Lajmet

​A do ketë Kosova energji elektrike gjatë sezonit të dimrit?

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po planifikon që të rrisë prodhimin e energjisë elektrike për sezonin e dimrit, por nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) konsiderojnë se kërkesa për konsum është më e madhe sesa prodhimi vendor. Sipas KESCO-s edhe këtë vit do të ketë nevojë për import të energjisë elektrike nga Shqipëri dhe Hungaria.

Përveç kësaj, zyrtarë të KESCO-s paralajmërojnë se nëse vazhdon importi me çmime të larta dhe vlerë të madhe, kjo mund të reflektojë në tarifat e vitit të ardhshëm për konsumatorët.

Në anën tjetër zëdhënësi KEK-ut, Skënder Bucolli në një prononcim tregon se dy njësi në këtë korporatë kanë qenë në remont (riparim), potencon se planifikojnë që të ketë më shumë sasi të energjisë elektrike sesa vitin e kaluar.

Korporata Energjetike e Kosovës planifikon që të prodhojë një sasi pak më shumë se vitin e kaluar, megjithatë kjo varet edhe prej kushteve atmosferike të cilat ndikojnë edhe në cilësinë e thëngjillit…KEK në këta muajt e verës bënë parapërgatitjet për sezonin dimërore dhe disa prej njësive për kohë të gjatë siç e theksuam te ‘Kosova B’, dy njësi nga 35 ditë kanë qenë në remont të rregullt vjetor. Pavarësisht kësaj, KEK ka arritur që nga muaji janar deri në muajin shtator në termocentralin ‘Kosova A’ të prodhojë afër 1.7 milionë megavat energji elektrike. Në ‘Kosovën B’ ka arritur të prodhojë 3 milionë megavat energji elektrike. Ndërkohë që shifra është afro 6 milionë ton edhe e prodhimit të thëngjillit…Kemi krijuar rezerva të mjaftueshme të thëngjillit edhe në deponi edhe të shpalosura në djerrina dhe sipas të gjitha gjasave nuk presim që të kemi ndonjë telashe gjatë sezonit dimëror“, thotë Bucolli.

Bucolli thotë se në periudhën janar-shtator të viti 2023 është prodhuar mbi 4 milionë megavat orë energji elektrike dhe mbi 5 milionë ton thëngjill.

Ndërkaq, zëdhënësja në KESCO, Margarita Rashiti thotë se furnizimi me energji elektrike për konsumatorët gjatë stinës së dimrit varet nga disa faktorë.

Ajo thekson se janë të obliguar që të importojnë energji elektrike rreth 600 megavat për orë nga shtetet e tjera me të njëjtin çmim siç e blejnë edhe vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Sa i përket çështjes se si do të jetë dimri, këtë gjë nuk e dimë sepse kjo varet nga shumë faktorë. Fillimisht varet sesa prodhon prodhuesi vendor e më pastaj edhe sa është kërkesa për konsum. Rrjedhimisht sa herë që shkaktohet ky (gep) në mes të kërkesës për konsum dhe prodhimit vendor ne duhet ta importojmë atë energji elektrike. Përpos që blejmë energji elektrike nga KEK-u, normalisht që ne blejmë edhe nga burimet e ripërtëritshme. Import do të ketë gjithsesi. Ne edhe në këtë periudhë jemi duke importuar energji elektrike, sepse prodhuesi vendor arrin të mbulojë vetëm 850 megavat (për orë), kërkesa për konsum është 1200-1300 megavat (për orë) varësisht nga faktorët e jashtëm që nuk varen prej nesh. Për 600 megavat (për orë) ne duhet ta importojmë atë nga burësa (berëza) ndërkombëtare dhe ne si Kosovë pavarësisht që nuk jemi në Bashkimin Evropian, ne duhet ta blejmë energjinë elektrike apo megavatin në bursat ndërkombëtarëve me çmim të njëjtë se si e blejnë ndoshta edhe vendet e tjera që janë pjesë e Bashkimit Evropian“, thotë Rashiti.

Përveç kësaj, Rashiti thekson se nëse vazhdon importi me çmime të larta dhe vlerë të madhe, kjo mund të reflektojë në rritjen e tarifave në vitin e ardhshëm për qytetarët konsumator.

Në kohën e krizës energjetike atëherë një megavat ndoshta ka shkuar deri në 700-800 euro. Mandej, lëvizin çmimet ndoshta varësisht edhe sipas tregut, por që për këtë vit ende nuk e kemi vërejtur ndonjë rritje shumë të madhe. Nëse vazhdohet me import me çmime të larta dhe vlerë shumë të madhe, kjo mund të reflektojë edhe në tarifat e vitit të ardhshëm”, thekson Rashiti.

Lidhur me këtë, eksperti i energjisë Arben Kllokoqi thotë se në situata të tilla ku kërkesa për konsum rritet dhe tarifa nuk e mbulon koston, mund të bëhet thirrje për kursim sa më të madh të energjisë elektrike.

Mundet që nëse çmimet janë shumë të larta që tarifa e cila është ekzistuese të mos i mbulojë të gjitha kostot por prapë është vështirë të spekulohet se për çfarë çmime dhe çfarë sasie të importit që mund të ndikojë në rritjen e tarifës…03:13 Nëse KEK-u nuk mund të mbulojë kërkesën që është në Kosovë e që është në rritje dhe gjeneratorët e tjerë, është Ujmani dhe të tjerë me erë dhe solarë. Nëse prodhimi në Kosovë nuk mund ta mbulojë konsumin është vështirë të imagjinohet diçka në afatshkurtë që mund të bëhet. Zakonisht kur ka situata edhe në Evropë mund të ketë thirrje për të kursyer sa më shumë sidomos në periudha të caktuara”, thotë Kllokoqi.

Ndërkaq, nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) tregojnë për mbulueshmërinë e prodhimit të energjisë në vend dhe ato të importit.

Përveç këtyre, nga KESCO tregojnë se çdo muaj vetëm 13.6 për qind të konsumatorëve kanë tejkaluar bllok tarifën apo kanë shpenzuar mbi 800 kilovat.

Derisa në dy vitet e fundit ka pasur dy herë rritje të tarifave të energjisë elektrike. Në prill të vitit 2023, ZRRE vendosi që tarifa të rritet për 15.4 për qind. Po ashtu ZRRE-ja edhe më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kËh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

Botë

Turqia do të bisedojë me Hamasin për planin amerikan të Gazës

Published

on

By

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi më parë “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Përfaqësuesit turq do të marrin pjesë në diskutimet me delegacionin e Hamasit mbi planin e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi më parë “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, pasi udhëheqësi amerikan siguroi mbështetjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për një propozim paqeje të sponsorizuar nga SHBA-të.

Unë përgëzoj përpjekjet dhe lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump që synojnë ndalimin e gjakderdhjes në Gaza dhe arritjen e një armëpushimi”, tha Erdogan, i cili u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë në gjashtë vjet javën e kaluar.

Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në proces “me qëllim krijimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të pranueshme për të gjitha palët”, shtoi ai në X.

Një burim nga Ministria e Jashtme turke tha vonë të hënën se ministri i Jashtëm Hakan Fidan kishte diskutuar propozimin e Trump me homologët e Arabisë Saudite, Katarit dhe Jordanisë në një telefonatë./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Zyra e BE-së bën thirrje për një proces të drejtë në zgjedhjen e një anëtari të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Published

on

By

Zyra e BE-së në Kosovë përmes një komunikate për media, kanë kërkuar që anëtari i ri i Këshillit Prokurorial të zgjidhet përmes një procesi të drejtë që tërheq kandidat të mirë për të njejtën pozitë.

Pas njoftimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për një anëtar të ri, BE-ja në Kosovë bën thirrje për një proces të drejtë që tërheq kandidatë të fortë dhe siguron zgjedhjen e një anëtari, integriteti dhe profesionalizmi i të cilit do të forcojë sistemin prokurorial të Kosovës në dobi të publikut”, thuhet në njoftimin e Zyrës.

Nga Zyra e BE-së kanë thënë se do ta monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarit të ri të KPK-së.

Duke pasur parasysh rëndësinë e reformës së vazhdueshme të Këshillit, siç përcaktohet në ndryshimet e fundit në Ligjin për KPK-në, BE-ja do të monitorojë nga afër procesin e përzgjedhjes.Procedurat transparente dhe të bazuara në meritë janë thelbësore për përparimin e vazhdueshëm të Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE.”, përfundon reagimi./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Dugolli intervistohet nga Prokuroria Speciale

Published

on

By

Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës si i pandehur për akuza të “nxitjes së urrejtjes”.

Padi kundër tij është ngritur nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shpend Istogu, i biri i Ajet Istogut.

Dugolli thotë se gjatë viteve ’80 ka qenë viktimë e dhunës fizike, psikike dhe emocionale nga Ajet Istogu dhe se kjo dhunë ka lënë pasoja edhe në shëndetin e tij.

Padia është ngritur nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Shpend Istogu, djali i ish-oficerit famëkeq të UDB-së, Ajet Istogu, i njohur për torturat e rënda ndaj të rinjve, intelektualëve dhe punëtorëve shqiptarë gjatë viteve ’80”, ka shkruar Dugolli.

Ai ka shtuar se për familjarët që ngrenë padi, nuk ka kërkuar të mbrojnë krimet e të afërmit të tyre, por të tregojnë pak dinjitet, qoftë edhe në formën e heshtjes.

Unë nuk kam çfarë të tërheq nga ajo që kam deklaruar. Përkundrazi, kam bërë denoncime publike dhe do të vazhdoj t’i bëj. Unë prisja të intervistohesha si viktimë dhe dëshmitar i krimeve të rënda të kryera ndaj të burgosurve politikë. Nuk e kam pritur kurrë të intervistohem për këso lloj pretendime”, ka shkruar Dugolli.

Në të kaluarën, Dugolli ka përmendur emrat e disa shqiptarëve që sipas tij kanë punuar për UDB-në dhe kanë kryer tortura. Ndër emrat që ka përmendur janë: Ajet Istogu, Isa Bunjaku, Lutfi Ajazi, Hamëz Hajra dhe Tahir Shala./D.B/EO

Continue Reading

Botë

Sulmi me dronë rus vret një familje të tërë ukrainase

Published

on

By

Një familje e tërë, një çift i martuar dhe dy djemtë e tyre të vegjël janë vrarë në një sulm me dron rus gjatë natës në rajonin verilindor Sumy të Ukrainës, thanë zyrtarët lokalë.

Kreu rajonal Oleh Hryhorov tha se një ndërtesë banimi u godit në fshatin Chernechchyna. Trupat e dy fëmijëve, të moshës katër dhe gjashtë vjeç, dhe të prindërve të tyre u nxorën më vonë nga rrënojat, shkruan BBC.

Forca ajrore e Ukrainës tha se njësitë e saj qëlluan 46 nga 65 dronë rusë në të gjithë vendin – por pati 19 goditje të drejtpërdrejta në gjashtë vende.

Ushtria ruse nuk ka komentuar. Në një deklaratë, tha se 81 dronë ukrainas u shkatërruan gjatë natës në pesë rajone ruse./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara