Shëndet

Shkaqet dhe ushqimet që të japin ‘krahë’ dhe energji

Energjia do ushqim.

Published

on

Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje shpesh ankohemi që nuk kemi energji. Plogështinë mundohemi ta luftojmë me sakrificë dhe më kafeinë, por na nevojitet më shumë se kaq.

E vërteta është se mjaftojmë të bëjmë disa ndryshime të vogla në stilin tonë të ushqyerjes dhe gjallëria do të kthehet një herë e mirë.

Rikthimi i energjisë
Ndiheni të pangopur me gjumë dhe nuk mendoni dot për asgjë tjetër përveç se rehatisë së shtratit? Ndiqni këshillat e mëposhtme që të transformoni trupin tuaj dhe të gjallëroni mendjen.

Lëvizni
Vetëm 10 minuta ecje dhe do të ndiheni energjikë për të paktën 2 orë, thonë studimet.

Provoni shtriqjen
Qëndroni në prag të derës me këmbët e ndara pak centimetra. Përpiquni të kapni pjesën e sipërme të derës. Mbajini gishtat të puthitur fort dhe ngrijeni kraharorin lart deri sa të ndieni shtriqjen e trupit. Qëndroni në atë pozicion për 30 sekonda. Kjo metodë stimulon sistemin nervor, që është më aktivi, ndaj do të kuptoni menjëherë rikthimin e energjisë në trup dhe në tru.

Aktiviteti fizik
Të dhënat tregojnë se 60% e njerëzve ndihen më energjikë pas stërvitjes ose aktivitetit fizik.

Hani shëndetshëm
Studimet kanë treguar se acidet yndyrore Omega-3 përmirësojnë funksionet e trurit, humorin dhe janë thelbësorë kundër plogështisë së mesditës.

Energjia do ushqim
Nëse dëshironi të përmirësoni energjinë tuaj çdo ditë, zëvëndësoni proteinat shtazore me ato bimore. Proteinat bimore janë të dobishme për bakteret e mira në aparatin tretës dhe forcojnë imunitetin. Ato kanë aftësinë të përmirësojnë humorin. AgroWeb.org do t’ju tregojë një menu të thjeshtë për ditën ideale.

Mëngjesi: Një lëng me fruta pylli. Përzieni në mikser gjysmë gote me fruta pylli, avokado dhe dhe një gotë qumësht soje. Ky lëng do t’ju plotësojë nevojën për fibër dhe proteina dhe do të mbajë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme deri në drekë.

Dreka: Supë me thjerëza dhe sallatë jeshile. Thjerëzat dhe sallata jeshile janë një kombinim fantastik që ofron proteina, fibër, hekur, kalium, zink, folat dhe shumë të tjera.

Zemra: Fruta dhe arrorë. Kjo dyshe fantastike përbën ekuilibrin e duhur të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave që do ju japin fuqi deri pasdite.

Darka:
 Perime. Kombinoni pak fasule, sallatën jeshile, domatet, avokadon në një pite të hollë misri. Ky është një vakt i lehtë që nuk do t’ju prishë gjumin. Duhet të hani të paktën 2 orë përpara gjumit. Mos e injoroni lodhjen! Ndonjëherë gjumi nuk mjafton për të zgjidhur problemin e lodhjes. Më poshtë, do të gjeni disa shpjegime mjekësore për energjinë e munguar.

Anemia. Kjo sëmundje shfaqet kryesisht te femrat. Anemia ndodh kur organizmi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe gjaku të shëndetshme që të transportojnë oksigjenin. Nëse analizat e gjakut tregojnë se vuani nga anemia atëherë duhet të shtoni dozën e suplmenteve të hekurit.

Sëmundja e celiakisë. Një nga simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje është lodhja. Kjo sëmundje shkaktohet nga reagimet imunitare ndaj dëmit që shkakton gluteni në sistemin tretës. Nëse analizat e gjakut sugjerojnë se vuani nga kjo sëmundje, terapia më e mirë janë ushqimet pa gluten.

Sëmundjet e zemrës. 70 përqind e njerëzve që kanë vuajtur nga një atak në zemër, kanë treguar se kanë përjetuar një lodhje të pazakontë, pothuaj një muaj përpara goditjes.

Hipotiroidizimi. Nëse organizmi nuk prodhon mjaftueshëm hormonin e tiroides, atëherë do të përjetoni një lodhje dhe këputje të vazhdueshme. Ky çrregullim mund të trajtohet me mjekime, sipas këshillës së mjekëve./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara