Lajmet

A bëjnë gjumë më të mirë njerëzit optimistë?

Studimi zbuloi lidhjen midis të qenurit optimist dhe gjumit të rehatshëm.

Published

on

Tashmë dihet se mungesa e gjumit shoqërohet me luhatje humori dhe shtim të mendimeve negative, por a mundet që e kundërta të ndodhë me individët që bëjnë një gjumë cilësor?

Një studim i ri zbuloi lidhjen midis të qenurit optimist dhe gjumit të rehatshëm.

Teorikisht, nga një këndvështrim jo-shkencor, kjo gjë ka kuptim! Nëse flini mjaftueshëm humori juaj do të përmirësohet dhe do të keni një këndvështrim më pozitiv për jetën, e kështu do të ndiheni më optimist.

Por kjo ide padyshim shtron një pyetje tjetër: A është optimizmi rezultat i gjumit të mjaftueshëm?

A është optimizmi rezultat i gjumit të mjaftueshëm?

Duke ditur që optimizmi ndihmon në përmirësimin e aftësive shëndetësore, studiuesit u përpoqën të testonin hipotezën:  “Optimizmi mund të jetë rezultat i një gjumi cilësor”.

Hulumtimi zbuloi një lidhje të rëndësishme midis optimizmit dhe karakteristikave të ndryshme të gjumit.

Studiuesit vunë re se individët më optimistë kishin gjithashtu më pak gjasa të raportonin se vuanin nga pagjumësia dhe lodhja gjatë ditës. Dhe ata flinin mesatarisht diku nga gjashtë deri në nëntë orë.

Por, ashtu si me çdo rezultat nga hulumtimet, merreni parasysh që ende nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të ditur saktësisht nëse të qenurit optimist ndikon pozitivisht në cilësinë e gjumit.

Sidoqoftë, studiuesit bëjnë një lidhje logjike midis rezultateve të hulumtimit dhe efekteve të padiskutueshme të stresit në ciklin e gjumit.

“Optimistët,” thonë studiuesit, “kanë më shumë gjasa të përfshihen në përballimin aktiv të probleme dhe të interpretojnë ngjarjet stresuese në mënyra më pozitive. Duke reduktuar kështu shqetësimet dhe mendimet e shumta, para se të bien në gjumë dhe gjatë ciklit të gjumit.”

Pra nëse keni probleme me gjumin, ekspertët këshillojnë të vëzhgoni mënyrën se si mendoni, e cila mund të jetë duke ju zhytur në negativitet dhe rrjedhimisht ju jep shqetësime gjatë orëve të gjumit.

Ndërkohë edhe të rrezatosh befas optimizëm, nuk është diçka e shëndetshme. Ka shumë mënyra për të ndihmuar në menaxhimin e stresit, si për shembull praktikimi i meditimit, për të përballuar ankthin dhe për të qetësuar mendjen tuaj./AgroWeb.org

Continue Reading

lajme

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria dominon dhe mposht Finlandën 2-0, një pikë larg Ligës B

Published

on

By

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Finlandës me rezultat 2-0, duke dominuar plotësisht takimin dhe duke arkëtuar pikët e plota.

Sipas vlerësimeve të platformës statistikore “Sofascore”, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mesfushori Kristjan Asllani me notën 8.1, i ndjekur nga Ernest Muçi dhe Elseid Hysaj, të cilët u vlerësuan me nga 7.9. Në anën tjetër, te Finlanda paraqitjen më të dobët e pati Tenho, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq, duke marrë notën 5.9.

Pas këtij triumfi, kuqezinjtë e kanë fatin në duart e tyre: në përballjen e radhës kundër Bjellorusisë, Shqipërisë i mjafton së paku një pikë për të siguruar zyrtarisht promovimin në Ligën B. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara