Lajmet
A është e vërtetë që konsumi i verës e dëmton trurin e njeriut?
Debate lidhur me këtë çështje ka edhe në botën mjekësore-shkencore, por edhe në atë politike.
Published
3 years agoon
By
UBT newsBashkimi Evropian ka vendosur të lejojë Irlandën që të vendosë paralajmërimeve mbi dëmet shëndetësore në etiketat e shisheve alkoolit. Dhe këtu përfshihen dhe ato të verës.
Kjo çështje shkaktoi që në fillim diskutime të forta nivel politik, duke nxitur zemërimin e vendeve si Franca, Spanja dhe Italia, që kundërshtojnë me forcë një lëvizje që mund të barazojë (në perceptimin e konsumatorëve) alkoolin me produkte tejet të dëmshme për shëndetin, siç janë cigaret.
Por debate ka edhe në botën mjekësore-shkencore. Në Itali në krye të mbështetësve të vendimit të Brukselit është Antonela Viola, imunologe në Universitetin e Padovës, që përmes një editoriali të gjatë botuar në “La Stampa”, pretendon se alkooli e dëmton trurin, edhe në rastin e konsumimit të butë ose të moderuar.
Ndërkohë në anën e kundërt të debatit qëndron Mateo Baseti, që u kundërpërgjigj duke siguruar konsumatorët se një gotë verë në darkë nuk ka lënduar ndonjëherë askënd. Po kush ka të drejtë? Duke supozuar se kur flet për këshilla shëndetësore, çdo mjek shprehet siç e sheh më të përshtatshme “sipas shkencës dhe ndërgjegjes”, le të shohim çfarë thonë studimetmë të fundit mbi marrëdhëniet midis alkoolit, trurit dhe shëndetin në përgjithësi.
Së pari, pse flasim për trurin? Dëmet më të njohura të shkaktuara nga konsumimi i alkoolit janë në mëlçi, siç e dinë pothuajse të gjithë. Por në këtë rast cirroza, steatoza hepatite dhe probleme të tjera pak a shumë serioze, janë rezultat i abuzimit të shpeshtë, dhe jo i konsumit të një gotë verë, që është një praktikë e zakonshme e italianëve gjatë darkës.
E njëjta gjë vlen edhe për problemet psikologjike, dhe rrezikun e aksidenteve ndaj të cilave ekspozohemi duke u dehur. Por kur flasim për ndikimin negativ të etanolit në tru, disa studime duket se tregojnë një rrezik më të madh. Dhe në këtë rast, efektet e dëmshme shfaqen edhe tek njerëzit që konsumojnë atë që konsiderohet një dozë standarde e alkoolit në ditë, e cila zakonisht përkufizohet një gotë verë për gratë dhe 2 gota për burrat (një gotë verë konsiderohet e barabartë me një kanaçe birre, një gotë e vogël raki, dhe në përgjithësi 12 gramë alkool të pastër).
Hulumtimi i fundit në këtë fushë (i përmendur edhe nga Viola) u botua në revistën “NatureCommunications” nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Pensilvanisë në SHBA. Studimi u krye duke përdorur të dhënat e Biobank në Britaninë e Madhe që përmban një mori informacionesh mbi shëndetin e qindra mijëra qytetarëve britanikë, e krijuar enkas për të kryer studime mbi marrëdhëniet midis stilit të jetesës dhe sëmundjeve.
Studiuesit analizuan më shumë se 36.000 skanime të trurit të njerëzve të moshës së mesme, konsumi mesatar ditor i alkoolit të të cilëve dihej me saktësi. Ata vlerësuan efektet që ka alkooli në vëllimin e trurit dhe mikrostrukturën e tij, lëndën e bardhë (lënda e trurit e përbërë nga tufa aksionesh, e cila luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e performancës sonë njohëse).
Duke analizuar të dhënat që kishin në dispozicion, studiuesit llogaritën më pas ndikimin qëka konsumimi i alkoolit në vëllimin dhe morfologjinë e trurit (karakteristika që lidhen me shëndetin e trurit), duke përdorur si referencë atë që dikush do të priste të gjente bazuar në parametrat e tjerë të njohur të pjesëmarrësve.
Dhe zbuluan prova të dëmtimeve jo vetëm te ata që pinë shumë, por edhe tek të ashtuquajturit konsumatorë të moderuar, të cilët konsumojnë një ose dy gota alkool në ditë, dhe për të cilët më parë nuk kishte rezultate të qarta. Po sa serioze janë dëmet e vërejtura?
Krahasuar me trurin e një njeriu që nuk pi fare alkool, ata që konsumojnë një gotë verë në ditë, kanë një tru 6 muaj më të moshuar. Konsumi ditor i 1-2 gotave në ditë e modifikon morfologjinë e trurit sikur të jetë plakur me 2 vjet. Katër gota në ditë e bëjnë konsumatorin nëfjalë të ketë një tru 10 vjet më të moshuar se ai që nuk pi fare alkool.
Duke marrë parasysh moshën mesatare të pjesëmarrësve, pirja e 2 gotave alkool në ditë deri në moshën 60 –vjeçare, truri mund te plaket si ai i një 62-vjeçari. Ndërsa me 4 gota në ditë, ose gjysmë litri, truri i tij do të jetë ai i një 70 vjeçari. Një aspekt tjetër i rëndësishëm kurflitet për rreziqet e konsumimit të sasive të moderuara të alkoolit është ai i kancerit.
Alkooli etilik është një substancë irrituese, dhe konsumi i tij i rregullt mund të rrisë drejtpërdrejt rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të neoplazmave:tumoreve të gojës, zgavrësdhe buzëve, tumoret orofaringeale në përgjithësi, kanceri i ezofagut dhe faringut, kanceri kolorektal, kanceri i mëlçisë dhe ai i gjirit.
Së fundmi, OBSH-ja ka lëshuar një deklaratë në këtë drejtim, duke kujtuar se studimet e deritanishme nuk e lejojnë llogaritjen e një pragu sigurie për konsumimin e alkoolit:çdo gotëe rrit sado pak rrezikun e zhvillimit të kancerit, dhe gjasat rriten me rritjen e vëllimit të alkoolit që konsumohet.
Në këtë drejtim, një studim i vitit 2020 llogariti se sa kancere shkaktohen në Evropë çdo vit nga konsumimi i lehtë dhe i moderuar i alkoolit (i përcaktuar si më pak se 20 gram alkool i pastër, pak më pak se dy gota verë). Llogaritjet i referohen vitit 2017 dhe flasin për 23.000 tumore të shkaktuara drejtpërdrejt nga konsumimi i lehtë ose i moderuar i alkoolit.
Në total në Evropë gjatë vitit 2017 ka pasur 3.723.600 raste me kancer. Nga këto 988.500 ishin kancere për të cilat alkooli është një faktor rreziku i njohur. 172 mijë tumore që i atribuohen konsumimit të alkoolit në përgjithësi dhe 23 mijë raste konsumit të lehtë dhe të moderuar. / Wired – Bota.al
Lajmet
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Published
3 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
9 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
11 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
