Lajmet

A do të sjellë 2025-ta një ndryshim të madh për udhëtarët në BE?

Published

on

Sistemi i ri i hyrjes dhe daljes (EES) në Bashkimin Evropian, që kishte për qëllim të transformonte mënyrën se si shtetasit e vendeve jashtë BE-së kalojnë kufijtë e zonës Schengen, ka hasur vonesa të mëdha dhe nuk është implementuar ende, pavarësisht planifikimeve të përsëritura.

Ky sistem, i miratuar nga BE-ja në vitin 2017, kërkon që udhëtarët jo-bashkimin Evropian të regjistrojnë të dhënat personale si emrin, kombësinë, gjurmët e gishtë­rinjve dhe një fotografi në momentin e hyrjes në çdo vend të Schengenit. Kjo do të zëvendësojë kontrollin tradicional të pasaportës me një sistem elektronik të të dhënave. Sipas Komisionit Evropian, ky sistem synon të forcojë sigurinë dhe të parandaluar migrimin ilegal, ndërsa do të lehtësojë udhëtimin për shtetasit e vendeve të treta.

Megjithatë, lansimi i këtij sistemi është shtyrë disa herë. Në fund të vitit 2023, dy datat e caktuara, më 10 dhe 17 nëntor, kaluan pa u realizuar. Ministrat e Brendshëm të BE-së nuk arritën të dakordoheshin për lansimin e sistemit, me Francën, Gjermaninë dhe Holandën që shprehen shqetësime për stabilitetin dhe funksionalitetin e sistemit. Agjencia e BE-së, eu-LISA, që mbikëqyr zhvillimin e këtij projekti, tha se disa shtete anëtare janë ende të pasiguruara për gatishmërinë e sistemeve të tyre teknologjike dhe ka shqetësime për kaosin që mund të shkaktojë ky ndryshim masiv në pikat e hyrjes. Për më tepër, shumë vende kufitare janë të shqetësuara se zbatimi i paplanifikuar mund të dëmtojë turizmin dhe biznesin për shkak të radhëve të gjata kufitare.

Pavarësisht këtyre vonesave, plani mbetet që sistemi të implementohet gjatë vitit 2025, por tani BE-ja po shqyrton mundësinë e një implementimi në faza për të shmangur trazirat. Pjesa tjetër e këtij transformimi është Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), që pritet të nisë gjashtë muaj pas EES-it dhe që do të kërkojë autorizim për udhëtim për shtetasit që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE. Ky sistem synon të ndihmojë në kontrollin e fluksit të udhëtarëve dhe mund të ketë një ndikim të madh në politikat e udhëtimit për shtetasit e vendeve të Ballkanit, SHBA-së dhe Britanisë./REL/

 

 

Vendi

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rama dënon protestat e dhunshme: Efektivët e policisë marrin 2.500 euro shpërblim

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me strukturat e Policisë së Shtetit, i ka cilësuar protestat e ditëve të fundit si një “valë dhune” që nuk ka asnjë lidhje me kërkesat legitime apo me parimet e një shoqërie demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, personat që po përfshihen në akte dhune dhe shkatërrime nuk mund të konsiderohen studentë. Rama theksoi se kjo lëvizje nuk është një revoltë për arsimin, duke e bërë të qartë dallimin mes studentëve që protestuan paqësisht për kërkesat e tyre universitare dhe grupeve të maskuara që përdorin dhunën. Ai akuzoi organizatorët se po përdorin të mitur të moshave 13-14 vjeçare në vijën e parë të përplasjeve me qëllim provokimin e një incidenti tragjik.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri përgëzoi forcat e policisë për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e treguar përballë sulmeve. Si mbështetje konkrete për efektivët e angazhuar në terren, Rama njoftoi se secili prej tyre do të përfitojë menjëherë një shpërblim prej 2.500 eurosh, ndërsa bëri të ditur se nga 1 janari i vitit 2027 do të ketë edhe një rritje të pagave për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton seancën e radhës

Published

on

By

Sot Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje në të cilën prite të caktojë rendin e ditës për seancën e radhës plenare.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në orën 11:00.

Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë:

  1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 
  2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  3.   Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
  4.   Deklarimet jashtë rendit të ditës;
  5.   Pyetjet parlamentare;
  6.   Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

Continue Reading

Lajmet

Macron dënon dhunën dhe plaçkitjet në Francë: Mbi 2.400 të arrestuar pas protestave masive

Published

on

By

Protestat mbarëkombëtare në Francë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe kushteve në arsim janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme, duke çuar në arrestimin e më shumë se 2.400 personave në të gjithë vendin.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Presidenti Emmanuel Macron shprehu zemërimin dhe turpin për trazirat, ndërsa fajësoi grupet e së majtës ekstreme dhe elementët kriminelë për nxitjen e kaosit. Macron u zotua se përgjegjësit për plaçkitjet dhe sulmet ndaj institucioneve do të përballen me pasojat ligjore, duke udhëzuar prefektët të marrin masa strikte për mbrojtjen e ndërtesave publike dhe bizneseve, përfshirë edhe ndalimin e protestave kur kjo të jetë e nevojshme.

Dëmet materiale nga përplasjet llogariten të jenë të konsiderueshme. Në qytetin Limoges, goditja e stilit historik e bashkisë u shkatërrua pothuajse tërësisht pasi protestuesit i vunë zjarrin. Incidentet nuk munguan as në Marsejë e Lion, ku u sulmuan stacione policie dhe zyra publike, ndërsa në Paris u arrestuan më shumë se 850 persona pasi zona përreth Sheshit të Republikës u kthye në fushëbetejë me xhama të thyer e rrugë të dëmtuara. Gjithashtu, policia e Parisit njoftoi se një person ndërroi jetë nga një sulm në zemër gjatë trazirave.

Sipas autoriteteve, në marshime morën pjesë rreth 550.000 persona, ndërsa organizatorët e vlerësojnë pjesëmarrjen në 800.000. Ngjarjet kanë nxitur edhe reagime të ashpra politike në prag të zgjedhjeve presidenciale, ku opozita ka kritikuar reagimin e qeverisë, ndërsa liderët e qyteteve kryesore kanë kërkuar takime urgjente me kryeministrin për menaxhimin e situatës. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara