarëve për menaxhimin e situatave.

Sipas EAACI, bashkëpunimi i ngushtë me mjekun dhe edukimi i familjes janë kyç për një jetë të sigurt dhe cilësore për fëmijët me alergji ndaj frutave arrore. /A.Z/UBT News/

Shëndet

Nga tërshëra te avokado, super-ushqimet që pastrojnë arteriet

Published

on

Tërshëra është e njohur për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit.

Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.

Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. Nëse kolesteroli është më i lartë se normalja, mos u shqetësoni, është e rëndësishme të dini se mund të bëni ndryshime në dietë për ta kontrolluar atë.

Më poshtë kemi listuar 7 ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të ulni kolesterolin dhe të përmirësoni shëndetin e zemrës.

Tërshërë

E njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit. Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.

Peshk i yndyror

Peshqit yndyrorë si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasur me acide yndyrore omega-3, ato ulin trigliceridet dhe të ndihmojnë në rritjen e kolesterolit “të mirë” HDL.

Arra

Bajamet, arrat dhe kikirikët përmbajnë yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL, të pasura me fibra e antioksidantë.

Vaj ulliri

Veçanërisht vaji i ullirit ekstra i virgjër, është i njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin LDL duke ruajtur ose rritur kolesterolin HDL. Gjithashtu përmban antioksidantë që mbrojnë zemrën.

Bishtajoret

Thjerrëzat, qiqrat dhe bishtajoret e tjera janë të pasura me fibra të tretshme që ulin kolesterolin LDL. Ato përmbajnë proteina dhe janë të ulëta në yndyrna të ngopura.

Ushqimet me soje

Të tilla si tou, qumështi i sojës, të pasura me proteina e të ulëta në yndyrna të ngopura. Proteina e sojës është treguar se ul kolesterolin LDL.

Avokado

Me yndyra të pangopura e fibra që ul kolesterolin LDL, përmban beta-sitosterol, që redukton përthithjen e kolesterolit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mishi i kuq, miqësi afatshkurtër, pasojat afatgjata!

Published

on

Studimet tregojnë se konsumi i lartë i mishit të kuq dhe të përpunuar, si dhe konsumimi i ulët i mishit të shpendëve, para ose pas diagnozës së kancerit të prostatës, mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje.

Sipas studimit të dr. Jing Vang dhe ekipit të saj në Universitetin Amerikan në Australi, burrat që konsumonin rreth 5 porcione mish të kuq ose të përpunuar në javë kishin 10–20% rrezik më të lartë të vdekjes nga të gjitha shkaqet.

Një porcion shtesë në ditë rriti rrezikun për 17–19%. Konsumi i mishit të kuq ose të përpunuar nuk ndikoi direkt në progresionin e kancerit.

Nga ana tjetër, konsumimi i mishit të shpendëve të papërpunuar, si pula ose gjeli i detit, lidhet me rrezik më të ulët të vdekjes.

Burrat që hanin rreth 3.5 porcione shpendësh në javë kishin 10–20% rrezik më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet.

Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon një dietë të shëndetshme pas diagnozës, duke përfshirë:

Perime dhe fruta të ndryshme

Drithëra integrale

Burime të shëndetshme proteinash si bishtajoret, peshku dhe shpendët

Yndyrna të pangopura (vaj ulliri, arra, peshk)

Dieta duhet të kufizojë ose të shmangë: mishin e kuq dhe të përpunuar, pijet e ëmbëlsuara, ushqimet shumë të përpunuara dhe alkoolin.

Modeli ushqimor i shëndetshëm lidhet me rrezik më të ulët për kancer, duke përmirësuar jetëgjatësinë pas diagnozës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekretet shëndetësore të portokajve që duhet t’i dini

Published

on

Portokajtë janë të njohur për përfitime të mëdha shëndetësore dhe është një ndër frutat më të njohura në botë.

Ato nuk mund t’i hani vetëm si ushqim pas bukës ose në mesditë, por gjithashtu mund t’i përzieni në pjata të ndryshme.

Në ditët e sotme lëngu i portokallit është pjesë e çdo mëngjesi shëndetshëm.

Meqenëse, jemi edhe në stinën ku portokajtë janë pjesë e përditshme e jona, mësoni përfitimet shëndetësore të këtij fruti magjik.

I pasur me vitamin C – Portokajtë janë burim i vitaminës C. Një portokall përmban 116.2 përqind me vitamin C. Ofron sistem imuntar Vitamina C, e cila është e domosdoshme për funksionimin e sistemit imunitar, është e mirë në parandalim e ftohjeve dhe gripit.

Parandalon dëmtimet në lëkurë – Përbërja e këtij fruti me antioksidant ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrudhat, e mban shtypjen e gjakut në kontroll Protokajtë janë të pasur me Vitamin B6, që ndihmon në prodhimin e hemaglobinës dhe po ashtu e mban shtypjen e gjakut në kontroll, si dhe zvogëlon rrezikun për kancer. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ju pret një javë e gjatë, ja këshillat më efektive për të menaxhuar stresin

Published

on

Stresi është ndoshta sëmundja më e keqe psikologjike. Stresi mund të jetë arsyeja që trupi juaj mund të kërcënohet nga sëmundje të ndryshme.

1. Ndryshoni mjedisin – Duke parë të njëjtat gjëra në të njëjtin vend, nga dita në ditë mund t’ju stresojë, prandaj pse nuk e ndryshoni pamjen e mjedisit tuaj? Riorganizoni mobiljet dhe ndryshoni ngjyrat e mureve.

2. Stërvitja – Jo vetëm që stërvitja fizike ju mban të aftë, nxit sistemin tuaj imunitar dhe ndërton qëndrueshmërinë tuaj, por gjithashtu mund t’ju çlirojë nga stresi. Ushtrimi fizike çojnë në lirimin e endorfinës në trupin tuaj që ndihmon në mbajtjenlarg të stresit. Për më tepër, ndjenja e arritjes që merrni pasi të përfundoni stërvitjen mund të zvogëlojë stresin tuaj.

3. Meditimi – është një metodë e mirënjohur për të hequr qafe stresin. Mundohuni të gjeni kohë të paktën 10 minuta çdo ditë për meditim. Thjesht shtrihuni, mbyllni sytë dhe qetësohuni. Mos mendoni për gjërat që ju shkaktojnë probleme.

4. Komunikoni – Bisedoni me një të dashur për shqetësimet dhe problemet tuaja. Studimet kanë vërtetuar se ata që ndajnë shqetësimet e tyre me të dashurit e tyre jetojnë më gjatë dhe vuajnë më pak rreziqe që rrezikojnë jetën.

5. Rrisni një kafshë – Duke u kujdesur për ta ju largoni mendjen nga shqetësimet dhe gjithashtu do të shpërbleheni nga dashuria e tyre.

6. Ecni – Nuk është thjesht stërvitje kardio. Stërvitja e ndryshimi i peizazhit ndihmojnë në mbajtjen larg të stresit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara