Shëndet

Hurmat e Arabisë janë plot vlera

3 hurma në ditë, 5 vlera direkte për organizmin.

Published

on

Hurmat e Arabisë janë plot vlera, të shijshme dhe me nivel të lartë ushqyesish. Përveç shijes së tyre karakteristike, hurmat e Arabisë janë tejet të shëndetshme dhe i ofrojnë organizmit një sërë përfitimesh. Hurmat e Arabisë janë një burim i pasur fibrash të shëndetshme, minerale dhe vitaminash.

Ato ndihmojnë kundër konstipacionit dhe problemeve të tjera me sistemin tretës. Hurmat e Arabisë gjenden kudo në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme në Shqipëri. Më poshtë do të lexoni sugjerimet mbi mënyrën dhe sasinë ditore të rekomanduar të hurmave të Arabisë. Lexuesit duhet të provojnë të konsumojnë 3 hurma në ditë dhe do të përfitojnë 5 vlerat e mëposhtme.

1. Shëndeti i zemrës
Kaliumi që gjendet tek hurmat ul rrezikun e goditjeve në tru. Për më tepër, nëse përfshini hurmat në dietën tuaj do të ulni nivelin e kolesterolit të keq. Kolesteroli i keq akumulohet në muret e enëve të gjakut duke i bllokuar ato dhe duke rrezikuar ndjeshëm zemrën. Nivelet e larta të kolesterolit të keq nënkuptojnë që zemra është e rrezikuar nga bllokime të menjëhershme që mund të ndodhin në enët e gjakut. Ngrënia e hurmave mund të ulë kolesterolin e keq dhe ta mbajë zemrën të sigurt.

2. Nivelet e energjisë
Hurmat e Arabisë janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën. Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë. Hiqni dorë nga ëmbëlsirat e shpejta që premtojnë energji dhe konsumoni disa hurma Arabie. Fibra që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera.

3. Përmirësojnë aparatin tretës
Hurmat e arabisë përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrës së tretshme që është thelbësore për një sistem të mirë tretës sepse arrin të orientojë ujin aty ku trupi ka më shumë nevojë: aparatin tretës. Kjo taktikë, ndihmon organizmin të shmangë konstipacionin. Kaliumi që gjendet tek hurmat e Arabisë ndihmon në trajtimin e diaresë dhe problemeve të tjera në stomak. Duke qenë se kanë ngjyrë kafe, hurmat e Arabisë konsiderohen si ekuilibrues në aparatin tretës. Në përgjithësi, ushqimet me ngjyrë kafe janë të shkëlqyera për tretjen. Për më tepër, hurmat forcojnë bakteret e mira në stomak.

4. Trajtojnë dhe parandalojnë aneminë
Anemia prek shumë njerëz, nevojat e të cilëve për hekur janë të mëdha. Hurmat janë një burim i shkëlqyer i hekurit, që i bën ato të domosdoshme kundër anemisë. Ngrini nivelet e hekurit duke konsumuar të paktën 3 hurma në ditë.

5. Kockat, gjaku dhe sistemi imunitar
Hurmat përmbajnë magnez, mangan dhe selenium. Ky i fundit është një mineral i nevojshëm për parandalimin e kancerit. Këto minerale janë të nevojshme për të mbajtur kockat të forta dhe gjakun të shëndetshëm. Përveç shijes, kjo është një arsye më tepër për të konsumuar tre hurma në ditë. Së fundmi, por jo nga rëndësia, hurmat e Arabisë janë të mira për shëndetin, ndonëse kanë një nivel të lartë fruktoze.

Edhe nëse dieta juaj ju mban larg sheqerit dhe produkteve të ëmbla që përfshijnë sheqerin e arrës së kokosit, mjaltit, shurupit të misrit etj, mos harroni të konsumoni fruta. Kur përzgjidhni hurmat në treg kërkoni për frutat, lëkura e të cilave është e butë dhe jo e rrudhosur. Mos zgjidhini kokrrat me aromë të çuditshme ose tepër të forta. Hurmat e thata të Arabisë mbahen në frigorifer dhe qëndrojnë deri në një vit. Hurmat e njoma duhen ruajtur në enë të izoluara mirë dhe mund të qëndrojnë deri në 8 muaj./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara