Lajmet

A dështuan shërbimet sekrete në Afganistan?

Published

on

Pas zhvillimeve të fundit në Afganistan, qeveria gjermane ndodhet nën presion. Nga të gjitha anët vijnë kritika, nuk përjashtohet një komision hetimor parlamentar për të shqyrtuar zhvillimet që zunë në befasi Gjermaninë.

Paralelisht me aksionin e evakuimit të personelit lokal afgan dhe ndihmësve të tjerë në Kabul, në Berlin ka filluar ballafaqimi politik në lidhje me zhvillimet e fundit që sollën në pushtet talibanët radikalë-islamistë në Afganistan.

Të mërkurën u zhvilluan takime të komisionit të brendshëm parlamentar dhe instancës së kontrollit parlamentar të shërbimeve sekrete, PKGr. Akuza e ngritur, është se qeveria gjermane e nënvlerësoi marshimin e shpejtë të talebanëve.

Në komisionin PKGr, drejtuesi për sektorin e jashtëm të Shërbimit Informativ Gjerman, BND, Bruno Kahl iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në takimin me dyer të mbyllura. Autoritetet përkatëse informuan, se sipas dijenive të shërbimeve informative zhvillimet e fundit në Afganistan nuk ishin të parashikueshme, u shpreh kreu i komisionit, Roderich Kiesewetter, raportoi dw.

Më kritik ishte zëvendëskryetari i partisë liberale, dhe anëtar i komisionit parlamentar për kontrollin e shërbimeve sekrete, Stephan Thomae. BND-ja “në lidhje me Afganistanin ka bërë një vlerësim tërësisht të gabuar”. Kurse politikani i Majtë, Andre Hahn u shpreh, se qeveria gjermane në javët e fundit “nuk ka pasur plan” për shpëtimin e personelit lokal afgan.

Komision hetimor parlamentar

Ndërkohë janë shtuar zërat që dështimi në Afganistan të shqyrtohet përmes një komisioni parlamentar hetimor. Zëvendësi i liberalëve, Wolfgang Kubicki pret që pas zgjedhjeve parlamentare në shtator të krijohet një komision i tillë. Të Gjelbrit duan të presin deklaratën qeveritare të kancelares Merkel të mërkurën e ardhshme më 25 gusht.

Merkel vetë e quajti aksionin e evakuimit “tejet të komplikuar” dhe një aksion ndërkombëtar të koordinuar, ku Gjermania luan rol të rëndësishëm.

Kritika janë drejtuar edhe ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme. Akuza që ngrihet kundër ministrit, Horst Seehofer është se ministria e tij ka vonuar pranimin e forcave lokale. Por një zëdhënëse e ministrisë tha se, procedurat e pranimit të forcave lokale afgane janë bërë në ujdi brenda qeverisë gjermane.

Ndërkohë qeveria gjermane do të ofrojë 100 milionë euro ndihmë të shpejtë për të larguarit në Afganistani. Siç njoftoi Ministria e Jashtme, me këto fonde do të mbështeten organizatat ndërkombëtare humanitare, që kujdesen për refugjatët në vendet fqinje të Afganistanit. Dhjetëra mijëra vetë kanë marrë arratinë në vendet fqinje pas ardhjes në pushtet të talebanëve, shumica shkojnë në Pakistan.

Lajmet

Zbulimi i varrezave masive në Zubin Potok: Kryeprokurori Gashi e cilëson si obligim ligjor e moral ndriçimin e fatit të viktimave të luftës

Published

on

By

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me rastin e zbulimit të varrezave masive në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore dhe dyshohet për trupa të tjerë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë.

Kryeprokurori Gashi ka vlerësuar lart punën e të gjitha institucioneve ligjzbatuese që janë të përfshira në këtë proces, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka ky rast për drejtësinë dhe familjarët.

“Zbulimi i këtyre varrezave masive është një përpjekje dhe angazhim shtetëror për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë. Mbi të gjitha, ndriçimi i këtyre rasteve përbën një detyrim institucional dhe ligjor ndaj viktimave dhe familjeve të tyre që prej vitesh presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre“, ka deklaruar Kryeprokurori Gashi.

Në deklaratën e tij, ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës për identifikimin e përgjegjësve për këto krime.

“Kryeprokurori i Shtetit vlerëson praninë e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve në vendin e ngjarjes ku janë gjetur mbetjet mortore. Kontributi dhe bashkëpunimi i secilit kanë qenë dhe mbetet thelbësor për zbardhjen e këtyre rasteve, si dhe për identifikimin e personave përgjegjës të përfshirë në kryerjen e këtyre krimeve me qëllim që ata të përballen me drejtësinë“, përmbyllet deklarata. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon Zijadin Selën, diskutojnë zhvillimet politike dhe projektet infrastrukturore

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Selën.

Gjatë takimit, Kurti i uroi mirëseardhje Selës në Prishtinë dhe e falënderoi për vizitën, ndërsa bashkëbiseduan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Në fokus të bisedës ishin përgatitjet për konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës, formimin e Qeverisë së re dhe procesin e zgjedhjes së presidentit ose presidentes së vendit.

Palët diskutuan gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me theks të veçantë te projektet infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e rrugës Prizren–Tetovë dhe aksit Bllacë–Shkup./A.K/

Continue Reading

Lajmet

KDI mirëpret vendimin e Supremes për shfuqizimin e disa dispozitave të Rregullores së KQZ-së

Published

on

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e disa dispozitave të Rregullores Zgjedhore nr. 04/2026 për Vëzhguesit e Zgjedhjeve, duke vlerësuar se ato tejkalonin kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Sipas KDI-së, dispozitat e shfuqizuara i jepnin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kompetenca shtesë për të kërkuar informacione mbi burimet e financimit të organizatave, zgjeronin kërkesat për dokumentacion dhe krijonin kritere të paqarta për refuzimin e akreditimit të organizatave dhe mediave, duke lënë hapësirë për vendimmarrje arbitrare.

KDI thekson se rregullorja kufizonte edhe pjesëmarrjen e vëzhguesve që ishin në procedurë hetimore për shkelje zgjedhore, gjë që, sipas organizatës, cenonte parimin e prezumimit të pafajësisë. Po ashtu, kufizoheshin edhe të drejtat e vëzhguesve dhe mediave për të ndjekur mbledhjet publike të KQZ-së dhe Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, ndonëse karakteri publik i tyre garantohet me ligj.

Sipas KDI-së, vendimi i Gjykatës Supreme konfirmon se të drejtat dhe detyrimet e subjekteve nuk mund të kufizohen apo zgjerohen përmes akteve nënligjore pa mbështetje të qartë ligjore, duke vendosur një standard të rëndësishëm për ligjshmërinë, sigurinë juridike dhe transparencën në administrimin e zgjedhjeve.

Në fund, KDI i ka bërë thirrje KQZ-së që ta zbatojë pa vonesë aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe ta harmonizojë Rregulloren për Vëzhguesit e Zgjedhjeve me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës me konsultim publik të organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe akterëve të tjerë relevantë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nga 1 shtatori vendoset tarifa e rikyçjes për konsumatorët që shkyçen për mospagesë të rrymës

Published

on

By

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO ka njoftuar konsumatorët se nga 1 shtatori 2026 do të fillojë zbatimi i tarifës së rikyçjes nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).

Sipas njoftimit të KESCO-s, kjo tarifë do t’u aplikohet të gjithë konsumatorëve të cilët shkyçen nga rrjeti elektrik për shkak të mospagesës së faturave dhe kërkojnë rikyçjen e furnizimit. Masa bazohet në Rregullën për Shkyçje dhe Rikyçje të miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Tarifa e re e rikyçjes do të aplikohet krahas tarifës së shkyçjes, e cila tashmë është në fuqi. Perveç kanaleve zyrtare të komunikimit, njoftimi do të përfshihet edhe në faturat mujore të rrymës që do të shpërndahen gjatë muajit gusht.

KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i kryejnë obligimet financiare brenda afateve të përcaktuara në faturë, në mënyrë që të shmangin shkyçjen dhe kostot shtesë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara