

Lifestyle
Mitet rreth sëmundjes së artritit – Faktet interesante që duhet të dini
Published
4 years agoon
By
UBT newsArtriti është një problem shëndetsor që shkakton dhimbje dhe inflamacion në kyçe, i cili prek zakonisht të moshuarit.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të artritit, që janë osteoartriti dhe artriti reumatoid.
Osteoartriti është forma më e zakonshme e artritit dhe ndodh kur kërci që qëndron midis kockave shkatërrohet.
Artriti reumatoid ndodh kur sistemi imunitar sulmon gabimisht indet e shëndetshme të trupit. Ai shkakton dëmtime të kyçeve por gjithashtu mund të prekë muskujt, indin lidhor, tendinat dhe indet fibroze.
Sipas burimeve të AgroWeb.org, artiti reumatoid është më pak i zakonshëm dhe ka tendencë të shfaqet më herët në jetë sesa osteoartriti.
AgroWeb.org në këtë artikull do të trajtojë disa prej ideve të gabuara që ekzistojnë artritin.
Vetëm të moshuarit preken nga artriti
Edhe pse artriti është më i zakonshëm tek të moshuarit, ai mund të prekë njerëz të çdo moshe.
Sipas disa studimeve ku AgroWeb.org mbështetet, zbuloi se mjekët kanë diagnostikuar artritin në 49.7% e të rriturve të moshës 65 vjeç e sipër.
Dhe tek 30.3% e të rriturve të moshës 45-64. Po ashtu 7.3% e njerëzve të moshës 18-44 kishin një diagnozë të artritit.
Nyjet ju dhembin nga artriti
Jo të gjitha dhimbjet e kyçeve shkaktohen nga artriti.
Ka shumë shkaktarë të dhimbjes të nyjeve, duke përfshirë tendinitin, borsitin dhe dëmtimet.
Personat me artrit nuk duhet të ushtrojnë
Ushtrimet mund të ndihmojë në ruajtjen e gamës së lëvizjes dhe forcës në nyje.
Personat me artrit që ushtrojnë rregullisht kanë më pak dhimbje, më shumë energji, përmirësim të gjumit dhe funksion më të mirë të përditshëm.
Megjithatë këshillohet që të flisni me mjekun para se të filloni ndonjë regjim ushtrimesh.
Perime të caktuara përkeqësojnë artritin
Disa perime si domatet, patëllxhani, patatet dhe specat, besohet se ndikojnë në shfaqjen e simptomave të artritit.
Por nuk ka asnjë provë që këto perime përkeqësojnë simptomat e artritit.
Sidoqoftë, ekspertët rekomandojnë disa ushqime anti-inflamatore. Ato janë : vaji i peshkut që është i pasur me omega-3, frutat dhe perimet shumëngjyrëshe të pasura me antioksidantë, arrat edhe farat.
Nxehtësia është më e mirë se akulli për nyjet e lënduara
Në fakt, akulli ashtu si edhe nxehtësia mund të qetësojnë nyjet e lënduara.
Nxehtësia mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjes dhe ngurtësisë në nyje dhe muskuj. Ndërsa akulli mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe ënjtjes së kyçeve.
Ekspertët shpjegojnë njerëzit duhet të përdorin nxehtësinë para ushtrimeve, kur një artikulacion është i ngurtë dhe kur përjetojnë dhimbje.
Ftohja gjithashtu mund të lehtësojë dhimbjen, dhe mund të jetë e dobishme veçanërisht nëse keni ënjtje pas aktivitetit.
Artriti nuk është i parandalueshëm
Edhe pse artriti nuk mund të parandalohet, njerëzit mund të eleminojnë ose minimizojnë disa faktorë për të ngadalësuar përparimin e tij.
Për shembull, njerëzit me peshë të tepërt trupore kanë një rrezik në rritje të zhvillimit të osteoartritit të gjurit.
Pirja e duhanit shoqërohet gjithashtu me një rrezik në rritje të zhvillimit të artritit reumatoid.
Gjithashtu, mbrojtja e nyjeve gjatë ndonjë aktiviteti fizik mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të artritit.
Ndërkohë që shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë më tepër rreth artritit, trajtime më të mira do të lindin./AgroWeb.org
Lifestyle
Pesë ushqime të shëndetshme që duhet t’i shtoni në dietën tuaj
Published
5 days agoon
July 17, 2025By
UBT News
Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit dhe duke ke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës:
Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjatë gjithë ditës.
Perimet e gjelbra të freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.
Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.
Mjalti: Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili gjithashtu ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.
Ushqimet e pasura me Omega-3: Siç janë salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.
Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj./Ekonomia Online
Lifestyle
Ushqimet e shumëpërpunuara shkaktojnë probleme shëndetësore
Published
5 days agoon
July 16, 2025By
UBT News
Në sezonën e verës konsumohen ushqime të ndryshme, mirëpo sipas disa studimeve ushqimet e shumëpërpunuara thuhet po shkaktojnë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit në vende të ndryshme.
Drithërat me ngjyra të ndezura, picat e gatshme që mund të ngrohen në mikrovalë dhe qeset e mëdha me patatina dominojnë gjithnjë e më shumë raftet e supermarketeve. Por një studim i ri, i publikuar në Nutrition & Metabolism, nxjerr në pah lidhjen alarmante mes këtyre ushqimeve të përpunuara dhe shenjave të hershme të sëmundjeve kronike.
“Mund të ketë të bëjë me përbërësit shtesë, ambalazhin, madje edhe marketingun”, ka thënë Anthea Christoforou nga Universiteti McMaster, që udhëhoqi këtë studim, raporton Earth. Ushqimet e shumë përpunuara (të cilat njihen me shkurtesën UPFs) janë produkte industriale të dizajnuara për komoditet, jetëgjatësi dhe shije tërheqëse. Këto përfshijnë “snacks” të paketuar, drithëra të përpunuara me sheqer të shtuar, pije të gazuara, supa dhe makarona të shpejta, si dhe ushqime të ngrira e të gatshme.
Për t’i prodhuar, përpunohen intensivisht përbërësit natyralë dhe hiqen lëndët ushqyese, ndërsa shtohen yndyra, sheqerna, ngjyrues, aromatizues artificialë dhe konservues. Rezultati është një produkt që mezi ngjan me ushqimin origjinal, me shumë kalori e fare pak vlera ushqyese.Këto ushqime janë ndërtuar për t’i bërë njerëzit të varur prej tyre”, thuhet në raportin e studimit./Ekonomia Online
Lifestyle
Fundjavë e nxehtë, qëndroni të hidratuar
Published
2 weeks agoon
July 5, 2025By
UBT News
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i kthjellë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se temperaturat do të jenë 22 deri në 33 gradë celsius.
Edhe dita e diel do të jetë një mot pothuajse njësoj, me temperatura minimale 24 gradë celsius, ndërsa maksimalja e ditës pritet të arrijë deri në 35 gradë celsius. /UBT News/
Lifestyle
Sa shpesh duhet t’i lani në të vërtetë peshqirët e kuzhinës?
Published
2 weeks agoon
July 4, 2025By
UBT News
Përveç fshirjes së enëve, njerëzit përdorin peshqirë kuzhine për të fshirë duart dhe sipërfaqet e punës, pastaj i lënë mbi një karrige, radiator ose ndonjë vend të ngjashëm në kuzhinë. Por sa kohë duhet para se të duhen larë përsëri në lavatriçe?
Edhe pse duket e pastër, kuzhina dhe peshqirët që përdorim në të mund të jenë një vend i favorshëm për shumimin e baktereve.
Sipas mikrobiologut Jason Tetro, peshqirët e kuzhinës janë të kontaminuar me të gjitha bakteret, viruset dhe kërpudhat e ndryshme që gjenden në kuzhinë.
Ato rriten në peshqirët e kuzhinës sepse përmbajnë grimca mikroskopike të mbetjeve. Mbetjet ushqimore që përfundojnë në peshqirët e kuzhinës janë ushqim për mikrobet, veçanërisht nëse peshqiri është i lagur për kohë të gjatë. Se çfarë ka saktësisht varet nga mënyra si i përdorni dhe i pastroni ato.
Leckat e enëve grumbullojnë mikroorganizma dhe shkalla e kësaj do të varet nga mënyra se si përdoren (llojet e sipërfaqeve dhe ushqimeve që hasin kundrejt vetëm ujit dhe mënyrës se si thahen ato). Në këtë drejtim, sa shpesh i lani rrobat varet nga mënyra se si i përdorni ato.
“Për përgatitjen, pastrimin dhe larjen e vazhdueshme të ushqimit, do të ishte më mirë t’i ndërroni ato çdo disa ditë. Nëse ato janë aty vetëm për tharjen e duarve dhe ndoshta për larjen e enëve, atëherë mund të zgjasin për rreth shtatë ditë”, tha mikrobiologu Tetro.
Rekomandohet të lani peshqirët e kuzhinës veçmas nga rrobat e tjera, në mënyrë që të përdorni ujë të nxehtë, detergjent dhe zbardhues për të vrarë mikrobet.
Përfundoni tharjen në një temperaturë të lartë për të shkatërruar çdo mikroorganizëm të mbetur.

Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman

Kompania kineze, rekord të ardhurash nga “Labubu”

TikTok ndryshon rregullat e lojës – aplikacioni tregon çfarë është përmirësuar

Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Mediet amerikane: Sunny Hill, më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Kurti reagon ndaj Vuçiqit: Deklaratat e tij janë kërcënuese dhe destabilizuese

Shefi i Zyrës së BE-së takohet me Osmanin, flasin për bllokadën politike dhe hapat e mëtejmë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore