Lajmet

20 persona arrestohen nga Policia, të dyshuar për zjarrvënie

Published

on

Gjatë muajve të kaluar, në veçanti me ngritjen e temperaturave gjatë gushtit, shkaktimi dhe përhapja e zjarreve ka qenë shqetësuese për qytetarët e vendit dhe institucionet tjera në përgjithësi.

Policia e Kosovës përveç realizimit të detyrave të saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe lehtësimin e qarkullimit të mërgimtareve nëpër pikat kufitare gjatë kësaj periudhe me aktivitete të intensitetit dhe densitetit mjaft të madh në vendin tonë, vëmendje të veçante dhe resurse relevante ka ofruar për të asistuar edhe institucionet/agjencionet tjera shtetërore, në parandalimin, hetimin dhe luftimin e zjarreve të shkaktuara.

Nga muaji qershor i këtij viti (2021) deri dje ( 10.08.2021) janë evidentuar: 109 raste të ‘zjarr vënieve’ , 71 raste të ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe 95 – incidente zjarri, duke shkaktuar kështu rrezik për jetën e qytetarëve, por edhe pronën në përgjithësi, si atë private dhe shtetërore.

Lidhur me rastet e sipër cekura nga Policia e Kosovës të janë iniciuar procedura penale, dhe janë identifikuar 41 të dyshuar, si dhe janë arrestuar gjithsej 20 persona të dyshuar të përfshirë në to.

Gjatë kësaj periudhe ne falënderojmë qytetarët dhe institucionet tjera për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në funksion të identifikimit të shpejtë të incidenteve të zjarrit, parandalimit të rasteve tjera të rrezikut të përgjithshëm dhe shpërndarjen e informacioneve lidhur me vetëdijesimin për rrezikun potencial që mund të vije nga veprimet e pakujdesshme të disa personave.

Lajmet

Komisarja për Zgjerim e BE-së: Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë përparojnë me një ritëm të paparë

Published

on

By

Komisarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka deklaruar se negociatat e anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paparë, transmeton Anadolu.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, komisarja Kos tha se negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë për në BE përparojnë më shpejt se kurrë.

Negociatat e anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paparë, siç dëgjuam, me disa arritje të rëndësishme të përmbushura tashmë në muajt e fundit dhe të tjera që do të vijnë“, tha Kos në videon që ajo shpërndau në postimin e saj.

Duke theksuar se Shqipëria është angazhuar seriozisht në çështjen e zgjerimit, ndërsa BE-ja i përmbush detyrat duke respektuar qasjen e bazuar në meritë, Kos theksoi se vazhdojnë të ruajnë një fokus shumë të fortë në reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Shqipëria pritet të konsolidojë më tej progresin shumë të mirë në këtë fushë. Progresi i shpejtë në negociatat e anëtarësimit është një sinjal i qartë se ne qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe jemi vërtet të përkushtuar për të shënuar një rrugë të qartë për anëtarësimin në BE. Zgjerimi është një projekt i të gjithë shoqërisë dhe do të nevojitet një mbështetje e plotë e të gjithë shoqërisë shqiptare për të arritur qëllimin ambicioz, por realist të Shqipërisë për të mbyllur të gjitha kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027“, vlerësoi Kos.

Së fundmi, Parlamentit Evropian miratoi rezolutën mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023-2024.

Raporti i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder u miratua me 502 vota pro, 120 kundër dhe 64 abstenime.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE që nga viti 2014 dhe aktualisht ka hapur disa kapituj në negociatat për anëtarësim.

Continue Reading

Lajmet

Policia jep detaje për vdekjen e personit të rënë nga lartësia nga hoteli “Grand”

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e hotelit “Grand” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, bëri të ditur se rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti .

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se, viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon bastisja në arkivën shtetërore dhe institucionin kadastral, arrestohen disa persona

Published

on

By

Ka përfunduar bastisja në institucionin e arkivës shtetërore dhe institucionin kadastral.

Pas përfundimit të këtij aksioni, janë arrestuar edhe katër persona.

Aksioni i Policisë së Kosovës u krye në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës nën dyshimin e keqpërdorimeve e pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institutcionin e arkivës shtetërore dhe institutcionin kadastral te Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ju mbajë të informuar“, thuhet në përgjigjjen e zyrtares nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Kaltrina Shala.

Continue Reading

Lajmet

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Published

on

By

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj dhe Besian Mustafa, dorëzuan sot në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me çështjen e arkave fiskale.

Gjykata Supreme shfuqizoi si të paligjshëm një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati.

Ky udhëzim, që lidhej me shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve përkatës, ishte publikuar në Gazetën Zyrtare më 16 prill, një ditë pas miratimit nga Murati, i cili tashmë kishte marrë mandatin si deputet pas zgjedhjeve të shkurtit.

Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryejë vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe në ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore normative të reja”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Continue Reading

Të kërkuara