Lajmet

Departamenti i Shtetit inkurajon Kosovën e Serbinë të vazhdojnë moratoriumin mbi njohjet

Published

on

Departamenti i Shtetit Amerikan inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë me moratoriumin mbi çështjet e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike, tha një zëdhënës për Zërin e Amerikës duke u përgjigjur në pyetje lidhur me përvjetorin e parë të marrëveshjes së Uashingtonit.

Dy versione të dokumentit prej gjashtëmbëdhjetë pikash, për palët kosovare dhe serbe, u nënshkruan një vit më parë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump, nga ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual serb Aleksandër Vuçiç.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha në përgjigje për Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Kosovën dhe Serbinë në përmbushjen e detyrimeve të tyre, duke mbështetur, siç tha ai, qëllimin e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre.

“Shpresojmë që partnerët tanë të respektojnë detyrimet që ata pranuan vitin e kaluar në Uashington në mirëbesim. Elemente të shumta të marrëveshjes mbështesin prioritetet e vizionit tonë më të gjerë të rajonit – diversifikimin e energjisë, lidhjen rajonale, aplikimin e një moratoriumi për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fushatën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur “, u tha për Zërin e Amerikës nga Departamenti i Shtetit.

Gjithashtu u theksua se nevoja për normalizim të plotë nuk është e kufizuar në kohë, prandaj Kosova dhe Serbia inkurajohen të ndërtojnë besim politik.

“[Kjo duhet të bëhet] përmes pjesëmarrjes serioze dhe thelbësore në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne gjithashtu inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të shënojnë bashkëpunim në fushat e interesit të përbashkët, siç është rimëkëmbja nga pandemia dhe përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare”, thuhet në përgjigje në të cilën theksohet mbështetja e SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, detyruese për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, e fokusuar në njohjen reciproke, e cila hedh themelet për bashkëpunim dhe përparim të qëndrueshëm. Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të përfshihen sërish në proces-duke pasur parasysh urgjencën e zgjidhjes së çështjeve teknike dhe politike,” thuhet tutje në përgjigje.

Marrëveshja e ndërmjetësuar zyrtarisht nga Trump, u bë në thelb e mundur nga Richard Grenell, ish- i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi. Qasja e ish-administratës amerikane, sipas zyrtarëve të saj në atë kohë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi ishte fokusuar ekskluzivisht në bashkëpunimin ekonomik midis dy palëve, i cili, siç pritej, përfundimisht duhet të kontribuojë në afrimin politik dhe përfundimisht një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin./REL

Lajmet

Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën në Gjakovë

Published

on

By

Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Sipas informacioneve fillestare, incidenti ka ndodhur gjatë punës në një ndërtesë që është në fazën e ndërtimit. Autoritetet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik.

Ende nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimave apo nivelin e lartësisë nga ku kanë rënë. Policia, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, po vazhdon hetimet.

Continue Reading

Lajmet

MPJD – bashkatdhetarëve: Udhëtoni vetëm me dokumente valide

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apelon të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë në Kosovë që gjatë udhëtimit të kenë dokumente të vlefshme, përmes transportit rrugor.

Përmes një njoftimi zyrtar, MPJD thekson se udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e disa shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi.

Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura gjatë kalimeve tranzit, veçanërisht nëpër territorin e Italisë, theksojmë nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre.

Lusim qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë. Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Policia po heton vdekjen e një gruaje në Drenas

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Drenas. Policia ka iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Është raportuar se viktima femër kosovare  është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore si dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftim./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Aktualitet

Sot mbahet seanca për rastin “Banjska”, pas shtyrjes për mungesë të dëshmitarit

Published

on

Të hënën pritet të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, pasi ajo ishte shtyrë të premten për shkak të mungesës së një dëshmitari kyç të Prokurorisë.

Dëshmitari i identifikuar si A2, i cili ishte paraparë të dëshmonte gjatë ditës së premte, nuk ishte i pranishëm, çka bëri që gjyqtari Arben Hoti ta shtyjë shqyrtimin gjyqësor për të hënën.

“Konstatoj se për shkak të mungesës së dëshmitarit nuk ka kushte për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor”, deklaroi Hoti.

Të akuzuarit përballen me akuza për terrorizëm dhe vepra të rënda penale, që lidhen me sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Procesi gjyqësor ka nisur më 17 prill, dhe deri tani disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dëshmuar në këtë rast.

Continue Reading

Të kërkuara