Lifestyle

A është vërtetë e nevojshme që fëmija juaj të lahet çdo ditë?

Larja e shpeshtë mund të shkaktojë tharje dhe irritim të lëkurës.

Published

on

Banja ose dushi i përditshëm mund të jetë rutinë për shumë prej jush. Por a është vërtet e nevojshme kjo edhe për fëmijët tuaj? Përgjigja është jo.

Natyrisht, ka ditë kur dushi është i nevoshëm, si për shembull nëse fëmija juaj është i mbuluar me djersë ose papastërti të tjera të dukshme.

Ndonjëherë mjeku mund të rekomandojë edhe larjen e përditshme, por kjo për shkak të problemeve të caktuara të lëkurës.

Pse nuk është i nevojshëm dushi i përditshëm për fëmijët?

Shpesh dushi mund të jetë i pashmangshëm për fëmijët e vegjël dhe foshnjat, por kur mundeni është mirë t’i shmangni banjot ose dushet e shpeshta.

Duke qenë se lëkura përmban natyrshëm vajra natyralë mbrojtës dhe baktere të mira, që ndihmojnë për t’i mbajtur ata të shëndetshëm, larja e shpeshtë mund të shkaktojë tharje dhe irritim të lëkurës.

Për këtë arsye mjekët rekomandojnë të shmangni përdormin e sapunëve të ashpër antimikrobikë dhe në vend të tyre të përdorni sapunët e butë.

Hidratimi është gjithashtu thelbësor, veçanërisht nëse fëmija juaj ka lëkurë të thatë ose jetoni në një klimë të thatë.

Koha më e mirë për t’u hidratuar është menjëherë pas larjes, për të bllokuar të gjithë lagështinë.

Ekspertët rekomandojnë që fëmijët të lahen dy ose tre herë në javë.

Ndërsa adoleshentët mund të kenë nevojë për më shumë larje gjatë javës, në varësi të nivelit të aktivitetit fizik dhe përdorimit të deodorantit.

Këshilla për një larje të shëndetshme

Mos përdorni ujë të nxehtë, por në vend të tij përdorni ujë të ngrohtë.

Përdoreni ujin e ngrohtë për një kohë të shkurtër, të mjaftueshme për të përfunduar larjen.

Shmangni sapunët e fortë antibakterialë dhe në vend të tyre përdorni sapun ose shampo të butë.

Nëse fëmija juaj ka lëkurë të thatë, përdorimi i një hidratuesi të butë dhe pa aromë pas banjës.

Nëse fëmija juaj ka ekzemë ose ndonjë sëmundje tjetër të lëkurës, konsultohuni me mjekun tuaj për të marrë këshillat e përshtatshme./agroweb.org

Lifestyle

Kujdes me planet! Moti do të ndryshojë këtë fundjavë

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët me mundësi të shiut.

Temperaturat do të lëvizin në mëngjes 9°C, kurse maksimalja e ditës arrin deri në 12°C.

Edhe nesër, e diel data 25 maj do të jetë një mot pjesërisht i vranët por nuk do të mungojë as dielli.

Temperaturat do të sillen nga 7°C deri në 15°C. /UBT News/

 

Continue Reading

Lifestyle

Ky është parashikimi i motit për sot

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Mëngjesi do të jetë i vranët me mundësi të shiut, e pasditja do të bëhet me diell.

Temperatura minimale është 11°C kurse ajo maksimalja e ditës do të arrijë në 23°C.

Edhe fundjava pritet të jetë e ngjashme, me vranësina e me temperatura që do të sillen nga 9 deri 15°C. /UBT News/

.

 

Continue Reading

Lifestyle

Ditë me rreze dielli, ja parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot mbi vendin tonë po mban mot pjesërisht i vranët.

Por, nuk do të mungojnë as rrezet e diellit.

Temperatura minimale do të jetë 11°C kurse maksimalja e ditës arrin deri në 22°C.

Edhe nesër, e premtja e datës 23 maj do të jetë mot i ngjashëm me temperatura nga 12 deri në 23°C. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Kopenhageni shpallet qyteti ‘më i lumtur’ në botë

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara