Lajmet

A do të ngrijë Liz Truss faturat e energjisë për të luftuar krizën e kostos së jetesës?

Truss është vendosur të shpallë një pako mbështetëse për qytetarët britanikë të enjten.

Published

on

Në fjalimin e saj pas fitores, kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, premtoi se do të “përballonte krizën energjetike, duke u marrë me faturat e energjisë së njerëzve”, siç tha ajo, duke dhënë zgjidhje për një afat më të gjatë kohor.

Pak përpara ditës së shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, Truss pohoi se do të punonte për të luftuar rritjen e kostos së jetesës, por nuk e kishte përjashtuar plotësisht një ngrirje të propozuar nga Laburistët në faturat e energjisë, sipas një raporti nga The Guardian.

Megjithatë, që nga zgjedhja e saj, BBC ka raportuar se ekipi i Truss ka punuar në një paketë mbështetëse për faturat e energjisë gjatë javëve të fundit. Truss është vendosur të shpallë paketën të enjten.

Që nga mesi i vitit 2021, Mbretëria e Bashkuar është tronditur nga një rritje e papritur e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve për shkak të inflacionit në rritje të shkaktuar nga Brexit në vitin 2020. Faktorët e jashtëm kanë kontribuar poashtu në koston e përgjithshme të krizës së jetesës në vend, si p.sh. pandemia COVID-19, mungesa e çipave dhe të tjera.

Udhëheqësit brenda Partisë Konservatore mbeten skeptikë për një paketë mbështetëse që po reklamohet nga kompanitë e energjisë. Truss është bërë e njohur për prirjen e saj për një ekonomi me taksa më të ulëta. Deputetët e lartë konservatorë kanë thënë se qëndrimi i saj mund të rrezikojë nxitjen e inflacionit dhe rritjen e normave të interesit, sipas një raporti të BBC.

Pas zgjedhjes së Truss, kreu i Partisë Laburiste, Sir Keir Starmer tha se nuk kishte “asnjë justifikim për mos ngrirjen e çmimeve të energjisë”, duke shtuar se, “Ka një konsensus politik që duhet të ndodhë. Ajo duhet të bëjë pyetjen se si do të paguajë për këtë. Puna e bëri të qartë se duhet të jetë një taksë e papritur për kompanitë e naftës dhe gazit”./UBTNews/

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara