Lajmet
A do të mbarojë ndonjëherë nafta?
Sasia, e matur me fuçi në një ditë, ndryshon nga viti në vit për një sërë arsyesh.
Published
4 years agoon
By
UBT newsNafta dhe nënproduktet e saj, janë një pjesë thelbësore e botës moderne ku jetojmë.
Ajo mbështet gati çdo aspekt të infrastrukturës sonë të transportit, dhe është në themelin e shumicës së komoditeteve që gëzojmë sot. Atë e përdorim për të furnizuar makinën, por me të prodhohen edhe pjesët e makinës si tapiceria e sediljeve, kroskoti, vaji për kushinetat, për motorin e makinës etj.
Pra nafta është kaq jetike për mënyrën se si ne jetojmë, saqë është thuajse e pamundur të mendohet jeta pa të. Megjithatë nuk ka një furnizim të pakufishëm me naftë dhe lëndë djegëse të tjera fosile. Një ditë ato do të mbarojmë. Çështja nuk është nëse do të ndodhë, por kur kjo do të ndodhë.
Sa naftë përdorim?
Sasia, e matur me fuçi në një ditë, ndryshon nga viti në vit për një sërë arsyesh. Së fundmi, pandemia globale shkaktoi një rënie të madhe të kërkesës për naftë (dhe rrjedhimisht edhe të konsumit). Për shembull, në pranverën e vitit 2020, kërkesa globale për naftë ra me mbi 15 për qind që nga dimri i vitit 2019 për shkak të reduktimit të udhëtimeve ajrore dhe rrugore.
Që atëherë konsumi i naftës është ri–ngritur sërish.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se kërkesa në mbarë botën për naftë do të jetë rreth 100 milionë fuçi në ditë për vitet e ardhshme. Në SHBA, shumica e këtyre fuçive (65 për qind) do të rafinohen në benzinë pa plumb dhe naftë për përdorim në makinat, kamionët dhe autobusët. Pjesa e mbetur prej 35 për qind ndahet midis gazeve natyrore, karburantit të aviacionit, asfaltit, plastikës dhe lubrifikantëve.
Sa naftë ka bota?
Ekzistojnë disa mënyra të ndryshme për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një metodë janë rezervat e vërtetuara. Pra nafta që mendojmë se mund ta nxjerrim nga toka me një kosto të arsyeshme, dhe jo sa është sasia në total. Nëse çmimi i naftës bie shumë, edhe rezervat e vërtetuara në mbarë botën gjithashtu bien, sepse një pjesë e naftës do të kushtojë më shumë për t’u nxjerrë.
Një mënyrë tjetër e dobishme vlerësimi janë rezervat teknikisht të rikuperueshme. Rezervat e provuara vlerësojnë sesa naftë është e mundur të nxirret nga toka. Ana tjetër e asaj medalje janë rezervat e paprovuara: pra naftë që mund të nxirret, por që nuk ka kuptim që ta bëjmë këtë në atë kohë.
Kombinimi i rezervave të vërtetuara dhe të paprovuara, konsiderohen si rezerva teknikisht të rikuperueshme. Sipas vlerësimeve që bën British Petroleum, në vitin 2020 mendohet se bota kishte mbi 1.7 trilionë fuçi rezerva. Ndërkohë mendohet se ka rreth 3 trilionë fuçi rezerva të paprovuara, pra 4 trilionë fuçi që janë teknikisht të rikuperueshme.
Duke pasur parasysh konsumin ditor prej 100 milionë fuçish në ditë, me 4.7 trilionë fuçi në dispozicion, në vazhdim do të kemi naftë edhe për 47.000 ditë, ose për më shumë se 128 vite të tjera me normën tonë aktuale të përdorimit. Dhe kjo duke supozuar se do të jetë ekonomikisht e vlefshme për ta nxjerrë atë nga toka.
Nga vjen nafta?
Ashtu si të gjitha lëndët djegëse fosile, edhe nafta është e përbërë nga lëndë organike: pra nga specie që dikur ishin të gjalla. Ndërsa qymyri krijohet kryesisht nga lëndët bimore, nafta përbëhet kryesisht nga kafshët; në rastin konkret nga planktoni. Raporti më i lartë i proteinave dhe yndyrave, është ai që nxit shndërrimin e tij në naftë dhe jo qymyr.
Pasi këto krijesa të vogla të detit vdesin, bien në fund dhe bëhen pjesë e sedimentit të dyshemesë së detit. Ndërsa më shumë sedimente vazhdojnë që të depozitohen gjatë miliona viteve, lënda organike i nënshtrohet presionit dhe nxehtësisë në rritje, e cila e shndërron sedimentin organik në bitum (asfalt natyror) dhe në një substancë të quajtur kerogjen.
Me rritjen e thellësisë, presionit dhe nxehtësisë, kerogjeni shndërrohet në naftë dhe gaz natyror. Në dallim nga sa mund të imagjinohet nga shumë njerëz, nafta dhe gazi nuk ekzistojnë në rezervuarë të mëdhenj nëntokësorë. Korja e tokës përbëhet kryesisht nga shkëmbinj të fortë.
Disa nga ata shkëmbinj janë porozë (të përshkueshëm), dhe pas miliona vitesh janë të ngopur me ujë, naftë dhe gaz. Për shkak se lëndët djegëse fosile janë më të lehta se uji, ato ngrihen në majë të këtyre shkëmbinjve porozë derisa mbërrijnë në sipërfaqe ose bllokohen nën një shtresë shkëmbore jo poroze.
Historia e nxjerrjes së naftës
Njerëzit e kanë përdorur naftën prej mijëra vitesh. Historiani i Greqisë së Lashtë Herodoti, shkruan se si u ndërtuan muret e Babilonisë duke përdorur bitum, një formë nafte super-viskoze. Rreth shekullit IV Pas Krishtit, në Kinë nisën të shpohen puset e para të naftës, duke përdorur copa hekuri dhe tubat prej bambuje.
Ndërkohë në shekullin XIX, në Persi u zbulua procesi i distilimit të naftës nga Abu Bakr al-Razi, që e përdorte atë për të prodhuar vajguri. Në vitin 1848, shkencëtari skocez XhejmsJang shpiku procesin e distilimit në epokën moderne, duke e shndërruar atë në një ndërmarrje të suksesshme tregtare.
Pak më shumë se një dekadë më vonë, pusi i parë fitimprurës i naftës në botë u shpua në Pensilvani të SHBA-së. Shumica e kompanive të mëdha të naftës që ekzistojnë sot u krijuan në vazhdën e bumit të naftës që pasoi pusin e parë në Pensilvani.
E ardhmja e naftës
Është e pamundur të parashikohet me siguri. Shumëçka do të varet nga tekat e konsumatorëve dhe të qeverive. Nëse konsumatorët do të sillen siç presin ekonomistët, gjatë 25 viteve të ardhshme kërkesa për makina elektrike do të kompensojë kërkesën për naftë me mbi 20 milionë fuçi në ditë.
Natyrisht, nëse do të ketë një rritje të çmimit të naftës për një kohë të gjatë, ka të ngjarë që njerëzit të kalojnë më shpejt tek makinat elektrike. Dhe është po aq e vështirë të parashikosh çmimin e naftës. Pasi nafta konsiderohet si një nga mallrat me çmimin më të paqëndrueshëm në botë.
Përveçse i nënshtrohet ligjeve klasike të kërkesës dhe ofertës, çmimi i naftës është shumë i ndjeshëm ndaj spekulimeve të tregut. Nëse tregtarët madje mendojnë se mund të ketë një ndërprerje në furnizimin me naftë për shkak të luftës apo një fatkeqësie natyrore, çmimet e naftës bruto dhe të derivateve të saj si benzina do të rriten. Tek e fundit ne si konsumatorë, mund të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. / Grunge – Bota.al
Lajmet
Sveçla i përgjigjet ashpër Vulin-it: Deklaratat e tij janë kërcënim i hapur ndaj Kryeministrit Kurti
Published
22 minutes agoon
March 4, 2026By
UBTNews
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të ish-shefit të inteligjencës serbe (BIA), Aleksandar Vulin. Ky i fundit, duke marrë shkas nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, kishte përdorur një analogji me shërbimin izraelit Mossad për të kërcënuar tërthorazi udhëheqësit e Kosovës.
Ndërsa, Sveçla e cilësoi këtë gjuhë si një thirrje të hapur për destabilizim dhe operacione të dhunshme në Ballkan.
Sipas ministrit Sveçla, pyetja e Vulin-it se “kur mundet Izraeli, pse nuk mundemi edhe ne”, është një mesazh i rrezikshëm që synon normalizimin e sulmeve sekrete.
“Të importosh analogji nga një konflikt me dinamikë lufte të hapur… dhe t’i aplikosh ato në raport me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, nënkupton normalizimin e logjikës së operacioneve sekrete si mjet kërcënimi dhe destabilizimi të drejtpërdrejtë”, shkruan Sveçla.
Gjithashtu, ministri rikujtoi se Vulin është një zyrtar i sanksionuar nga SHBA-të për lidhjet e tij me Rusinë dhe se deklaratat e tij reflektojnë mendësinë e vjetër të shërbimeve serbe, të cilat historikisht kanë kryer vrasje politike.
Lidhur me këtë, ai shtoi: “Kur Vulin deklaron se inteligjenca serbe ‘di ta bëjë këtë’, ai i referohet një precedenti të rrezikshëm… Mbetet i papranueshëm tolerimi i gjuhës kërcënuese dhe i aspiratave për veprime të dhunshme apo cenim të sovranitetit.”
Sveçla gjithashtu zbuloi se institucionet e sigurisë kanë ndaluar së fundmi dy bjellorusë dhe një rus, të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Serbia. Sipas tij, këta persona kishin trajnime ushtarake për eksplozivë dhe pajisje që përkonin pikërisht me paralajmërimet e Vulin-it për veprime operative në terren.
Në mbyllje të reagimit të tij, ministri u shpreh i prerë se Kosova nuk do të frikësohet nga asnjë lloj shantazhi që vjen nga Beogradi.
“Institucionet e Republikës së Kosovës… janë të gatshme të përballen me çdo lloj kërcënimi në mënyrë profesionale. E as Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin”, ka njoftuar Mnistri Sveçla.
Lajmet
Vazhdon dëshmia e ekspertit të kriminalistikës në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë
Published
46 minutes agoon
March 4, 2026By
UBTNews
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës po vijon edhe këtë të mërkurë dëshmia e ekspertit të kriminalistikës, Koen Herlaar.
Ai po jep dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët ballafaqohen me akuza për vepra penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Seanca nisi me pyetjet e avokatit Jonathan Elystan Rees, i cili përfaqëson mbrojtjen e Bashkim Smakajt, por me propozim të prokurorisë dhe miratim të gjyqtarit Christoph Gosnell, procedura kaloi shpejt në seancë të mbyllur për publikun.
Herlaar është dëshmitari i dytë i thirrur në këtë rast dhe e ka nisur deklaratën e tij që prej ditës së martë.
Pas përfundimit të dëshmisë së tij, gjykata pritet të dëgjojë dëshmitarin e tretë, i identifikuar me numrin ‘9’. Ky proces pason seancën fillestare të 27 shkurtit 2026, ku të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për pikat e aktakuzës. Po atë ditë nisi edhe dëshminë dëshmitari i parë nën masa mbrojtëse, duke shënuar kështu fillimin e fazës së provave në këtë rast.
Ndërkohë, ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim në Hagë që prej fundit të vitit 2020. Përveç procesit kryesor për krime lufte, ai tashmë po gjykohet edhe për këtë aktakuzë të re të ngritur në vitin 2024, e cila fokusohet specifikisht në pretendimet për ndërhyrje në proceset gjyqësore.
Lajmet
Sot pritet të thirret seanca për presidentin, oraret e mundshme
Published
1 hour agoon
March 4, 2026By
UBTNews
Burime të “Indeksonline”, brenda Kuvendit, bëjnë të ditur se seanca mund të ftohet në ora 13:00 ose në orët e mbrëmjes, raporton Ekonomia online.
Emri i lakuar për kandidat është Glauk Konjufca, ndërsa opozita deri më tani nuk ka paraqitur ndonjë propozim zyrtar për këtë post.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar gjatë ditëve të fundit disa takime me krerët e partive opozitare, përfshirë Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun. Megjithatë, nga këto takime nuk është bërë e ditur nëse është arritur ndonjë dakordim konkret rreth kandidaturës për president.
Ndërkohë, emri i Vjosa Osmanit nuk po përmendet aktualisht si pjesë e diskutimeve të fundit politike, edhe pse ajo mban postin e presidentes.
Mbetet të shihet nëse gjatë seancës së sotme do të ketë propozime zyrtare dhe nëse do të arrihet konsensus mes partive parlamentare për zgjedhjen e presidentit. /Ekonomia online/
Lajmet
Rutte nga Shkupi: KFOR-i mbetet garantues i fuqishëm i sigurisë në Kosovë
Published
19 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Gjatë një vizite zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka rikonfirmuar se misioni i KFOR-it do të mbetet i fuqishëm dhe plotësisht i aftë për të përmbushur detyrat e tij në Kosovë.
Rutte vlerësoi lart partneritetin me Shkupin, duke theksuar se ky shtet ka qenë një mbështetës i kahershëm i forcave paqeruajtëse.
“Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij”, deklaoroi Rutte.
Nga ana tjetër, vetë misioni i KFOR-it ka sqaruar se për momentin nuk ka ndryshime rrënjësore në strukturën apo numrin e forcave të saj, por aleanca rishikon dhe përshtat periodikisht praninë e saj në varësi të zhvillimeve në terren.
Për momentin, në Kosovë shërbejnë mbi 4,600 trupa të KFOR-it, ku Italia prin me mbi 900 ushtarë, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë një rol kyç me rreth 600 trupa të dislokuara.
Sveçla i përgjigjet ashpër Vulin-it: Deklaratat e tij janë kërcënim i hapur ndaj Kryeministrit Kurti
Kosova përballet me Portugalinë në UEFA Femra U17
OpenAI ndalon përdorimin e AI-së për mbikëqyrje ndaj amerikanëve pas reagimeve publike
Vazhdon dëshmia e ekspertit të kriminalistikës në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë
IRGC: Irani ka ‘kontroll të plotë’ mbi Ngushticën e Hormuzit mes kërcënimeve të Trump-it
Sot pritet të thirret seanca për presidentin, oraret e mundshme
Kuptimi shkatërrues i pikturës“Takimi në Shkallët e Kullës”
Vushtrri: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje
Begaj takon akademikët nga Shqipëria e Kosova
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Kulturë3 months agoIvanka Trump zbulon librat për historinë shqiptare: Çfarë e tërheq?
