Kulturë

A do të jenë ndonjëherë njerëzit të pavdekshëm?

Njeriu që ka jetuar më shumë deri tani është Zhan Kalment nga Franca.

Published

on

Nga Patrick Pester

Nëse je njeri, do të vdesësh! Ky nuk është mendimi më ngushëllues i mundshëm. Por vdekja është çmimi i pashmangshëm që duhet të paguajmë të gjithë, për shkakun e të qenit gjallë. Megjithatë njerëzit, po bëhen gjithnjë e më të aftë në shtyrjen e datës së vdekjes, pasi ilaçet dhe teknologjitë tona po përparojnë vazhdimisht.

Nëse jetëgjatësia e njeriut do të vazhdon të rritet, a mund të bëhemi ne një ditë të pavdekshëm? Përgjigja varet nga ajo që mendoni se do të thotë të jesh një njeri i tillë.

“Unë nuk mendoj se kur njerëzit pyesin mbi pavdekësinë, ata nënkuptojnë në fakt pavdekësinë e vërtetë”-thotë Suzan Shnajder, filozofe dhe drejtoreshë themeluese e Qendrës për Mendjen e së Ardhmes në Universitetin Atlantik të Floridas. “Nëse dikush, do tapërmirësonte trurin dhe trupin e tij për të jetuar një kohë vërtet të gjatë, ai sërish nuk do të ishte në gjendje të jetonte përtej fundit të Universit”- thekson ajo.

Shkencëtarët presin që një ditë Universi të shkatërrohet. Por disa shkencëtarë kanë spekuluar për mbijetesën edhe pas kësaj ngjarjeje, siç mendon eksperti Xhon Horgan. Gjithsesi nuk ka gjasa që ndonjë nga njerëzit e gjallë të përjetojë zhdukjen e Universit.

Shumë njerëz plaken dhe vdesin. Për të jetuar pafundësisht, ne duhet që të ndalim plakjen e trupit. Një grup kafshësh mund ta kenë zgjidhur tashmë këtë problem, prandaj kjo ide nuk është dhe aq e çuditshme sa na duket.

Hidra janë jo–vertebrorë të vegjël, të ngjashëm me kandilët detit. Ato kanë një qasje të jashtëzakonshme ndaj plakjes. Hidrat përbëhen kryesisht nga qeliza burimore që ndahen vazhdimisht për të krijuar qeliza të reja, kur vdesin qelizat e tyre të vjetra.

Fluksi i vazhdueshëm i qelizave të reja, i jep mundësi hidrës të përtërijë veten dhe të qëndrojë përgjithmonë e re. “Këto specie duket se nuk plaken ndonjëherë, kështu që ato janëpotencialisht të pavdekshme”- thotë Daniel Martinez, profesor i biologjisë në Kolegjin Pomona në Klermont, Kalifornia.

Rastri i hidrës tregon se kafshët nuk mund të plaken. Por kjo nuk do të thotë se njerëzit mund të përsërisin zakonet e tyre rigjeneruese. Me një gjatësi prej vetëm 10 milimetrash, hidrat janë të vogla dhe nuk kanë organe. “Ne nuk mund të kopjojmë proceset e tyre, pasi trupat tanë janë super kompleksë”-thekson Martínez.

Njerëzit kanë qeliza burimore që mund të riparohen dhe madje të rigjenerojnë pjesë të trupit, si për shembull mëlçia. Por trupi i njeriut nuk është i përbërë tërësisht nga këto qeliza, siç ndodh janë hidrat. Kjo gjë ndodh sepse njerëzit kanë nevojë për qeliza për të kryer funksione të tjera, përveç ndarjes dhe krijimit të qelizave të reja.

Për shembull, qelizat tona të kuqe të gjakut e transportojnë oksigjenin nëpër trup. “Ne i nxisim qelizat të angazhohen për një funksion, dhe duke e bërë këtë, ato e humbasin aftësinë për t’u ndarë. Pra ndërsa qelizat plaken, po kështu ndodh edhe me ne”- shton eksperti.

Ne nuk mund t’i flakim tej qelizat tona të vjetra siç bëjnë hidrat, pasi kemi nevojë për to. Për shembull, neuronet në tru transmetojnë informacionet. “Ne nuk duam që ato të zëvendësohen. Pasi përndryshe, ne nuk do të kujtojmë dot asgjë”-deklaron Martinez.

“Hidra mund të frymëzojë kërkime, që t’i lejojnë njerëzit të kenë një jetë më të shëndetshme. Për shembull, duke gjetur mënyra sesi qelizat tona të funksionojnë më mirë me kalimin e moshës”- thekson më tej ai. Gjithsesi Martinez, beson se njerëzit nuk do të arrijnë asnjëherënjë pavdekësi të tillë biologjike.

Gjithsesi ai mendon se njerëzit tashmë janë të aftë të arrijnë një formë të pavdekësisë. “Unë gjithmonë them se ne njerëzit jemi të pavdekshëm. Shkrimtarët janë për mua të pavdekshëm, pasi ata ndikojnë ende tek ne pas kaq shumë vitesh. Pra unë mendoj se njerëzit do tëmbijetojnë përmes trashëgimisë së tyre”- thotë ai.

Njeriu që ka jetuar më shumë deri tani është Zhan Kalment nga Franca, që vdiq në moshën 122 vjeçare në vitin 1997. Në një studim të këtij viti, të botuar në revistën “Nature Communications“, studiuesit raportuan se njerëzit mund të jenë në gjendje të jetojnë deri në maksimumi 120–150 vjet, pas së cilës, studiuesit parashikojnë një humbje të plotë të aftësisë së trupit për t’u rikuperuar nga gjëra si sëmundja apo dëmtimet.

Për të jetuar përtej këtij kufiri, njerëzit do të duhet të ndalojnë plakjen e qelizave dhe të parandalojnë sëmundjet. Ata mund të jenë në gjendje të jetojnë përtej kufijve të tyre biologjikë falë përparimeve të ardhshme teknologjike që përfshijnë nanoteknologjinë.

Konkretisht përmes prodhimit të materialeve në një shkallë nano, më pak se 100 nanometra (1 miliardi i metrit). Pajisje kaq të vogla mund të udhëtojnë në gjak, dhe ndoshta të parandalojnë plakjen, duke e riparuar dëmtimin e qelizave me kalimin e kohës.

Po ashtu e ashtuquajtura Nanotech, mund të shërojë sëmundje të caktuara, përfshirë disa lloje kanceri, duke zhdukur qelizat kanceroze nga trupi. Ndërsa teknologjia po përparon, futuristët parashikojnë dy arritje përcaktuese. E para është veçantia, në të cilën ne do të dizajnojmë inteligjencën artificiale (AI) mjaftueshëm të zgjuar për të ridizajnuar vetveten, e cila do të bëhet progresivisht më e zgjuar, derisa të jetë shumë më superiore krahasuar me inteligjencënsonë.

Hapi i dytë është pavdekësia virtuale, ku ne do të jemi në gjendje të skanojmë trurin tonë, dhe të transferohemi në një mjedis jo-biologjik, si një kompjuter. Studiuesit tashmë kanë hartëzuar lidhjet nervore të një krimbi të rrumbullakët (Caenorhabditis elegans ).

Si pjesë e projektit “OpenWorm”, ata simuluan trurin e krimbit në një softuer që përsëriste lidhjet nervore dhe e programuan atë softuer për të drejtuar një robot Lego. Më pas vetëroboti nisi të sillej si një krimb i rrumbullakët.

Shkencëtarët nuk janë ende afër krijimit të një harte me lidhjet midis 86 miliardë neuroneve të trurit të njeriut (krimbat e rrumbullakët kanë vetëm 302 neurone), por përparimet në inteligjencën artificiale mund të na ndihmojnë të arrijmë në atë pikë.

Marrë me shkurtime “Live Science” / Bota.al

Lajmet

Mbi 10 mijë vizitorë në natën e parë të Festës së Birrës në Korçë

Published

on

Edicioni i 20-të i Festës së Birrës ka nisur në hapësirën e re të Polit të Eventeve në Drenovë, duke mbledhur mbi 10 mijë vizitorë në natën e parë.

Më 12 gusht, arena e re u mbush me qytetarë, turistë dhe vizitorë nga vende të ndryshme, ndërsa festa solli muzikë, gastronomi, birrë dhe argëtim.

Kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi pamje nga nata e parë, duke theksuar pjesëmarrjen e lartë dhe potencialin e hapësirës së re për organizimin e eventeve të mëdha.

Sipas tij, numri i sipërmarrjeve të përfshira në këtë edicion është trefishuar krahasuar me vitin e kaluar.

Zhvendosja në Polin e Eventeve në Drenovë i jep festivalit një dimension të ri, pasi hapësira është konceptuar për koncerte dhe aktivitete të mëdha kombëtare e ndërkombëtare.

Për vizitorët është siguruar edhe transport falas, me autobusë që nisen çdo 15 minuta nga ish-Agjencia në Pazarin e Vjetër drejt zonës së festivalit. Arena ka rreth 1 mijë vende parkimi dhe hapësira të dedikuara për koncerte, gastronomi dhe familje.

Festa do të vijojë edhe gjatë netëve në vazhdim, ndërsa hyrja për publikun është falas./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Turqi

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar mbrëmë dy shfaqje në kuadër të edicionit të 23-të të “International Bodrum Ballet Festival” në Turqi.

Trupa kosovare solli në skenë shfaqjet “Bolero”, me koreografi të Mehmet Balkan, dhe “Correr o Fado”, me koreografi të Daniel Cardoso.

Performancat u pritën ngrohtësisht nga publiku në Bodrum dhe u shoqëruan me duartrokitje të gjata, duke shënuar një tjetër prezantim ndërkombëtar të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Kjo ishte pjesëmarrja e parë e trupës kosovare në këtë festival, i cili mbledh artistë dhe trupa baleti nga vende të ndryshme të botës.

Shfaqjet “Bolero” dhe “Correr o Fado” u prezantuan sërish mbrëmjen e 13 gushtit në skenën e festivalit në Bodrum./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria ndan 100 mijë euro për DokuFestin

Published

on

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për mbështetjen e realizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 32-të të Qeverisë, të mbajtur më 13 gusht 2026.

Sipas Qeverisë, mbështetja financiare për DokuFestin konsiderohet investim në promovimin ndërkombëtar të Kosovës, pasi festivali çdo vit sjell në Prizren artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se DokuFesti krijon mundësi për prezantimin e kulturës, krijimtarisë dhe identitetit të Kosovës para publikut ndërkombëtar.

Qeveria vlerëson se festivali, përmes shtrirjes dhe reputacionit të tij ndërkombëtar, kontribuon edhe në promovimin e Kosovës si vend me skenë të zhvilluar kulturore, potencial turistik dhe kreativ, si dhe në diplomacinë publike e kulturore të vendit.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendime për emërimin e komisioneve të pranimit për pozita të larta drejtuese në institucione dhe agjenci të ndryshme shtetërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Qindra mysafirë ndërkombëtarë zgjedhin Prizrenin gjatë DokuFestit

Published

on

Festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest është në kulmin e prezantimit të planprogramit të tij për edicionin e 25-të.

Për çerek shekulli rresht, ky festival në qytetin e Prizrenit ka pritur e përcjellë turistë nga e gjithë bota. Janë të shumtë ata që e ruajnë vizitën në Kosovë ta bëjnë pikërisht në ditët e Doku Festit, pasi siç shprehen ata, e shijojnë çdo resurs që ka qyteti i preferuar i tyre.

Përpos bukurive që u ofron Prizreni, ata kënaqësinë thonë se e kanë në ushqimin që u shërbehet atyre.

“Ushqimin gjithmonë e shijoj restorantet nëpër qytet janë shumë të bukura ushqimi lokal është i mrekullueshëm”, tha Hafty Buthummer, turiste nga Austria.

“Këtu vij që kur kam qenë i vogël, vij çdo verë në Prizren, ushqimin e dua shumë, vendi me pëlqen, qyteti gjithashtu, dhe jam duke e shijuar shume me familjen së bashku”, tha nga Amerika, Ronald Remi.

“Më pëlqejnë qebapat shumë, mishi gjithashtu, por më shumë kam qenë e angazhuar në shikimin e filmave”, ka deklaruar Hana Zorhrabi, turiste nga Irani .

Mbi 250 deri në 300 mysafirë filmbërës dhe personalitete të kinematografisë botërore janë të ftuar në DokuFestin 2026, të cilët janë akomoduar në shtëpi private dhe hotele në qendër të qytetit thotë Zana Meta.

“Shumica e hoteleve i kemi afër qendrës kështu që kanë kërkesë që më qenë sa ma afër për shkak se të gjitha kinematë i kemi brenda qendrës përveç njërës, kështu që kërkojnë që me i pasë të gjitha sa më afër se edhe shumica kanë qejf me shiju atë farë ndjenjën me qenë lokal i Prizenit”, tha Zana Meta.

Ky vërshim i turistëve në DokuFest dhe jo vetëm, po i jep një shtytje ekonomisë lokale të Prizrenit.

“Është e zakonshme përgatitja dhe them që për me arritë atë që kërkohet të kemi shërbim sa më të mirë besojë që edhe e di që të gjithë e shtojmë edhe numrin e punëtorëve, numrin edhe të shërbimit edhe gjithçka sa ma efikase dhe që ata të marrin shërbime më të mirë të mundshëm”, tha Ilir Shala, kryetar i shoqatës së Gastronomëve të Prizrenit.

“Po mundohemi me ruajtur traditën, pra tradicionalen, por kemi edhe bakllava tjera, ka interesim të mjaftueshëm edhe me llojllojshmëri që e posedojmë”, tha afaristi Sabir Shabani.

Secila ditë e festivalit ka bërë që atmosfera në Prizren të jetë e veçantë./rtk/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara