Shëndeti

A është e dëmshme të konsumosh sheqer para gjumit?

Konsumimi në këtë kohë mund të shkaktojë inflamacion.

Published

on

Shumë njerëz preferojnë të shijojnë një ëmbëlsirë pas konsumit të vaktit të fundit të ditës.

Kjo mund të jetë një sjellje e mësuar, e cila mund të nxisë më tepër dëshirën për të ngrënë sheqerna para gjumit.

Edhe pse rreziqet që sheqeri i përpunuar sjell për organizmin tashmë dihen, shumë mund të jenë kuriozë të dinë se si ngrënia e sheqerit para gjumit ndikon në trupin tuaj.

Për ta zbuluar, AgroWeb.org u bazua në studime dhe në fjalën e mjekëve dhe dietologëve më të mirë botërorë.

Pavarësisht nëse është një filxhan çaji i ëmbëlësuar ose një karamele, mësoni më poshtë së çfarë mund të ndodhë nëse konsumoni sheqer para gjumit.

Mund të shkaktojë inflamacion

Ngrënia e sasive të larta të sheqerit lidhet me inflamacionin kronik, i cili mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore si sëmundje të zemrës, obezitet, kancer dhe diabet.

Inflamacioni lidhet gjithashtu edhe me apnenë e gjumit, një gjendje në të cilën frymëmarrja juaj nuk është e lirë dhe në rastin më të keq mund të cënojë jetën tuaj.

Sheqeri mund të shkaktojë inflamacion të indeve që gjenden në gojë dhe fyt, duke shkaktuar ënjtje dhe rritjen e prodhimit të mukusit.

Kjo mund të ndikojë në frymëmarrje, duke shkaktuar gërhitje dhe përkeqësim të apnesë së gjumit.

Mund të ndikojë në cilësinë e gjumit

Sheqernat e rafinuara rrisin me shpejtësi nivelet e sheqerit në gjak, gjë që mund të shkaktojë një rritje të energjisë.

Kjo mund t’jua bëjë më të vështirë të bini në gjumë por edhe procesin e fjetjes në tërësi.

Mund të çojë në shtim të peshës

Deri më tani dihet se sheqeri i tepërt ruhet në qelizat yndyrore. Dhe gjatë kohës që jeni zgjuar, trupi juaj mund ta përdorë atë sheqer për energji.

Por gjatë natës kur jeni duke bërë pak ose aspak aktivitet fizik, konsumimi i tepërt i sheqerit ka më shumë gjasa të ruhet dhe si pasojë të çojë në shtim të peshës.

Ngrënia e ushqimeve me sheqer më herët gjatë ditës ju jep mundësinë që sheqeri të përdoret për energji në vend që të ruhet si yndyrë.

Pra, sa e dëmshme është konsumosh sheqer para gjumit?

Nëse e keni zakon të konsumoni sheqer gjatë gjithë kohës, kjo mund të sjellë pasoja në shëndetin tuaj.

Një mënyrë e mirë është të konsumoni sheqerna në mënyrë të moderuar dhe ta shmangni atë para gjumit. Shijojini ëmbëlsirat gjatë orëve të ditës kur jeni më aktiv.

Ekspertët rekomandojnë të mos konsumoni sheqerna për dy deri në tri orë para gjumit për të lejuar tretjen.

Megjithatë, nëse rrallë konsumoni një meze të ëmbël dhe të lehtë gjatë natës, kjo nuk përbën një rrezik për të cilin duhet të shqetësoheni.

Sipas dietologëve këshillohet të konsumohet një maksimum prej 6 deri në 9 lugë çaji sheqer të përpunuar në ditë. /AgroWeb.org

Shëndeti

Këto ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë

Published

on

Nëse ndjeni uri menjëherë pas një vakti, duhet të mendoni për ushqimet që po hani. Domethënë, disa ushqime nuk ju bëjnë të ngopur dhe është më mirë t’i zëvendësoni ose t’i kombinoni ato me ushqime që ofrojnë një ndjesi ngopjeje.

Doktori Franklin Joseph ndau një listë ushqimesh që rekomandon për këdo që do të ndihet i ngopur për më gjatë dhe të humbasë peshë.

Ai thotë se të ndihesh vazhdimisht i uritur nuk është shenjë dobësie, por shpesh është çështje e asaj që ke në pjatë.

“Çelësi për të ngrënë më pak ushqim pa shqetësime është zgjedhja e ushqimeve që ju mbajnë të ngopur për më gjatë. Këto pesë gjëra funksionojnë me biologjinë tuaj, duke ju ndihmuar të ndiheni të ngopur dhe në kontroll pa pasur nevojë të numëroni kaloritë”, tha ai.

Ai shtoi se të hash më pak kalori nuk do të thotë të hash porcione më të vogla. Kjo do të thotë të zgjidhni ushqime që ju ndihmojnë të qëndroni të ngopur. Në këtë mënyrë ju humbni peshë pa luftuar vazhdimisht me urinë.

Tërshërë

Një nga ushqimet më të mira për kontrollin e oreksit. Është plot me fibra të tretshme, që ngadalësojnë tretjen e ju ndihmojnë të qëndroni të ngopur më gjatë. Beta-glukani në tërshërë gjithashtu stabilizon sheqerin në gjak, duke parandaluar rëniet e energjisë që shkaktojnë dëshirën për të ngrënë.

Thjerrëza dhe fasule

Të pasura me fibra dhe proteina bimore, thjerrëzat dhe fasulet janë ushqime që ngadalësojnë tretjen. Në përgjithësi, vaktet me bishtajore çojnë në ulje të urisë më vonë gjatë ditës, sepse ato marrin më shumë kohë për t’u tretur, për të fryrë stomakun dhe për të aktivizuar hormonet natyrore të ngopjes së trupit.

Perime të papërpunuara

Karrotat, selinoja, kastraveci dhe speci mund të mos duken si zgjedhje të mira, por ato janë një armë sekrete për këdo që përpiqet të hajë më pak. Perimet e papërpunuara kanë një sasi të lartë fibrash dhe shumë pak kalori. Kërcitja dhe përtypja gjithashtu ndihmojnë në nxitjen e sinjaleve të ngopjes në tru.

Vezë

Janë të ngopura falë përmbajtjes së lartë të proteinave. Fillimi i ditës me vezë, qofshin të ziera, të ziera pa lëvozhgë apo të fërguara, zvogëlon sasinë e ushqimit që hani gjatë pjesës tjetër të ditës.

Kokoshka

Kokoshkat u renditën në listë, por për sa kohë që nuk ishin të spërkatura me gjalpë ose sheqer sipër. Kokoshkat kanë pak kalori, por volum. Është një meze e shkëlqyer që të jep një ndjesi kënaqësie dhe të ndihmon të qëndrosh i ngopur.

Continue Reading

Shëndeti

7 karbohidratet që ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut

Published

on

Kur bëhet fjalë për tensionin e lartë gjakut, nuk është vetëm kripa që ka rëndësi. Karbohidratet e duhura, si bananet, fasulet, kosi, tërshëra, frutat me antioksidantë dhe lëngu i portokalli, mund të jenë aleatë të fuqishëm për shëndetin e zemrës.

Zgjidh karbohidrate me përbërje të lartë të fibrave, mineraleve dhe përbërësve bioaktivë, dhe shmang ëmbëlsirat e përpunuara dhe pijet me sheqer të shtuar, ka raportuar EatingWell.

Përfshirja e karbohidrateve në dietë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Rreth 1 në 2 të rritur në SHBA kanë tension të lartë, gjë që rrit rrezikun për sulm në tru dhe infarkt. Kur dikush diagnostikohet me hipertensioni, këshilla e parë është “shmang kripën!”. Edhe pse kjo ka rëndësi, nuk është e vetmja gjë.

Një nga mënyrat për të ulur tensionin është dieta DASH, e cila fokusohet te drithërat e plota, perimet, frutat, bulmeti pa yndyrë, peshku, arrat dhe yndyrat e shëndetshme. Ajo përfshin shumë ushqime me karbohidrate të shëndetshme.

Bananet – Janë të pasura me kalium, mineral thelbësor për mbajtjen nën kontroll të tensionit. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon shtimin e kaliumit për personat me tension mbi 120/80 mmHg. “Bananet janë zgjedhje e zgjuar për t’ia shtuar dietës së përditshme”, ka shkruar Shoqata në udhëzimet e saj zyrtare.

Fasulet – Përmbajnë karbohidrate, proteina bimore, magnez dhe i rezistojnë përthithjes së shpejtë, duke ndihmuar në uljen e tensionit. Fasulet janë të pasura me lëndë ushqyese që ndikojnë pozitivisht në shëndetin kardiovaskular.

Kosi – Burim natyral i kalciumit, magnezit e kaliumit. Këto minerale janë thelbësore për shëndetin e zemrës.

“Përveç kësaj, probiotikët në kos ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut”, thuhet në një studim.

Shalqiri – I ëmbël dhe i freskët, shalqiri ndihmon në uljen e presionit sistolik. Një analizë ka zbuluar se konsumimi i shalqirit ndihmon në uljen e tensionit te moshat e mesme.

Tërshëra – E pasur me fibra, sidomos beta-glukane, që lidhen me uljen e tensionit sistolik dhe diastolik. “Të dhënat tregojnë një lidhje mes konsumit të drithërave të plota dhe rrezikut më të ulët për hipertension,” sipas një studimi.

Boronicat – Janë të mbushura me antocianina, përbërës bimorë që u japin ngjyrën e kaltër e përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut. Një studim ka zbuluar se një tas i mbushur me boronica në ditë ul tensionin sistolik.

“Edhe nëse janë të freskëta apo të ngrira, boronicat ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës”, ka thënë autorja e studimit.

Lëngu i portokallit 100% natyral – Burim i pasur me kalium, përmban hesperidin, një antioksidant që ndikon pozitivisht në enë. Konsumimi i 500 ml lëng për 12 javë uli tensionin sistolik te personat me hipertension të lehtë.

Continue Reading

Shëndeti

Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave

Published

on

Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm.

Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë e djegie. Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar se i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin.

Hapi i parë është pirja e sa më shumë ujë dhe lëngje për të nxjerrë bakteret nga organizmi. Një nga lëngjet më të mira kundër këtyre infeksioneve është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë.

Vlerat shëndetësore të shegës

E pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që luajnë një rol thelbësor në parandalimin e akumulimit të baktereve në veshka dhe rrugët urinare. Vitamina C forcon imunitetin dhe e bën më të aftë të luftojë bakteret, antioksidantët eliminojnë toksinat. Një sistem i fortë imunitar ofron një shërim më të shpejtë të këtyre infeksioneve.

Si të përdorni lëngun e shegës kundër infeksioneve?

Për shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një shege ose pirjen e lëngut çdo mbrëmje pas darkës. Pirja e rregullt e lëngut largon simptomat e infeksioneve dhe rezultatet vërehen shumë shpejt.

Mënyra tjera për trajtimin e infeksioneve

Përveç shegës, njerëzit që preken nga infeksionet e rrugëve urinare përdorin disa kura natyrale që ofrojnë trajtim efikas të problemit Lëngu i limonit është një prej tyre. Limoni është burim i pasur i vitaminës C dhe antioksidantësh që krijojnë një mjedis alkalin në organizëm. Lëngu i limonit pengon rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe nxit urinimin.

Ai nxit eliminimin e toksinave nga trakti urinar. Lëngu i boronicës së kuqe parandalon shumimin e baktereve të këqija të rrugëve urinare. Ajo eliminon toksinat dhe pengon rishfaqjen e infeksionit.

Continue Reading

Shëndeti

Të mirat që i sjell moskonsumimi i mishit

Published

on

Debatet për të mirat dhe të këqijat e të qenit vegjetarian duket se do të jenë të përjetshme.

E disa ekspertë shëndetësorë kësaj radhe janë përqendruar vetëm pas të mirave që i sjell shmangia e mishit.

Ja disa prej përfitimeve që ka trupi kur nuk hani mish:

-Do të humbni peshë;

-Numri i baktereve të mira në zorrë rritet;

-Lëkura duket më e shëndetshme;

-Keni më shumë energji;

-Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare zvogëlohet.

Continue Reading

Të kërkuara