Shëndet

A është i sigurt përdorimi i shisheve plastike pasi janë ekspozuar në diell dhe temperatura të larta?

Ekspertët thonë “sa më i nxehtë moti aq më shumë kimikatë lëshohen nga plastika në ushqim apo ujë”.

Published

on

Sapo kemi hyrë në stinën më të nxehtë të vitit dhe temperaturat sa vijne e rriten. Para se të rrëmbeni një shishe uji plastike për të shuar etjen, mendojeni mirë sa kohë u be që ajo qëndron e ekspozuar ndaj diellit apo të nxehtit.

Ekspertët thonë “sa më i nxehtë moti aq më shumë kimikatë lëshohen nga plastika në ushqim apo ujë”. Shumica e paketimeve prej plastike çlirojnë sasi shumë të vogla kimikatesh në produktin që mbështjellin. Teksa temperaturat rriten dhe koha kalon, lidhjet kimike prihen dhe kimikatet kanë më shumë gjasa të çlirohen. Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), sasia e kimikateve është shumë e vogël për të shkaktuar probleme shëndetësore, por shkencëtarët që studiojnë efektet afatgjata në shëndet thonë se këto doza të vogla mund të bëjnë krijojnë diçka më të madhe përgjatë kohës.


Një shishe një-përdorimshe në një ditë të nxehtë vere


Shumica e shisheve plastike që gjenden në supermarkete përbëhën nga PET (polietileni tereftalat). Shkencëtarët vune re çlirimin e Antimonit (substancë kimike) në shishët PET, të cilat u ekspozuan në temperatura të larta. Antimoni mund të kthehet në substancë kimikë në doza të larta.

Një studim u bë edhe mbi shishet plastike që qëndrojnë në makina, ku temperature mund të arrijë deri në 65°C gjatë verës.  Në eksperiment u deshën 38 ditë që në një shishe të çliroheshin nivele të larta të antimonit, rezultat i cili i tejkaloi pritshmëritë e sigurisë së tyre. Si një rregull i përgjithshëm, po, nxehtësia ndihmon në prishjen e lidhjeve kimike në plastikë dhe ato kimikate mund të migrojnë në pijet apo ushqimet që ato përmbajnë.

Po shishet shumë përdorimshe?


Shishet shumëpërdorimshe zakonisht përbëhen nga polietilen me densitet të lartë të aprovuara nga programet e riciklimit, ose polikarbonate por këto të fundit janë më të veshtira për t’u ricikluar. Për t’i bërë këto shishe më të forta dhe të shndërritshme, prodhuesit shpesh përdorin bisfenol-A (BPA), element i cili është në qendër të vëmendjes përsa i përket toksicitetit. BPA është një përçarës endokrin, që do të thotë se prish mirëfunksionimin e hormoneve dhe mund të rezultojë në probleme të rrezikshme shëndetësore. Studimet kanë lidhur përbërjen ehd me kancerin e gjirit.
FDA e ndalon rreptësisht përdorimin e BPA-ve në shishet apo biberonët e foshnjave, por nuk ka ende të dhëna për të vënë apo mbështetur kufizime shtesë.

Megjithatë shumë prodhues u janë përgjigjur kërkesave të konsumatorëve duke nxjerre ne treg produktet e tyre pa asnjë përmbajtje të BPA-ve. Nuk ka mjaftueshëm studime përsa i përket sigurisë së shisheve shumë përdorimshme të ekspozuara ndaj nxehtësisë, por në një hulumtim ku u hodh ujë i nxehtë në një shishë shumë përdorimshe prej polikarbonati, rezultoi se u çliruan sasi të konsiderueshme të BPA-ve.

Përfundimi:


Shishet e qelqit janë zgjidhja më e mirë krahasuar me plastikën sa herë të jetë mundësia. Në rastet kur dispononi vetëm shishe plastike, sigurohuni që ato te mos ekspozohen në diell apo të qëndrojnë në makinë për një kohë të gjatë, sidomos gjatë periudhave të nxehta. Megjithatë ekspertët ngrenë në piedestal përdorimin e shisheve metalike shumë përdorimshe.

Në fund të fundit, sasia e elementëve kimikë gjurmues që mund të merrni nga shishet apo paketimet plastike të lëna në diell nuk do të dëmtojë shëndetin e tyre. Pavarësisht ekspertët i mëshojnë faktit se duhet të kujdeseni me sa shumë plastikë e rrethoni veten në përditshmëri.

Nëse pini një shishë ujë (PET) në ditë, me siguri nuk do të dëmtojë shëndetin tuaj, por nëse konsumoni 20 shishe uji të tilla çdo ditë, përgjigjja për sigurinë e tyre nuk do të ishte e njëjta. Studiuesit gjithashtu thonë se efekti kumulativ i të qënit i rrethuar nga plastika dhe produktet e ndryshme, dhe mikroplastika në ujë kanë një impakt potencial për shëndetin e organizmit./Agroweb

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Uleni temperaturën pa ilaçe, këshilla të thjeshta dhe efektive

Published

on

Virozat e ndryshme shkaktojnë temperaturë të lartë trupore, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe ndjesi jo komode.

Ekzistojnë disa mënyra për të ulur temperaturën pa përdorur ilaçe, por është e rëndësishme të mbani mend se nëse zgjat për disa ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kjo sepse trupi mund të jetë duke luftuar ndonjë infeksion më serioz.

Ja dy metoda të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë:

1. Patate:

Merrni një patate dhe pritini në rrathë të hollë. Vendosini rrathët brenda çorapeve dhe vishni, duke i mbajtur derisa të ndjeni se temperatura ka rënë. Patatja ndihmon në ftohjen e trupit në mënyrë natyrale. Kujdes: mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të ulë temperaturën në nivele të tepërta.

2. Dush me ujë të vakët:

Kur keni temperaturë, dush me ujë të vakët ndihmon në uljen e saj. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse kjo shkakton të dridhura dhe të përkeqësojë gjendjen tuaj. Një dush i vakët ndihmon trupin të freskohet pa stres dhe rrit komoditetin gjatë shërimit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, të pushoni, të hani ushqime të lehta.

Kujdesi natyral dhe pushimi janë çelësi për rikuperim më të shpejtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara