Lajmet

A mund të bashkohen luftëtarët e Wagner me forcat e armatosura Bjelloruse?

Reuters ka zbuluar këtë së fundmi në një raport.

Published

on

Ministri i mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Khrennikov thuhet se i tha udhëheqësit Alexander Lukashenko se do të dëshironte të regjistronte forcat Wagner në ushtrinë bjelloruse, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Pas kryengritjes së tyre të shkurtër, luftëtarëve të Wagner-it iu dha zgjedhja ose të integroheshin në forcat e armatosura ruse ose të ndiqnin udhëheqësin e tyre, Yevgeny Prigozhin, në mërgim në Bjellorusi.

Lukashenko e udhëzoi Khrennikovin që të negociojë me Prigozhin për integrimin e mundshëm, raporton Reuters./UBTNews/

Lajmet

Rodri mbërrin në Barcelonë: Transferimi prej 76 milionë eurosh drejt finalizimit

Published

on

By

Mesfushori spanjoll Rodri është shumë pranë përmbylljes së një prej lëvizjeve më të mëdha të afatit kalimtar. Fituesi i “Topit të Artë” ka marrë lejen zyrtare nga Manchester City për të udhëtuar drejt Katalunjës, ku do t’i nënshtrohet vizitave të detajuara mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës me klubin e Barcelonës.

Sipas detajeve të bëra të ditura nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja mes klubeve është arritur për një shifër bazë prej 60 milionë eurosh fikse. Paketës financiare i shtohen edhe 6 milionë euro në formë bonusesh të lehta për t’u arritur, si dhe 10 milionë euro të tjera që lidhen me performancat individuale dhe trofetë e mundshëm. Rodri pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2030.

Rikthimi i spanjollit në La Liga përfaqëson një goditje të fuqishme strategjike nga drejtuesit e Barcelonës. Pas viteve të suksesshme në Premier League nën drejtimin e Pep Guardiolës, me këtë transferim klubi katalanas synon të gjejë liderin e ri të mesfushës, i cili do t’i sjellë skuadrës përvojën, kontrollin e lojës dhe cilësinë e nevojshme për t’u rikthyer në majat e futbollit evropian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku refuzon ftesën e Haxhiut, PDK dhe Aleanca gjithashtu nuk marrin pjesë në takim

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takimin e liderëve të partive politike.

Siç raporton KOHA, nga LDK-ja kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takim, pasi Haxhiun e konsiderojnë vetëm deputete të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, LDK-ja është shprehur e gatshme të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të diskutuar zhbllokimin e situatës politike.

Ftesën e Haxhiut e kanë refuzuar edhe PDK-ja dhe Aleanca. Nga PDK-ja kanë deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit mund të trajtohet vetëm pasi të funksionalizohet Kuvendi.

Edhe Aleanca ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke kërkuar fillimisht konstituimin e Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se partitë opozitare nuk duhet të fajësohen për refuzimin e takimit.

Haxhiu kishte ftuar liderët e partive ose përfaqësuesit e tyre në një takim konsultativ të martën në orën 09:00, për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, përfshirë zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe formimin e institucioneve.

Ndërkohë, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka deklaruar se fillimisht duhet të arrihet marrëveshje për presidentin dhe më pas do të ftohen deputetët për vazhdimin e seancës së konstituimit të Kuvendit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Në Klinikën e Gjinekologjisë u regjistruan 152 lindje dhe 157 foshnja

Published

on

By

Gjatë javës që lamë pas, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës janë realizuar gjithsej 152 lindje, nga të cilat kanë ardhur në jetë 157 fëmijë, duke përfshirë edhe 5 çifte binjakësh.

Sa i përket metodave të kryerjes së lindjeve, 90 prej tyre u realizuan në mënyrë spontane (natyrale), ndërsa 62 të tjera u kryen përmes operacionit cezarian. Përsa i përket gjinisë së të porsalindurve, bilanci i javës shënon 85 djem dhe 72 vajza.

Nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës konfirmojnë përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për të ofruar kujdes dhe shërbime profesionale mjekësore, me synim garantimin e shëndetit dhe mirëqenies për të gjitha nënat dhe foshnjat. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Pejë automjeti “BMW X6” i kërkuar nga Gjermania, i rikthehet pronarit

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Ekipin për Hetimin e Autokrimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë, ka përfunduar me sukses një operacion për sekuestrimin e një automjeti të llojit “BMW X6”, i cili kërkohej nga autoritetet gjermane.

Njoftimi i procedurës filloi pas marrjes së informacioneve nga Gjermania, përmes zyrës së ILECU-së, pasi ndaj shtetasit kosovar me inicialet Sh.Q. ishte iniciuar një procedurë penale për veprën “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

Më 7 gusht 2026, pas lokalizimit të veturës, u krye sekuestrimi dhe Prokurori i Shtetit lëshoi urdhër për ndalimin e saj të përkohshëm. Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme juridike, më 14 gusht 2026, u lëshua urdhri zyrtar për kthimin e automjetit te pronari i tij legjitim, shtetasi gjerman me inicialet R.D.

/E.A/

Continue Reading

Të kërkuara