Lajmet
Masat e reja në Mbretërinë e Bashkuar penalizojnë të rinjtë madje dhe vetë Angela Merkel
Published
4 years agoon
By
UBT newsMbretëria e Bashkuar ka bërë disa ndryshime të papritura ndaj protokollit të udhëtimit, të cilat i kanë befasuar shumicën e Evropianëve, sidomos të rinjtë.
Që prej 12 gushtit, vizitorëve që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë marrë dy doza të ndryshme të vaksinës anti-COVID do t’u kërkohet të karantinohen për 10 ditë, nëse ata vijnë nga vende të listës portokalli. Kjo listë përfshinë Francën, Spanjën, Suedinë, Portugalinë dhe Holandën.
Karantinimi mund të bëhet në një vend të zgjedhur nga vetë udhëtari, dhe ata që shkelin karantinën mund të gjobiten deri në £10,000 paund.
Shumë janë befasuar nga ky vendim, por shteti britanik nuk i konsideron ata që kanë marrë dy doza të ndryshime si të vaksinuar plotësisht. Ekspertët janë të ndarë rreth çështjes së miksimit të vaksinave të ndryshme, dhe OBSH këshillon që kjo mos të bëhet.
Sidoqoftë, nuk ka ndonjë studim që provon se përzierja e dozave mund të ofrojë më pak mbrojtje, madje në fakt ajo është një praktikë e njohur gjerësisht për imunizimin ndaj sëmundjes së Ebolës.
Evropa e ka përdorur masivisht përzierjen e vaksinave të ndryshme, sidomos për të rinjtë të cilët pasi kishin marrë dozën e parë të AstraZeneca, doza e dytë ju dha Pfizer apo Moderna, duke qenë se studimet në atë kohë tregonin se AstraZeneca mund të shkaktonte mpiksje të gjakut sidomos tek moshat e reja nën 50 veç.
Përveç të rinjve ka patur edhe personalitete të famshme si Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka marrë dy doza të ndryshme të vaksinës, ama ata që do të ndikohen më tepër mbeten të rinjtë.
Cilat janë masat e sigurisë për ata që duan të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar?
Mbretëria e Bashkuar i hoqi të gjithë masat shtrënguese më 19 korrik për sa i përket bareve, teatrove, muzeve apo klubeve të cilat për momentin janë të gjitha të hapura. Pasaporta apo certifikatat e vaksinës nuk janë të përhapura gjerësisht edhe pse ato pritet të bëhen të detyrueshme për të hyrë në klubet e natës duke filluar nga shtatori.
Për sa i përket udhëtarëve, qeveria britanike ka vendosur një sistem me tre kategori. Ata që vijnë nga shtete te listës së kuqe (përfshi Pakistanin, Brazilin dhe Kilin) mund të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuara vetëm nëse janë shtetas britanik apo nëse kanë të drejtë qëndrimi, dhe këtyre të fundit u duhet të karantinohen në një hotel të caktuar posaçërisht për ta, të cilin duhet ta paguajnë nga xhepi i tyre.
Ata që vijnë nga shtete të listës protokolli duhet të karantinohen për 10 ditë në një vend që zgjidhet nga vetë ata, dhe atyre gjithashtu u duhet të bëjnë 2 teste gjatë izolimit të tyre 10-ditor. Ata që janë të vaksinuar nga dy doza të të njëjtës vaksinë mund të kapërcejnë këtë hap dhe të bëjnë vetëm një test sapo të mbërrijnë në aeroport.
Ata që vijnë nga shtete te listës së gjelbër (për shembull, Zelanda e Re) nuk duhet të izolohen por duhet të bëjnë vetëm një test para se të udhëtojnë apo sapo të mbërrijnë në aeroport./Euronews.al
Lajmet
Retrospektivë: Vjedhja e Kupës botërore të FIFA-s 1983
Published
15 minutes agoon
December 19, 2025By
UBT News
Kupa botërore e FIFA-s, Juless Rimet, është vjedhur më 19 dhjetor të vitit 1983 në Brazil.
Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari, siç ishte përcaktuar nga kryetari i parë i FIFA-s, Jules Rimet, në vitin 1929.
Kupa mbahej e ekspozuar në selinë e Konfederatës braziliane të Futbollit në Rio de Zhaneiro, në një kabinet me xham rezistues ndaj plumbit.
Më 19 dhjetor 1983, pjesa e pasme prej druri e kabinetit u ça me një levë dhe kupa u vodh. Katër persona u dënuan në mungesë për krimin.
Kupa nuk është gjetur, ndërsa besohet se është shkrirë, duke u kthyer në shufra ose pllaka ari./S.K/KP/
Lajmet
Sveçla jep detaje mbi aksionin e madh të policisë dhe AKI-së
Published
20 minutes agoon
December 19, 2025By
UBT News
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka folur mbi aksionin e madh të policisë me mbështetje të AKI-së, ku ka theksuar se bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, pas një hetimi disamujor janë arrestuar disa zyrtarë të lartë në institucione, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, të ndërlidhur me procesin e shpronësimit të pronave private.
Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M., zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D., ekspertin e gjykatës Sh. T., zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve, zyrtari i ATK G.L., si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I., të cilët kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Kosovës.
Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.
Sveçla ka përgëzuar institucionet për këtë sukses të radhës në luftën pa kompromis kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.
“Koha kur zyrtarët publikë kanë keqpërdorur buxhetin e Republikës së Kosovës pa u ndëshkuar, ka përfunduar. Vullneti politik për t’i luftuar dukuritë negative, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ai qytetar po japin rezultate konkrete për ndërtimin e një shteti ligjor, të zhvilluar dhe të pacenueshëm nga çfarëdo forme e krimit në vendin tonë”, ka thënë Sveçla./S.K/KP/
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, pas analizimit të të dhënave të siguruara nga arkivat ndërkombëtare me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ka iniciuar aktivitetet kërkimore në një lokacion në rajonin e Rahovecit, të njohur në evidencat e kadastrës dhe nga komuniteti lokal si ‘Përzhina’, në afërsi të varrezave të qytetit.
Gërmimet kanë filluar ditën e djeshme, ku janë gjetur dy pjesë eshtërore, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa sot janë gjetur mbetje mortore te të paktën një individi, të cilat mund t’i përkasin viktimave të luftës që mund të jetë në listën e personave të zhdukur, thuhet në njoftim.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se ditën e premte, më 19 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 11:00, do të ketë prononcim për media nga lokacioni në fjalë lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në këtë lokacion dhe lokacionet tjera.
Gërmimet po realizohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës./S.K/KP/
Lajmet
Banka Shqiptare e Zhvillimit regjistrohet në QKB
Published
33 minutes agoon
December 19, 2025By
UBT News
Banka Shqiptare e Zhvillimit u regjistrua si shoqëri aksionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), duke shënuar hapin e parë për themelimin e saj zyrtar në Shqipëri.
Kjo bankë ka për qëllim të mbështesë rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke kontribuar në nxitjen e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe zgjerimin në tregjet ndërkombëtare. Banka do të ketë një strukturë administrimi me dy nivele, administratorin dhe Këshillin Mbikëqyrës, raporton ATSH.
Ministria e Financave është aksionare e vetme e bankës, duke zotëruar 100% të aksioneve. Kapitali fillestar i bankës është 10 miliardë lekë.
Banka do të ofrojë financime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, startup-et vendase, dhe projekte që mbështesin zhvillimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale të vendit.
Ajo gjithashtu do të mbështesë eksportet e mallrave dhe shërbimeve, si dhe projektet publike në nivel qendror dhe lokal.
Selia e Bankës Shqiptare të Zhvillimit do të jetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë./S.K/KP/
Retrospektivë: Vjedhja e Kupës botërore të FIFA-s 1983
Sveçla jep detaje mbi aksionin e madh të policisë dhe AKI-së
Gjenden mbetje mortore në Rahovec
Banka Shqiptare e Zhvillimit regjistrohet në QKB
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të rrymës: Mbingarkesa mund të çojë në reduktime
Parashikimi i motit
Dizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
Elementet konstruktive dhe gjeoteknike të urave, të trajtuara në terren nga studentët e UBT-së
Gjykata Supreme shfuqizon kufizimin në kohë të së drejtës për kompensim të udhëtimeve zyrtare
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
