Kuriozitete
A është e vërtetë se njerëzit inteligjentë kanë më pak miq?
Ky është një pohim revolucionar.
Published
1 year agoon
By
UBT newsZakonisht të kesh pak miq nuk është sinonim i inteligjencës, përkundrazi: mungesa e një numri të mirë miqsh të fut në grupin e “humbësit”, atyre njerëzve që nuk u pëlqen të lidhen me të tjerët. Por cila është e vërteta në gjithë këtë? A është vërtet e çuditshme të kesh pak miq? Disa argumentojnë se është sinonim i inteligjencës.
Ky është një pohim revolucionar me të cilin shumë njerëz u identifikuan, ndërsa të tjerë hapën sytë nga habia. Një studim zbuloi se njerëzit inteligjentë kanë shumë më pak miq, ndoshta sepse ata veprojnë ndryshe nga sa jemi mësuar.
Psikologët Satoshi Kanazawa dhe Norman Lee arritën në përfundimin se njerëzit që jetojnë në vende me dendësi të lartë të popullsisë janë më pak të lumtur.
Ky pohim u përshëndet nga shumë njerëz, një mit për të cilin kishin dëgjuar, por që ende nuk kishin pasur ndonjë konfirmim shkencor. Derisa statistikat vërtetuan se kjo legjendë është e vërtetë.
Njerëz dhe miq të zgjuar
Ndoshta me njerëz të zgjuar kuptoni ata që merrnin gjithmonë nota të mira në shkollë dhe kishin gjithmonë një libër në dorë. Ata që preferonin të kalonin kohë në bibliotekë për të vazhduar me detyrat e shtëpisë së caktuar nga profesorët. Shoqërimi nuk ishte një aktivitet që ata kishin nevojë, përkundrazi shfaqeshin të lumtur në vetminë e tyre.
Studimi i lartpërmendur, i kryer nga London School of Economics dhe Universiteti i Menaxhimit të Singaporit, zbuloi se njerëzit me një IQ më të lartë nuk kishin nevojë të madhe për të bashkëvepruar me të tjerët, për t’u ndjerë mirë.
Personat me IQ të ulët, nga ana tjetër, shfaqnin prirje drejt socializimit, dëshirë për të kaluar më shumë kohë duke takuar njerëz. Kjo vërtetoi se njerëzit inteligjentë shkojnë kundër turmës. Ata nuk bëjnë atë që konsiderohet “normale”; ata janë të lumtur pa një jetë shoqërore veçanërisht aktive. / bota.al
Kuriozitete
Alarmante: Mos rrini ulur në banjo më shumë se 10 minuta!
Published
13 hours agoon
November 13, 2024Njerëzit e kanë zakon t’i marrin telefonat në banjo. Një 3-minutësh aty, shpejt mund të kthehet në 15-minutësh duke lexuar, postuar apo shikuar video në telefon. Mund të duket mënyrë e padëmshme për ta kaluar kohën, por ekspertët paralajmërojnë se ulja e zgjatur në guaskën e banjos mund ta dëmtojë shëndetin tuaj.
Madje është lidhur me një rrezik në rritje të hemorroideve dhe dobësimit të muskujve të legenit, ka thënë Lai Xue, kirurg në një qendër mjekësore në Dallas.
Njerëzit duhet të shpenzojnë rreth 5 deri 10 minuta në banjo, sipas Farah Monzur, mjeke në Qendrën për sëmundjet inflamatore të zorrëve në New York, shkroi CNN. Ekspertët kanë shpjeguar se nga ulja e zgjatur ka rrezik të madh që hemorroidet të paraqiten.
Monzur ka thënë se qëndrimi për gjatë po ashtu mund ta rrisë rrezikun e çrregullimit të rektumit. Më pas, muskujt e legenit mund të dobësohen.
Për të shmangur qëndrimin e tepërt në banjo, ekspertët këshillojnë që telefonat, revistat apo librat të mbahen jashtë banjos.
“Bëjeni qëndrimin në banjo sa më jointeresant”, ka thënë Monzur.
Kuriozitete
Gjerdani historik me diamante del sot në ankand, vlerësohet rreth 2.3 milionë dollarë
Published
15 hours agoon
November 13, 2024Një gjerdan i veçantë dhe historik me diamante, i krijuar në shekullin e 18-të dhe që përmban 60 gramë diamante do të dalë në ankand javën e ardhshme nga shtëpia e ankandit “Sotheby’s” në Gjenevë. Vlerësuar rreth 2.3 milionë dollarë, ky gjerdan unik lidhet me një nga skandalet më të famshme të atij shekulli që njihet si “Afera e Gjerdanit me Diamante”.
Në këtë skandal, fisnikja famëkeqe aventuriere franceze Zhen dë la Mot mori gjerdanin në emër të mbretëreshës Mari Antonetë pa e paguar atë, duke e diskredituar atë në sytë e popullit dhe duke e shtuar pakënaqësitë që çuan në Revolucionin Francez.
Pavarësisht se gjykata e gjeti të pafajshme mbretëreshën, ky incident i dha asaj një famë të keqe për luksin e saj të tepruar.
Jessica Wyndham, drejtuesja e shitjeve të stolive të çmuara të “Sotheby’s”, thotë se cilësia dhe mosha e këtyre diamanteve sugjerojnë se disa prej tyre mund të jenë të njëjtat me ato të përdorura në gjerdanin e skandalit. Ankandi do të zhvillohet sot dhe pritet të tërheqë shumë koleksionistë dhe të apasionuar pas historisë së Francës dhe stolive të rralla. /UBT News/
Libri më i vjetër fetar i krishterimit, sipas shtëpisë së ankandit Christie’s, do të dalë në shitje në qershor. Kodiku “Crosby-Schøyen”, i shkruar në papirus në Egjipt, daton midis viteve 250-350 pas Krishtit.
Mendohet të jetë një nga librat më të vjetër që ekziston e madje mund të shitet deri në 3.8 milionë dollarë (3.4 milionë euro). Libri liturgjik është prodhuar në një nga manastiret e para të krishtera dhe përmban tekstet e plota të dy librave të Biblës.
Teksti ka “rëndësi monumentale si dëshmi e përhapjes më të hershme të krishterimit rreth Mesdheut”, tha Eugenio Donadoni, specialist i lartë për libra dhe dorëshkrime në Christies. “Murgjit më të hershëm në Egjiptin e Epërm në manastirin më të hershëm të krishterë po përdornin pikërisht këtë libër për të festuar festat më të hershme të Pashkëve, vetëm disa qindra vjet pas Krishtit dhe vetëm njëqind vjet pas shkrimit të Ungjillit të fundit.”
Libri është pjesë e Papirusit Bodmer, përmbledhje e teksteve që u zbuluan në vitet 1950, përfshin shkrime të krishtera, ekstrakte biblike dhe literaturë pagane.
Libri është një nga tekstet më të vjetra në botë, thotë shtëpia e ankandeve. Ruajtja e tij i është atribuuar klimës së thatë të Egjiptit, tha Donadoni.
Kodiku u ble nga Universiteti i Misisipit ku mbeti deri më 1981 dhe u ble disa herë para se të blihej nga koleksionisti norvegjez i dorëshkrimeve Martin Schoyen në 1988. Schoyen po nxjerr në ankand dorëshkrimin së bashku me pjesë tjera nga koleksioni i tij, që është një nga arkivat më të mëdha të dorëshkrimeve në botë. Kodiku është i ekspozuar në Christie’s New York dhe do të qëndrojë atje deri më 9 prill. Ai do të del në ankand më 11 qershor në Londër. /UBT News/
Kuriozitete
Kujdes nga këto shkelje, ju pengojnë të bëheni shtetas zviceran
Published
1 day agoon
November 12, 2024Kriteret e natyralizimit të Zvicrës janë ndër më të rreptat në Evropë. Përveç kërkesave si: Kohëzgjatja e qëndrimit dhe aftësia gjuhësore të cilat janë të njëjta si në vendet e tjera – Zvicra gjithashtu këmbëngul që të gjithë aplikantët për shtetësi të jenë të integruar mirë.
Integrimi është një nga kushtet kryesore për natyralizim, kjo kërkesë ka rezultuar në gjykime arbitrare, si mohimi i natyralizimeve për arsye në dukje të parëndësishme si të vishesh në mënyrë të shkujdesur në publik, të ankohesh për zilet e lopës ose të mos kesh njohuri për pjatën e djathit zviceran, raclette.
Ka shkelje më “serioze” që me siguri do të përjashtojnë aplikimin për shtetësi, nëse jeni i huaj e dënuar për krime, mund të harroni të bëheni zviceran. Varësisht nga vepra juaj, mund të dëboheni nga Zvicra dhe qeveria i përkufizon “krime të rënda” si ato që kërkojnë të paktën një dënim me tre vjet burg, duke përfshirë vrasjen, përdhunimin, sulmin e rëndë seksual, aktet e dhunshme, grabitjen e armatosur, si dhe trafikun e drogës dhe njerëzve.
Është e drejtë të thuhet se nëse i përkisni ndonjë prej kategorive të mësipërme, nuk duhet të shqetësoheni as të aplikoni për shtetësi.
Thyerja e rregullave të vozitjes – Një banor francez i Gjenevës, shpejtësia mund t’ju çojë në telashe. Burri, i cili ka jetuar në Zvicër për 40 vjet e zotëron disa biznese me shumë miliona franga, e pa kërkesën e tij për shtetësi zvicerane të refuzuar pasi u kap duke kaluar një kantier ndërtimi me shpejtësi 40 km/h me shpejtësi 80 km/h. Kërkesa për shtetësi u refuzua, se komiteti i natyralizimit e konsideroi drejtimin e pakujdesshëm se kandidati nuk ishte “integruar me sukses”.
Ankesa kundër vendimit dështoi, kjo tingëllon si arsye e parëndësishme për t’i mohuar një pasaportë një banori tjetër të mirë, por është në përputhje me kriteret e natyralizimit të Zvicrës, të cilat përfshijnë respektimin e ligjeve të vendit.
Papërgjegjësi financiare – Të kesh borxhe të pashlyera ose të jesh subjekt i procedurave të mbledhjes së borxheve nuk është një shenjë e mirë për sa i përket shtetësisë. Kjo se Akti i shtetasve të huaj dhe integrimit (FNIA), e përcakton integrimin e suksesshëm – një kusht i rëndësishëm për natyralizim si përgjegjësi personale, vetë-mjaftueshmëri dhe pjesëmarrje në ekonominë e vendit.
Nëse keni borxhe, pa dyshim (në sytë e autoriteteve zvicerane) nuk keni atë që duhet për t’u bërë zviceran, në manualin e tij mbi natyralizimin, Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) vë në dukje se “përputhja me ligjin zviceran matet veçanërisht me një reputacion financiar shembullor”.
SEM vazhdon duke renditur mospagesën e taksave, primet e sigurimit shëndetësor, gjobat, qiratë, akumulimin e borxhit si arsye për mohimin e shtetësisë.
Marrja e ndihmës sociale (ose edhe kërkimi i saj)
Ashtu si papërgjegjshmëria financiare nuk shihet mirë në Zvicër, po kështu varet nga paratë publike për të mbajtur veten nëse jeni një i huaj që kërkon të natyralizohet. Konsiderohet një ofendim dhe më i madh (Një tipar i qartë ‘jozvicerian’) nëse refuzoni të punoni. Aplikimi për shtetësi zvicerane refuzohet nëse keni qenë në ndihmë sociale në tre vitet para aplikimit. Bëhet përjashtim nëse përfitimet kthehen plotësisht para se të merret aplikimi. /UBT News/
Osmani: Kosova shembull pozitiv për avancimin e agjendës për Gratë, Paqen e Sigurinë
Turqia ndërpret marrëdhëniet me Izraelin, Erdogan kërcënon me operacion ndërkufitar
Arti në zi, vdes në moshën 90-vjeçare aktori Timothy West
Pavlina Mani, aktorja e jashtëzakonshme e artit skenik shqiptar!
Samantha Harvey sfidon kufijtë me “Orbital” dhe fiton çmimin Booker
Mbi 10 milionë vizitorë, Kumbaro: Shqipëria një destinacion turistik i shumëdëshiruar
Panairi i Librit në Tiranë: 90 botues, shumë krijimtari!
Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF e falënderon për kontributin e jashtëzakonshëm me fanellën kuqezi
Moti i keq pushton Italinë, rrugët kthehen në lumenj, automjetet përfundojnë në det
Të kërkuara
-
Bota2 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman