Lajmet

​A do ketë Kosova energji elektrike gjatë sezonit të dimrit?

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po planifikon që të rrisë prodhimin e energjisë elektrike për sezonin e dimrit, por nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) konsiderojnë se kërkesa për konsum është më e madhe sesa prodhimi vendor. Sipas KESCO-s edhe këtë vit do të ketë nevojë për import të energjisë elektrike nga Shqipëri dhe Hungaria.

Përveç kësaj, zyrtarë të KESCO-s paralajmërojnë se nëse vazhdon importi me çmime të larta dhe vlerë të madhe, kjo mund të reflektojë në tarifat e vitit të ardhshëm për konsumatorët.

Në anën tjetër zëdhënësi KEK-ut, Skënder Bucolli në një prononcim tregon se dy njësi në këtë korporatë kanë qenë në remont (riparim), potencon se planifikojnë që të ketë më shumë sasi të energjisë elektrike sesa vitin e kaluar.

“Korporata Energjetike e Kosovës planifikon që të prodhojë një sasi pak më shumë se vitin e kaluar, megjithatë kjo varet edhe prej kushteve atmosferike të cilat ndikojnë edhe në cilësinë e thëngjillit…KEK në këta muajt e verës bënë parapërgatitjet për sezonin dimërore dhe disa prej njësive për kohë të gjatë siç e theksuam te ‘Kosova B’, dy njësi nga 35 ditë kanë qenë në remont të rregullt vjetor. Pavarësisht kësaj, KEK ka arritur që nga muaji janar deri në muajin shtator në termocentralin ‘Kosova A’ të prodhojë afër 1.7 milionë megavat energji elektrike. Në ‘Kosovën B’ ka arritur të prodhojë 3 milionë megavat energji elektrike. Ndërkohë që shifra është afro 6 milionë ton edhe e prodhimit të thëngjillit…Kemi krijuar rezerva të mjaftueshme të thëngjillit edhe në deponi edhe të shpalosura në djerrina dhe sipas të gjitha gjasave nuk presim që të kemi ndonjë telashe gjatë sezonit dimëror“, thotë Bucolli.

Bucolli thotë se në periudhën janar-shtator të viti 2023 është prodhuar mbi 4 milionë megavat orë energji elektrike dhe mbi 5 milionë ton thëngjill.

Ndërkaq, zëdhënësja në KESCO, Margarita Rashiti thotë se furnizimi me energji elektrike për konsumatorët gjatë stinës së dimrit varet nga disa faktorë.

Ajo thekson se janë të obliguar që të importojnë energji elektrike rreth 600 megavat për orë nga shtetet e tjera me të njëjtin çmim siç e blejnë edhe vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Sa i përket çështjes se si do të jetë dimri, këtë gjë nuk e dimë sepse kjo varet nga shumë faktorë. Fillimisht varet sesa prodhon prodhuesi vendor e më pastaj edhe sa është kërkesa për konsum. Rrjedhimisht sa herë që shkaktohet ky (gep) në mes të kërkesës për konsum dhe prodhimit vendor ne duhet ta importojmë atë energji elektrike. Përpos që blejmë energji elektrike nga KEK-u, normalisht që ne blejmë edhe nga burimet e ripërtëritshme. Import do të ketë gjithsesi. Ne edhe në këtë periudhë jemi duke importuar energji elektrike, sepse prodhuesi vendor arrin të mbulojë vetëm 850 megavat (për orë), kërkesa për konsum është 1200-1300 megavat (për orë) varësisht nga faktorët e jashtëm që nuk varen prej nesh. Për 600 megavat (për orë) ne duhet ta importojmë atë nga burësa (berëza) ndërkombëtare dhe ne si Kosovë pavarësisht që nuk jemi në Bashkimin Evropian, ne duhet ta blejmë energjinë elektrike apo megavatin në bursat ndërkombëtarëve me çmim të njëjtë se si e blejnë ndoshta edhe vendet e tjera që janë pjesë e Bashkimit Evropian“, thotë Rashiti.

Përveç kësaj, Rashiti thekson se nëse vazhdon importi me çmime të larta dhe vlerë të madhe, kjo mund të reflektojë në rritjen e tarifave në vitin e ardhshëm për qytetarët konsumator.

“Në kohën e krizës energjetike atëherë një megavat ndoshta ka shkuar deri në 700-800 euro. Mandej, lëvizin çmimet ndoshta varësisht edhe sipas tregut, por që për këtë vit ende nuk e kemi vërejtur ndonjë rritje shumë të madhe. Nëse vazhdohet me import me çmime të larta dhe vlerë shumë të madhe, kjo mund të reflektojë edhe në tarifat e vitit të ardhshëm”, thekson Rashiti.

Lidhur me këtë, eksperti i energjisë Arben Kllokoqi thotë se në situata të tilla ku kërkesa për konsum rritet dhe tarifa nuk e mbulon koston, mund të bëhet thirrje për kursim sa më të madh të energjisë elektrike.

“Mundet që nëse çmimet janë shumë të larta që tarifa e cila është ekzistuese të mos i mbulojë të gjitha kostot por prapë është vështirë të spekulohet se për çfarë çmime dhe çfarë sasie të importit që mund të ndikojë në rritjen e tarifës…03:13 Nëse KEK-u nuk mund të mbulojë kërkesën që është në Kosovë e që është në rritje dhe gjeneratorët e tjerë, është Ujmani dhe të tjerë me erë dhe solarë. Nëse prodhimi në Kosovë nuk mund ta mbulojë konsumin është vështirë të imagjinohet diçka në afatshkurtë që mund të bëhet. Zakonisht kur ka situata edhe në Evropë mund të ketë thirrje për të kursyer sa më shumë sidomos në periudha të caktuara”, thotë Kllokoqi.

Ndërkaq, nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) tregojnë për mbulueshmërinë e prodhimit të energjisë në vend dhe ato të importit.

Përveç këtyre, nga KESCO tregojnë se çdo muaj vetëm 13.6 për qind të konsumatorëve kanë tejkaluar bllok tarifën apo kanë shpenzuar mbi 800 kilovat.

Derisa në dy vitet e fundit ka pasur dy herë rritje të tarifave të energjisë elektrike. Në prill të vitit 2023, ZRRE vendosi që tarifa të rritet për 15.4 për qind. Po ashtu ZRRE-ja edhe më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kËh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

Vendi

Protestat kundër vrasjes së grave vazhdojnë për të dytën ditë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Published

on

Protestat kundër vrasjes së grave në Kosovë kanë vazhduar edhe sot, për të dytën ditë radhazi, me pankarta që kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, duke reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Ata po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe ndjekjen penale të personave që, sipas protestuesve, kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, gjatë fjalimit para ndërtesës së Qeverisë, ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të organizatorëve.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, Arlinda Nallbani Gacaferrin. Ndaj tyre është hapur procedurë disiplinore dhe është themeluar një panel hetimor për trajtimin e rastit.

Edhe Policia e Kosovës ka pezulluar nga puna 11 zyrtarë policorë për mënyrën e trajtimit të rastit të Zekajt, e cila u vra nga ish-kunati i saj.

Protestë kundër vrasjes së grave dhe për kërkimin e përgjegjësisë institucionale ishte mbajtur edhe një ditë më parë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi mobiliteti Erasmus+ KA171 në Sapienza University of Rome – Itali

Published

on

By

UBT hap thirrjen për studentët e nivelit Bachelor nga programet Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Juridik, Psikologji, Inxhinieri e Mekatronikës, Studime të Sigurisë, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, Arkitekturë, si dhe Media dhe Komunikim, për mobilitet studentor në Sapienza University of Rome, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për semestrin pranveror të vitit akademik 2026/2027.

Sapienza University of Rome është një nga universitetet më të mëdha dhe më të njohura publike në Itali, me traditë të gjatë akademike dhe një gamë të gjerë programesh studimore dhe kërkimore.

Linku për aplikim

Afati i fundit për aplikim: 02.11.2026

Kujdes: Thirrja do të qëndrojë e hapur vetëm për 4 ditë!

Pas përfundimit të afatit, aplikimet do të shqyrtohen sipas kritereve të përcaktuara. Kandidatët që kalojnë fazën e parë të vlerësimit do të ftohen për intervistë, ndërsa studentët e përzgjedhur do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në Sapienza University of Rome.

Ftojmë të gjithë studentët nga programet përkatëse që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të studiuar në një nga universitetet më prestigjioze të Italisë, për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të zhvilluar më tej kompetencat e tyre akademike dhe profesionale.

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: [email protected].

Continue Reading

lajme

Një dashuri e shkruar në letra dhe e ruajtur nga historia

Published

on

By

Në Reporting House, në Prishtinë, ekspozita “Një mur na ndan ” sjell para vizitorëve një histori të veçantë dashurie, përkushtimi dhe idealizmi përmes mbi 50 letrave të shkëmbyera ndërmjet çiftit të UÇK-së, Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, si dhe eksponateve të tjera që dokumentojnë rrugëtimin e tyre. Letrat u shkruan kryesisht gjatë kohës kur Fehmiu vuante dënimin si i burgosur politik në burgun e Stara Gradishkës në Kroaci.

Përmes fjalëve të shkruara, Xheva dhe Fehmiu ndanin mallin, emocionet dhe ëndrrat për një jetë të përbashkët, pavarësisht largësisë që i ndante. Letrat, të zbukuruara me lule të vizatuara, shkronja të shkruara me ngjyra kuqezi, poezi dhe prozë, dëshmojnë jo vetëm dashurinë e tyre të thellë, por edhe formimin intelektual, bindjet dhe përkushtimin ndaj Kosovës.

Ato pasqyrojnë dy njerëz që, krahas lidhjes personale, i bashkonte edhe ideali për lirinë e vendit. Një element i veçantë i ekspozitës është edhe kostumi i kuq i Xhevës, të cilin ajo e veshi kur u vendos në familjen Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit, pas vendimit për ta pritur Fehmiun gjatë viteve të burgimit.

Kjo veshje shënon një moment të rëndësishëm të jetës së tyre dhe e lidh historinë personale të çiftit me rrugëtimin e tyre atdhetar. Përveç letrave dhe veshjes, ekspozita përfshin edhe eksponate të tjera, ndër to intervistën e Fehmi Lladrovcit të vitit 1998 dhe pamje të burgut ku ai kaloi pesë vjet. Së bashku, këto materiale sjellin një dimension më njerëzor të historisë, duke zbuluar ndjenjat, mendimet dhe përvojat e dy figurave që shpesh kujtohen vetëm përmes rolit të tyre në luftën çlirimtare.

Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci u vranë më 22 shtator 1998, gjatë luftës në Kosovë. Sot, përmes letrave të tyre të ruajtura dhe të ekspozuara në Reporting House, historia e tyre vazhdon të rrëfehet, duke ndërthurur dashurinë personale me idealet dhe përkushtimin ndaj vendit.

Ekspozita “Një mur na ndan” na kujton se pas figurave historike qëndrojnë njerëz me ndjenja, shpresa dhe ëndrra.

Letërkëmbimi i Xhevës dhe Fehmiut mbetet një dëshmi e rrallë e një dashurie që i rezistoi ndarjes, kohës dhe rrethanave të vështira, si dhe e një lidhjeje të ndërtuar mbi barazinë, besimin dhe idealet e përbashkëta.

(Autore: Adile Muli, studente e vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT)

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës suspendon 11 zyrtarë policorë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Policia e Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e 11 zyrtarëve policorë lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Vendimi është mbështetur në Ligjin për Policinë, Udhëzimin Administrativ për procedurat disiplinore dhe rekomandimin e drejtpërdrejtë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Masa e suspendimit përfshin të gjithë zinxhirin komandues dhe hetimor në rajonin e Pejës, përfshirë ushtruesin e detyrës së Drejtorit Rajonal, Shefin e Hetimeve Rajonale, Komandantin dhe Zëvendëskomandantin e Stacionit Policor në Pejë, Shefin e Hetimeve, ushtruesin e detyrës së Shefit të Operativës, Komandantin e Nënstacionit në Vitomiricë, si dhe katër hetues policorë.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ky hap është ndërmarrë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale lidhur me veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara