Magazinë

A do të ketë një sezon të dytë të hitit të Netflix, “Adolescence”?

Published

on

Çështja e një vazhdimi të mundshëm të serialit të Netflix “Adolescence” është gjithnjë e më me interes për fansat. Një nga yjet e dramës së Netflix i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me një vazhdim të mundshëm.

Nëse nuk e keni parë ende “Adolescence” është serial intrigues me katër pjesë rreth një djali të ri, Jamie. i cili arrestohet me armë nga policia, duke menduar se është i dyshuari kryesor në vrasjen e një prej shokëve të shkollës.

Në katër episode, drama ndjek arrestimin e tij, hetimin e policisë, takimin e Jamie me një psikolog dhe ndikimin që arrestimi i djalit të tyre për vrasje pati tek babai i tij Eddie (Stephen Graham) dhe nëna Manda (Christine Tremarco).

Megjithatë, a do të ketë një sezon të dytë?

Drama ka marrë vlerësime të shumta dhe natyrshëm, disa shikues po pyesin për një vazhdim të mundshëm.

Aktorja Christine Tremarco u shfaq në emisionin ‘Lorraine’ dhe ndau mendimet e saj për këtë temë.

Prezantuesi e pyeti nëse kishte një mundësi për një vazhdim, duke thënë se “do të pëlqente të dinte se çfarë do të ndodhte më pas”, por kushdo që shpreson për një vazhdimësi të historisë së Jamie mund të zhgënjehet nga përgjigja e Tremarco.

“Disa njerëz më kanë thënë këtë, por ndoshta kjo është një gjë e mirë sepse të bën të mendosh se çfarë mund të ndodhë pas kësaj. Por unë mendoj se ky është një akt, mendoj se përfundon në episodin e katërt”, tha aktorja.

Kushdo që e ka parë Adoleshencën e di që seriali është i fokusuar në historinë që dëshiron të tregojë. Nuk hyjmë në jetën e personazheve kryesore jashtë serialit dhe nëse historia nuk ka më nevojë për ta, thjesht nuk i shohim më.

Një nga shkrimtarët dhe krijuesit e serialit, Jack Thorne, shpjegoi se nuk e zbulojmë saktësisht çfarë ndodh me Jamie-n, se natyra e xhirimeve të njëfishta e bën të pamundur “prerjen” në diçka tjetër. Ai beson se kjo “inkurajon audiencën të përfshihet më shumë sepse ata e dinë se nuk do ta kuptojnë të gjithë historinë”.

Një fund tronditës

E fundit që shohim Jamie është biseda rrëqethëse me një psikologe, ndërsa për herë të fundit e dëgjojmë duke telefonuar familjen e duke u thënë atyre se do ta ndryshojë mbrojtjen e tij në një pranim fajësie. Shikuesve iu dhanë prova mjaft bindëse se ai ishte vrasësi në episodin e parë, dhe “Adolescence” nuk ofroi përmbajtje tipike që fansat e dramave kriminale shpesh presin.

Nuk kishte pista të rreme, vrasës të fshehtë ose zbulime të papritura, seriali ishte i hapur për historinë që donte të tregonte. Nëse do kishte vazhdim, ndoshta do shihnim dënimin e Jamie pasi u deklarua fajtor, ose “Adolescence” duhej të fillonte një histori të re me kastë të re.

Magazinë

Bebe Rexha tërheq vëmendjen në New York me performancë të re dhe stil të veçantë

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë një performance të fundit në New York, ku u shfaq me një stil të veçantë flokësh me bikodina, duke rikujtuar pamjen e saj nga videoklipi i këngës “Çike Çike”.

Pamja e artistes është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat e kanë lidhur menjëherë me projektin e saj më të ri muzikor, duke e vlerësuar si një qasje kreative në promovimin e identitetit vizual të këngës.

“Çike Çike” është pjesë e albumit të saj të ri “Dirty Blonde”, i cili është publikuar së fundmi dhe shënon një etapë të re në karrierën e saj. Ky është albumi i katërt në studio i Rexhës dhe projekti i parë si artiste e pavarur pas ndarjes nga shtëpia e mëparshme diskografike.

Albumi ka marrë reagime pozitive nga publiku dhe kritika, ndërsa ndër këngët më të komentuara përfshihen “New Religion” në bashkëpunim me Faithless dhe “Sad Girls” në bashkëpunim me David Guetta.

Me energjinë dhe projektet e reja muzikore, Bebe Rexha po vazhdon të forcojë praninë e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj.

Burimi: BBC

/A.K/

Continue Reading

Magazinë

Producenti i njohur Tay Keith gjendet i vdekur në moshën 29-vjeçare

Published

on

Producenti i nominuar për çmimin Grammy, Tay Keith, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Nashville të Tennessee-s, në moshën 29-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se nuk dyshohet për ndonjë vepër penale, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur dhe pritet të përcaktohet pas autopsisë.

Tay Keith ishte i njohur për bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës hip-hop, përfshirë Drake, Travis Scott, Eminem dhe Beyoncé.

Ai arriti famë ndërkombëtare me bashkëprodhimin e hitit “Sicko Mode”, i cili i solli nominimin e parë për Grammy në vitin 2019. Gjatë karrierës së tij ka punuar edhe me artistë të tjerë të njohur si Lil Baby, 21 Savage, J. Cole dhe Sexyy Red.

Burimi: BBC

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Studiuesit zbulojnë dobësi në ChatGPT, OpenAI ndërhyn me masa shtesë

Published

on

Studiues të sigurisë së inteligjencës artificiale kanë ngritur shqetësime pasi zbuluan se versioni më i fundit publik i ChatGPT-së mund të manipulohej për të gjeneruar imazhe me përmbajtje seksuale ose të dhunshme përmes udhëzimeve të modifikuara.

Sipas raportimit të BBC-së, kompania britanike e sigurisë kibernetike Mindgard arriti të anashkalojë disa prej mbrojtjeve të sistemit, duke bërë që modeli të krijonte imazhe grafike dhe shqetësuese.

OpenAI ka reaguar duke deklaruar se pas identifikimit të problemit janë vendosur masa shtesë mbrojtëse për të parandaluar gjenerimin e përmbajtjeve që shkelin rregullat e platformës.

Megjithatë, studiuesit pretendojnë se me ndryshime të vogla në udhëzime, sistemi vazhdonte të prodhonte materiale problematike, përfshirë skena të dhunshme dhe përmbajtje të papërshtatshme.

Sipas ekspertëve të Mindgard, rasti tregon sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen kompanitë e inteligjencës artificiale në kontrollin e përmbajtjes së gjeneruar nga modelet e avancuara.

/A.K/

Continue Reading

Magazinë

“The Devil Wears Prada 2” kalon 620 milionë euro fitime në kinema

Published

on

Filmi “The Devil Wears Prada 2” po shënon sukses të madh në kinematë botërore, duke arkëtuar mbi 620 milionë euro në arkat globale.

Me këtë rezultat, franshiza ka tejkaluar shifrën prej 900 milionë eurosh fitime, kur llogaritet edhe filmi origjinal “The Devil Wears Prada”, i cili kishte gjeneruar rreth 300 milionë euro.

Që nga premiera në fillim të majit, filmi ka dominuar në kinema, duke mbledhur rreth 200 milionë euro në Amerikën e Veriut dhe 420 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.

Në suksesin e vazhdimit ka ndikuar edhe rikthimi i kastit origjinal, ku luajnë Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci.

Filmi sjell ngjarjet dy dekada pas historisë së parë, duke ndjekur rikthimin e Andy Sachs në botën e modës dhe revistës “Runway”.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara