Lajmet

A është Delta varianti i fundit i Coronavirusit?

Hanage: Ka mjaft delta plus, por nuk është dukshëm më ngjitëse.

Published

on

Çdo javë një grup epidemiologësh në verilindje të Shteteve të Bashkuara takohen virtualisht në platformën Zoom për të diskutuar mbi indikacionet e fundit të varianteve të reja COVID-19 në botë.

“Është si parashikimi i motit. Dikur flitej për variantin gama këtu ose për sforcim alfa atje, dhe tani është e gjitha vetëm delta,” tha për Guardian William Hanage, një epidemiolog në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard TH Chan.

Që kur u zbulua për herë të parë në Indi në dhjetor 2020, varianti delta i virusit SARS-CoV-2 është bërë aq i përhapur sa mund të supozohet lehtësisht se evolucioni dikur i shpejtë i virusit është zëvendësuar nga një gjendje përgjumjeje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 99.5 për qind e të gjitha sekuencave gjenomike të COVID-19 të raportuara në bazat e të dhënave publike tani i referohen llojit delta.

Ndonëse variantet e reja vazhdojnë të shfaqen, siç është AY. 4.2 ose varianti delta plus në Britani të Madhe, të cilin shkencëtarët vlerësojnë se është 10 deri në 15 për qind më ngjitës, megjithëse nuk ka ende të dhëna të sakta, ato janë pothuajse identike me llojin delta, me përjashtim të disa mutacioneve të vogla.

“Ka mjaft delta plus, por nuk është dukshëm më ngjitëse,” thekson Hanage.

Por arsyeja pse Hanage dhe kolegët e tij ende skanojnë bazat e të dhënave siç janë Pangolin dhe Nextstrain çdo javë është të përpiqen të parashikojnë se çfarë mund të vijë më pas. A është me të vërtetë delta fundi i COVID-19 apo diçka edhe më e keqe po afrohet në të ardhmen? Kjo është një pyetje për të cilën askush nuk është plotësisht i sigurt për përgjigjen.

Një mundësi është që pas kërcimeve fillestare dramatike në sekuencën e tij gjenetike, që çuan në alfa dhe më pas në delta, virusi SARS-CoV-2 tani do të ndryshojë më ngadalë dhe përfundimisht do të shkojë përtej mundësive të vaksinave aktuale, por vetëm pas shumë viteve, shkruan Kosova Press.

Ndërsa shkencëtarët përpiqen të vënë në dukje se parashikimet e tyre bazohen kryesisht në spekulime, disa e konsiderojnë këtë si rezultatin më të mundshëm.

“Parashikoj se evolucioni që do të shohim më shumë është ai që ne e quajmë zhvendosje antigjenike, ku virusi evoluon gradualisht për t’i shpëtuar sistemit imunitar. Për gripin dhe koronaviruset e tjera që ne i njohim mirë, nevojiten rreth 10 vjet që virusi të ketë ndryshime të mjaftueshme, ashtu që antitrupat që ndodhen në gjak të mos e njohin më atë”, tha Francois Balloux, drejtor i Institutit të Gjenetikës UCL.

cPor alternativa është shfaqja e papritur e një lloji krejtësisht të ri, me mundësi transmetimi të reja dhe të ndryshme, virulencë ose imunoevazivitet. Ravi Gupta, një profesor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Cambridge, i quan këto variante “super-variante” dhe thotë se është 80 për qind i sigurt që do të shfaqet një tjetër, por pyetja është se kur.

Continue Reading

lajme

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara