Lajmet
Deputetët munguan mbi 400 herë në sesionin pranveror
Published
4 years agoon
By
Betim GashiDeputetët e Kuvendit kanë munguar plotë 440 herë në seanca plenare gjatë sesionit pranveror. Kjo dukuri negative, ngjashëm sikur të kaluarën, po e përcjell edhe legjislaturën e tetë. Për t’iu shmangur të njëjtës, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) po kërkon që me anë të rregullores së re të Kuvendit të sanksionohen financiarisht deputetët që mungojnë pa arsye objektive në seanca.
Në publikimin e të gjeturave nga monitorimi i punës së legjislativit në katër muaj punë, ku u mbajtën 23 seanca, KDI vlerësoi se sesioni pranveror është karakterizuar me numër të ulët të miratimit të ligjeve.
Hulumtuesja në KDI, Agnesa Haxhiu në një konferencë për medie tha se shumica parlamentare duhet të ndërtojë një bashkëpunim më të madh me opozitën në Kuvend.
“Një problematik që e ka përcjellë punën e Kuvendit, ngjashëm sikur të kaluarën janë mungesat e shumta të deputetëve në seanca. Veprime këto që padyshim kanë ndikuar në mbarëvajtjen e punimeve plenare. Sipas të dhënave të siguruar nga Kuvendi, deri në fund të muajt korrik, deputetët kanë munguar plotë 440 herë. Çështja e mungesës së deputetëve duhet të rregullohen me rregulloren e re të punës e cila është në shqyrtim, ku do të parashiheshin sanksione financiare për deputetët që mungojnë pa arsye objektive, dhe atyre që përfitojnë mëditje pa qëndruar gjatë gjithë kohës sa zgjasin punimet”, tha ajo.
Mungesën e ulët të miratimit të ligjeve, Haxhiu ia adresoi Qeverisë Kurti, e cila sipas saj është vonuar në dërgimin e agjendës legjislative në Kuvend.
“Ky sesion është karakterizuar me numër të ulët të ligjeve të miratuara, vetëm shtatë sosh. Në krahasim me dhjetë ligjet e martuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në bazë të agjendës legjislative të Kuvendit deri në përfundim të sesionit janë proceduar 29 projektligje, prej të cilave 7 janë miratuar, ndërsa 22 të tjera janë në procedurë të shqyrtimit nga komisionet parlamentare. Në anën tjetër, qeveria ka dështuar të përmbush planin e saj legjislativ, duke dorëzuar vetëm 27 projektligje nga 65 sa kanë qenë të parapara në periudhën prill-gusht”, shtoi Haxhiu.
Krahas kësaj, ajo tha se mazhoranca dhe opozita duhet të gjejnë një gjuhë bashkëpunuese, sidomos për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Shumica parlamentare, gjegjësisht qeveria duhet të ndërtojë një qasje bashkëpunuese me opozitën në funksion të arritjes së pajtueshmërisë për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ku dihet se deri në fund të këtij viti janë paraparë të shqyrtohen edhe 14 të tilla”, tha ajo.
Si element pozitiv të këtij sesioni, Haxhiu e përmendi ngritjen e performancës në rolin mbikëqyrës të ekzekutivit, përmes parashtrimit të pyetjeve parlamentare.
Lajmet
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim të pasurisë
Published
10 hours agoon
December 23, 2025By
UBTnews
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë. Konkretisht, ai akuzohet se nuk ka deklaruar deponime në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.
Prokuroria bën të ditur se shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 eurosh.
Rasti i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special.
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
Lajmet
30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës
Published
11 hours agoon
December 23, 2025By
UBTnews
Në burgun e Smrekonicës, kanë përfunduar me sukses dy programe rehabilituese për të burgosurit. Programi “Menaxhimi i Zemërimit” është ndjekur nga 20 të burgosur, ndërsa programi “Vendimmarrja Sociale” nga 10 të burgosur.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se programet janë zbatuar në përputhje me politikat rehabilituese, planprogramin institucional dhe standardet profesionale të trajtimit.
Sipas njoftimi të ShKK-së, fokusi ka qenë zhvillimi i aftësive psikosociale, rritja e vetëkontrollit emocional, përmirësimi i sjelljes ndërpersonale dhe forcimi i aftësisë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe të ligjshme.
Me rastin e përfundimit të programeve është organizuar edhe ceremonia e shpërndarjes së certifikatave, derisa gjatë eventit u theksua rëndësia e programeve rehabilituese në përmirësimin e sjelljes së të burgosurve dhe në zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes së veprave penale.
Lajmet
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore, kërkon qeverisje transparente
Published
11 hours agoon
December 23, 2025By
UBTnews
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Përmes një postimim, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë tha se Prattipati nënvizoi pritshmëritë e Amerikës për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua sot me katër kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçan, Zubin Potok, dhe Leposaviq dhe përfaqësues të shoqërisë civile serbe kosovare në veri të Kosovës. Ajo nënvizoi pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Lajmet
Osmani: Me ShBA-në diskutuam për rikthimin e dialogut strategjik
Published
12 hours agoon
December 23, 2025By
UBTnews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë takimit me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau, kanë diskutuar për rikthimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Osmani tha se me zëvendëssekretarin amerikan kanë trajtuar gjithashtu një sërë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, sigurinë, paqen, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.
Presidentja u ndal edhe te nënshkrimi i një ligji nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përfshin edhe Republikën e Kosovës. Sipas saj, ligji parashikon mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, përjashton ndryshimet e kufijve dhe përcakton që dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke.
“Diskutuam edhe për një sërë çështjesh të tjera, për të cilat është e domosdoshme të kemi koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në si aleatin tonë më të rëndësishëm strategjik, si dhe për hapat dhe veprimet që duhet t’i ndërmarrim për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në”, deklaroi Osmani pas takimit.
Ajo theksoi se në këtë takim është rikonfirmuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike në sektorin ekonomik.
Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me SHBA-në dhe shprehu besimin e saj të plotë në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke e cilësuar partneritetin me SHBA-në si shtyllë kyçe të politikës së jashtme të Kosovës.
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim të pasurisë
30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore, kërkon qeverisje transparente
Osmani: Me ShBA-në diskutuam për rikthimin e dialogut strategjik
Studentët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT vizituan SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë
Në UBT u ndanë certifikatat për ekipin kosovar pjesëmarrës në “FIRST Global Challenge”
PZAP e dënon Listën Serbe me 20 mijë euro
Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë
Ambasadori britanik vlerëson përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta më 28 dhjetor
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
