Sport

A do të mund Kosova që të kualifikohet në EURO 2024?

Published

on

Fitorja e Kosovës ndaj Izraelit me rezultat 1-0 në “Fadil Vokrri” si dhe barazimi 1-1 i Zvicrës me Izraelin i ka rikthyer mundësitë që “Dardanët” të kualifikohen në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Por, për t’u arritur ky qëllim, shumë i vështirë, duhet të realizohet një skenar që edhe me tutje në praktike duket mjaftë i komplikuar.

Në fakt, Kosova duhet t’i fitojë dy ballafaqimet e fundit në grupin I, pra ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, ndërsa Rumania duhet të fitojë ose të barazojë ndaj Izraelit dhe të fitojë ndaj Zvicrës.

Të shtunën, Kosova ballafaqohet me Zvicrën ne Bazel, dhe një fitore e “Dardanëve” aty do ta rihapet këtë luftë si asnjëherë më parë.

Sport

Kianoush Rostami fiton edhe medaljen e dytë të argjendtë për Kosovën

Published

on

By

Peshëngritësi Kianoush Rostami ka fituar edhe një medalje tjetër për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Rostami ka triumfuar me medalje të argjendtë në stilin e shtytjes, në kategorinë deri në 95 kilogramë. Kjo është medalja e dytë e argjendtë për të në këtë garë, pasi më herët siguroi të njëjtin sukses edhe në stilin e shkëputjes.

Në stilin e shtytjes, peshëngritësi që garon për Kosovën e nisi garën me 196 kilogramë. Në tentimin e dytë, ai ngriti me sukses 203 kilogramë, ndërsa dështoi në provën e tretë me 211 kilogramë.

Medalja e artë i takoi egjiptianit Karim Abokahla, i cili arriti të ngrejë 204 kilogramë.

Rostami, i cili është nga Irani, por përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare, largohet kështu nga gara me dy medalje të argjendta, duke kontribuar në rritjen e bilancit të Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova fiton medaljen e tetë në “Taranto 2026”, Rostami merr të argjendtën

Published

on

By

Kosova ka fituar edhe medaljen e tetë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Peshëngritësi Kianoush Rostami ka siguruar medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes, në kategorinë deri në 95 kilogramë.

Rostami pati vetëm një provë të suksesshme në garë. Në tentimin e dytë, peshëngritësi ngriti 166 kilogramë, rezultat që i mjaftoi për të fituar medaljen e argjendtë.

Medalja e artë i takoi algjerianit Faris Touairi, i cili ngriti 169 kilogramë.

Rostami, i cili është me prejardhje nga Irani, por garon nën flamurin e Kosovës, ka një karrierë të jashtëzakonshme në peshëngritje dhe tashmë i ka sjellë Kosovës një tjetër medalje në “Taranto 2026”.

Megjithatë, gara e tij nuk ka përfunduar. Rostami do të ketë mundësi të luftojë për një tjetër medalje edhe në stilin e shtytjes.

Me medaljen e Rostamit, Kosova shkon në tetë medalje të fituara në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

D.L

Continue Reading

Sport

Fortesa Orana fiton dy lufta, por mbetet pa medalje në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fortesa Orana ka shënuar dy fitore në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, por ka mbetur pa medalje pas një eliminimi në gjysmëfinale.

Karateistja kosovare garoi të mërkurën në kategorinë mbi 68 kilogramë. Ajo e nisi garën me fitore 4:3 ndaj algjerianes Chaima Oudira, ndërsa në luftën e dytë triumfoi 4:2 ndaj sllovenes Zala Maria Zibret, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Orana u përball me portugezen Ana Rita Ferreira De Oliveira. Lufta ishte e fortë, por portugezja arriti të krijojë epërsi 3:0.

Më pas ndodhi një situatë që ndryshoi rrjedhën e përballjes. Pas një aksioni, Orana u ankua se ishte lënduar në sy nga kundërshtarja. Reagimi i saj u vlerësua si i tepruar nga gjyqtarët, të cilët e diskualifikuan nga gara.

Me këtë vendim, Orana humbi edhe të drejtën për të luftuar në garën për medaljen e bronztë, duke e mbyllur kështu pa medalje pjesëmarrjen në “Taranto 2026”.

Orana ishte karateistja e fundit kosovare që garoi në këto Lojëra Mesdhetare. Të mërkurën në tatami dolën edhe Benjamin Shabani dhe Jakup Ajdari.

Shabani garoi në kategorinë mbi 84 kilogramë dhe pësoi humbje 5:0 në luftën e parë nga egjiptiani Tarek Mahmoud. Ai kishte mundësinë për të vazhduar përmes repesazhit, por për shkak të një lëndimi të pësuar në luftën e parë, nuk ishte në gjendje të paraqitej.

Në kategorinë deri në 84 kilogramë, Jakup Ajdari u mposht në luftën e parë dhe më pas edhe në repesazh.

Kosova e mbyll kështu garimin në karate në “Taranto 2026” me një medalje të artë, të fituar të martën nga Islam Selmani. Në total, Kosova garoi me nëntë karateistë, ndërsa Orana ishte ajo që iu afrua më së shumti një medaljeje pas triumfit në dy luftat e para dhe kualifikimit në gjysmëfinale.

Ndërkohë, paraqitje të mira patën edhe dy karateistë kosovarë që garojnë për Shqipërinë.

Blodin Pakashtica shënoi dy fitore në kategorinë mbi 84 kilogramë dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Megjithatë, ai pësoi humbje në gjysmëfinale dhe në luftën për medaljen e bronztë, duke e përfunduar garën në vendin e pestë.

Edhe Melos Gashi arriti deri në gjysmëfinale në kategorinë deri në 84 kilogramë, pas dy fitoreve. Ai humbi në gjysmëfinale dhe më pas edhe në luftën për bronz, duke u renditur po ashtu i pesti.

D.L

Continue Reading

Sport

Shabani dhe Ajdari mbyllin garat në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Benjamin Shabani dhe Jakup Ajdari kanë përfaqësuar Kosovën në karate në kuadër të Lojërave Mesdhetare, të mërkurën.

Shabani garoi në kategorinë mbi 84 kilogramë, por u eliminua që në luftën e parë, pasi pësoi humbje 5:0 nga karateisti egjiptian Tarek Mahmoud.

Përveç humbjes, Shabani pësoi edhe një lëndim, për shkak të të cilit nuk ishte në gjendje të paraqitej në luftën e repesazhit.

Në kategorinë deri në 84 kilogramë garoi Jakup Ajdari, i cili u mposht 6:1 nga marokeni Mehdi Sriti.

Me këto rezultate, Shabani dhe Ajdari e kanë përfunduar garimin në Lojërat Mesdhetare, ndërsa Kosova do të ketë edhe një përfaqësuese në karate.

Të mërkurën garon edhe Fortesa Orana, e cila do të synojë një rezultat sa më të mirë për Kosovën në këtë kompeticion.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara