Kondensimi dhe myku janë dy nga problemet më të dëmshme që mund të prekin një shtëpi gjatë muajve të ftohtë.

Me ardhjen e dhjetorit dhe motit më të ftohtë e më të lagësht, bëhet edhe më e vështirë të luftosh lagështinë e mykun brenda shtëpisë.

Aktivitete të përditshme si gatimi, zierja e ujit, dushi ose tharja e rrobave krijojnë vazhdimisht ajër të ngrohtë dhe me lagështi.

Kur mbyllim dritaret dhe dyert, kjo lagështi ngec brenda dhe krijon kushte ideale që të formohet kondensimi dhe myku në mure, rreth dritareve, pas pajisjeve të kuzhinës ose në pllakat e banjës, sepse lagështia nuk ka nga të dalë.

Ndërsa ventilimi i mirë ose dehumidifikator i fuqishëm janë zgjidhjet më të mira, ekziston edhe një mënyrë ekonomike për të ulur lagështinë në shtëpi – kripa e cila vepron si një dehumidifikator natyral: thith lagështinë dhe ndalon që ajo të dëmtojë ambientin përreth.

Nëse keni blerë ndonjëherë një dehumidifikator të lirë që duket si një kuti plastike e mbushur me kripë, në thelb është pikërisht kjo.

Mund të merrni të njëjtin efekt, duke vendosur pak kripë në tas e lënë në dritare, në banjë ose kudo që ju shqetëson lagështia dhe myku.

Kripa do të thithë lagështinë dhe kur të jetë e ngopur, mjafton ta hidhni dhe ta zëvendësoni me kripë të thatë të re.

Çdo lloj kripe funksionon, madje edhe ajo më e lira nga supermarketi. /A.Z/UBT News/