Lajmet

‘Hani, pini dhe rrëmbeni’, milionat që paguajnë shqiptarët çdo muaj për shpenzimet e deputetëve

Mjaft të shikosh pagesat që bëhen për deputetët e pasur të vendit më të varfër në Europë.

Published

on

“Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka/të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!”-shkruante Ali Asllani një shekull më parë për qeverisësit e vendit. Nuk ka ndryshuar asgjë, mjaft të shikosh pagesat që bëhen për deputetët e pasur të vendit më të varfër në Europë.

Shqiptarët kanë paguar mbi 130 milionë lekë të vjetër vetëm për muajin qershor për 109 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për karburant, fatura telefoni apo për qiratë e shtëpisë. Në tabelën e shpenzimeve për muajin qershor, muaji i fundit i punës i plotë për këtë legjislaturë bie në sy shuma e madhe që paguajnë taksapaguesit shqiptarë për disa deputetë, të cilët nuk kanë shtëpi në kryeqytet, por qëndrojnë me qira. Janë 21 deputetë të cilët përfitojnë pagesë ekstra për qiranë e shtëpisë ku qëndrojnë në kryeqytet. Nga këta duket se 16 ligjvënës nga maxhoranca, por edhe nga opozita e re preferojnë të jetojnë në qendrën e kryeqytetit dhe në apartamente luksoze, pasi shuma që paguan Kuvendi për ta është 70 mijë lekë, sipas dokumenteve të publikuara nga Panorama.

Ndërsa shuma që paguan Kuvendi për 5 deputetët e tjerë që jetojnë me qira në Tiranë është sa gjysma e atyre më sipër, 35 mijë lekë. Po ashtu, në tabelë vërehen disa raste se ndonëse Kuvendi paguan qira për ta për të qenë në kryeqytet dhe për të marrë pjesë në komisionet parlamentare, disa prej tyre rezultojnë se nuk kanë marrë asnjë lekë për pjesëmarrjen në komisione të përhershme parlamentare që përkthehet se nuk kanë marrë pjesë në asnjë komision.

Po ashtu, një tjetër zë në tabelën e shpenzimeve për deputetët përveç qirasë është edhe fatura e telefonit. Nga ky zë i shpenzimeve rezulton se për muajin qershor asnjë deputet nuk ka përfituar më pak se 17 mijë lekë në muaj vetëm për të komunikuar në telefon apo për të shkëmbyer mesazhe e për të qëndruar në internet. Ndërsa vlera më e madhe për faturat e telefonit është 20 mijë lekë. Nga 109 deputetë që janë në tabelën e publikuar nga Kuvendi, 11 prej tyre kanë shpenzuar të paktën 20 mijë lekë në muaj. E ndërsa paga minimale në Shqipëri për punonjësit e thjeshtë është 26 mijë lekë në muaj, për muajin qershor fatura më e ulët që kanë paguar shqiptarët për deputetët e tyre është 30 mijë lekë në muaj. Ndërsa vlera më e madhe është 40 mijë lekë në muaj. Ajo që bie në kontrast është fakti se edhe deputetët, të cilët marrin pagesën për qiranë e shtëpisë, përfitojnë po ashtu vlerën maksimale të pagesës për karburantin e automjeteve të tyre.

Shekulli.al

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit

Published

on

Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.

“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.

Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.

Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.

Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.

Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.

Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.

Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.

Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026

Published

on

Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.

Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.

Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.

Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.

Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.

Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara