Lajmet

A ka bërë botoks? Rama zbulon sekretin

Published

on

Edi Rama: Unë botoks? (qesh) E pse kam bërë botoks?

Kryeministri i vendit, i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj kanë zhvilluar një takim me vajza e gra në Tiranë ditën e sotme.

Kryeministri e ka nisur në mënyrën më të papritur fjalimin e tij! Kreu i qeverisë, duke iu referuar mediave, tha se lajmi i fundit është se ai ka bërë botoks dhe sipas tij ky është një lajm i mediave që bëjnë botoks sondazheve, fushatës dhe partisë së Lulzim Bashës.

Rama thotë se arsyeja që pse është më i qeshur nuk është botoksi por dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipërinë dhe dielli që shkëlqen në sytë e qindra qytetarëve që janë vaksinuar.

“Lajmi i fundit është se unë kam bërë botoks, është lajm! Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohës botoks sondazheve të Lulit dhe fushatës e partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për ti shtuar çdo ditë rudha imazhit të Shqipërisë, për t’ia zhgaravitur çdo ditë fytyrën e faqe të këtij vendi. Unë botoks? (qesh) E pse kam bërë botoks? Sepse u jam dukur papritur i qeshur edhe lëkura ime papritur është dukur si lëkura e Fevziut me shkëlqim. Ka një arsye në fakt pse jam pak më i qeshur se ç’isha, nuk jam aq i ngrysur, pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, kjo arsye nuk është botoksi, është dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipërinë, dielli që shkëlqen në sytë e qindra mijëra gjyshërve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë, që marrin vaksinën dhe vrapojnë të takojnë nipat e mbesat, hapin derën për fëmijët e tyre, që marrin vaksinën dhe kanë rifilluar të gatuajnë për nuset dhe djemtë e tyre pa pasur frikë ti hapin derën. Si nuk e bënka efektin shumë më të mirë se sa të botoksit e gjithë kjo? E bën që ç’ke me atë punë sepse unë nuk jam në këtë detyrë për të bërë sikur, nuk jam për të dalë në tv dhe të jem ai që s’jam, nuk jam për të menduar se si ju dukem të tjerëve kur ngrysem, kur nxehem, apo kur qesh, jam për të qenë deri në fund me mish e shpirt me të gjithë ata që më kanë dhënë këtë detyre dhe natyrisht nëse të gjithë ata janë në stres. Si nuk reflektoka kjo në fytyrën time, është pasqyra e shpirtit dhe natyrisht ka mjeshtra që dinë ta bëjnë fytyrën pasqyrë të boshllëkut të tyre apo që e kanë pasqyrë të boshllëkut të tyre. Kush e ka shpirtin gjallë të angazhuar, kush e ka derë të hapur e të lënë të hyjnë të gjithë ankthet, pasiguritë, e lëre më pastaj kush është në këtë detyrë dhe e ka shpirtin të gatshëm për ti thithur të gjitha këtu, sigurisht që fytyrën e tij e ka pasqyrë të atij stresi dhe lodhje. Si mund të jetë ndryshe?”, u shpreh Kryeministri.

Continue Reading

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara