Shëndet

A duhet përdorur antibiotikët kur jeni me grip?

Një nga rreziqet që vijnë nga përdorimi pa kriter i barnave është nxitja e zhvillimit, shumimit dhe të mikrobeve.

Published

on

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit global është përdorimi pa kriter i antibiotikëve.

Një nga rreziqet më të mëdha që vijnë nga përdorimi pa kriter i këtyre barnave është nxitja e zhvillimit, shumimit dhe përhapjes së mikrobeve që u rezistojnë fort antibiotikëve.

Çdo vit në vendet e Bashkimit Evropian rreth 25.000 njerëz humbasin jetën nga infeksionet e shkaktuara me baktere rezistente ndaj antibiotikëve.

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve jo vetëm probleme me infeksionet ekzistuese por shkatërrojnë dhe bakteret e mira në stomak që kanë si funksion ruajtjen e ekuilibrave në organizëm.

Këtu mund të lexoni më shumë mbi pasojat në organizëm të përdorimit të këtyre barnave.

Një ndër përdorimet më të gabuara të antibiotikut është në stinën e gripit dhe të virozave.

A duhet përdorur antibiotikët kur jeni me grip?

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve është shkaktar i fortë i rezistencës ndaj antibiotikëve.

Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org një e treta ose një e dyta e sasive të antibiotikëve të përdorur nga njerëzit është krejt e panevojshme.

Antibiotikët trajtojnë infeksione bakteriale dhe jo infeksione virale.

Shembuj të këtyre të fundit janë e ftohura, gripi, bronshiti, kolla, infeksionet e veshit, sinozitit.

Marrja e antibiotikëve kur keni një infeksion viral nuk e shëron atë, nuk parandalon sëmundjen e njerëzve të tjerë, mund të ketë efekte anësore dhe të shkaktojë rezistencë ndaj antibiotikëve.

Kur ju jeni prekur nga një infeksion viral, antibiotiku sulmon bakteret e gabuar që nuk shkaktojnë sëmundje.

Për më tepër, studimet mjekësore të cilave i referohet AgroWeb.org theksojnë se infeksionet që nxiten nga bakteret që u rezistojnë ilaçeve mund të shkaktojnë sëmundje të tjera më afatgjatë.

Pacienti mund të ketë nevojë të shtrohet në spital, mund të kërkojë më shumë kohë për tu shëruar dhe të ketë nevojë për vizita tek doktori.

A ka kura të shpejta kundër gripit? 

Sipas ekspertëve, linja e parë e mbrojtjes kundër gripit dhe virozave të stinës është marrja e vaksinës së gripit.

Kur vaksina merret pak para nisjes së kësaj stine, ajo ul ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e simptomave të gripit.

Linja e dytë e mbrojtjes janë barnat anti-virale, të cilët janë shumë efikase kur merren brenda 48 orëshit të parë të shfaqjes së simptomave.

Këto barna shkurtojnë kohëzgjatjen e gripit me 1-2 ditë nëse përdoren që në fillim të shfaqjes së simptomave.

Ekspertët paralajmërojnë se në tregun farmaceutik nuk ka asnjë kurë të shpejtë kundër gripit që e largon atë brenda ditës.

Sipas tyre, në rastin e gripit dhe për çdo sëmundje tjetër, barnat duhet të shoqërohen me ushqime dhe pije të shëndetshme për t’i dhënë organizmit forcë./AgroWeb.org

Vendi

United Hospital sjell ofertë gjatë gjithë marsit: kolonoskopi me sedacion nga 190€ në 129€

Published

on

By

Muaji mars shënon periudhën e ndërgjegjësimit për kancerin kolorektal, një nga sëmundjet që mund të parandalohet nëse zbulohet në fazat e hershme.

Gjatë gjithë muajit mars, United Hospital ka lansuar një ofertë promocionale për kryerjen e kolonoskopisë me sedacion, me çmim të reduktuar nga 190 në 129 .

Kolonoskopia në United Hospital realizohet sipas standardeve mjekësore dhe me sistem endoskopik të avancuar për imazheri me rezolucion të lartë, që mundëson verifikim të saktë të gjendjes së zorrës së trashë.

Kjo ofertë kryhet vetëm me mjekun tonë të brendshëm Dr. Valon Hamza, specialist i Gastroenterologjisë. Ndërsa gjatë ekzaminimit pacienti është nën monitorim të vazhdueshëm nga mjeku anesteziolog, duke siguruar komoditet dhe kontroll të plotë gjatë procedurës.

Oferta përfshin edhe vizitën specialistike gastroenterologjike, e cila paraprin ekzaminimin dhe ndihmon në vlerësimin e gjendjes së pacientit para kryerjes së kolonoskopisë.

Kolonoskopia rekomandohet veçanërisht për persona mbi moshën 45-50 vjeç, ndërsa në raste të historisë familjare me sëmundje të zorrës së trashë mund të rekomandohet edhe më herët. Ky ekzaminim është një procedurë endoskopike që mundëson kontrollin e rektumit dhe të zorrës së trashë që futet përmes anusit.

Përmes kësaj procedure mjekët mund të bëjnë vlerësimin e drejtpërdrejtë të mukozës së zorrës, të marrin biopsi për analiza të mëtejshme dhe, kur është e nevojshme, të kryejnë edhe ndërhyrje terapeutike gjatë ekzaminimit. Realizimi i kolonoskopisë me sedacion ndihmon që procedura të kryhet pa dhimbje dhe pa stres për pacientin.

Diagnostikimi i hershëm përmes kolonoskopisë luan rol të rëndësishëm në identifikimin dhe parandalimin e patologjive të zorrës së trashë, përfshirë edhe kancerin kolorektal.

Oferta promocionale prej 129 për kolonoskopi me sedacion është e vlefshme gjatë gjithë muajit mars në United Hospital.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni! Së bashku për një qëllim!

Për informata shtesë kontaktoni: 038 60 70 70/ 046 60 70 70

M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital

Published

on

By

Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në shpatull, përmes vendosjes së protezës Universe Reverse, një metodë moderne që përdoret në trajtimin e dëmtimeve të rënda të këtij nyji.

Operacioni u krye nga ortopedët traumatologë Dr. Imran Shaqiri dhe Dr. Arian Bujupi, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm që po e bën United Hospital në trajtimin bashkëkohor të patologjive komplekse të shpatullës.

Bëhet fjalë për një procedurë që aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë dëmtuar rëndë dhe trajtimet e zakonshme nuk arrijnë të japin rezultat. Në këto situata, pacientët shpesh përballen me dhimbje të vazhdueshme dhe kufizim të lëvizjes së krahut, ndërsa vendosja e protezës Reverse mundëson stabilizimin e nyjit dhe përmirësimin e funksionit të shpatullës.

Ndërhyrja në United Hospital u realizua pas një planifikimi të detajuar dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit. Falë teknikës moderne kirurgjikale dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor, operacioni u përmbyll me rezultat shumë të mirë, duke treguar rëndësinë e kombinimit të ekspertizës së mjekëve me standardet bashkëkohore të trajtimit.

Realizimi i ndërhyrjeve të tilla, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat në kirurgjinë e shpatullës, dëshmon për zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve ortopedike dhe nivelin e lartë të kujdesit shëndetësor që ofrohet në United Hospital.

Spitali vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit dhe duke aplikuar metoda bashkëkohore të trajtimit për problemet komplekse të sistemit muskuloskeletor.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni!

Së bashku për një qëllim.

Për më shumë kontaktoni në:

Numri i telefonit: 038 60 70 70/ 046 60 70 70.

Adresa e spitalit: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.

Continue Reading

Vendi

Kontrolli që çdo grua duhet ta bëjë: oferta speciale gjinekologjike në United Hospital

Published

on

By

Në kuadër të Muajit të Gruas, United Hospital ka prezantuar një ofertë të veçantë për kujdesin ndaj shëndetit të grave, duke ofruar një pako gjinekologjike me çmim proporcional gjatë gjithë muajit mars.

Në këtë institucion shëndetësor, kujdesi për pacientët është gjithmonë prioritet. Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron shërbime moderne diagnostikuese dhe trajtuese, të realizuara nga një ekip i përkushtuar dhe i kualifikuar mjekësh, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve gjinekologjike.

Për të inkurajuar kontrollet e rregullta dhe kujdesin ndaj shëndetit të gruas, gjatë muajit mars ofrohet një pako gjinekologjike me çmim promocional prej 50 euro, nga çmimi i rregullt prej 79 euro.

Pakoja përfshin:

  • Echo gjinekologjike
  • PAP Test
  • Strisho vaginale
  • Strisho cervikale
  • Vizitë mjekësore

Kjo pako u mundëson grave të kryejnë një kontroll të plotë gjinekologjik, i cili është shumë i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e problemeve shëndetësore.

Nëse keni nevojë për kontroll, këshillim profesional apo trajtim të avancuar, Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron kujdes të specializuar dhe profesional për shëndetin e gruas.

Së bashku për shëndetin e gruas.

Caktoni termin tuaj:

📞 038 60 70 70
📞 046 60 70 70

📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni.

Continue Reading

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Të kërkuara