Sport

Prezantohet David Alaba, Reali i jep numrin e Sergio Ramos

Te Reali i Madridit e harrojnë shpejt Sergio Ramos.

Published

on

David Alaba afrimi i bujshëm i Los Blancos në këtë merkato verore dhe ndoshta do të jetë i vetmi është prezantuar para mediave me fanellën me numër 4 që për një dekadë e gjysmë e mbajti mbi shpinë ish-kapiteni Sergio Ramos.

Në fjalën e tij Alaba u shfaq shumë i lumtur që është bërë pjesë e Realit të Madridit, duke shpjeguar se përse zgjodhi klubin merengues për të vazhduar karrierën pas largimit nga Bayerni.

“Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Reali është klubi më i madh në botë, di të them që mezi po pres të luaj. Numri i Sergio Ramos? Nuk kisha shumë alternativa, ma propozuan të merrja numrin 4, ama e di se çfarë përfaqëson ky numër te Real Madrid. Nuk kam ardhur këtu për t’u krahasuar me lojtarët e së kaluarës, ndodhem këtu për të vijuar të luaj si Alaba dhe për të dhënë më të mirën time. Zgjodha Realin për t’u rritur si futbollist dhe si njeri. Kisha shumë oferta, por kjo ishte sfida që kërkoja”, theksoi fillimisht Alaba.

Mbrojtësi austriak foli edhe për lamtumirat e trajnerit Zinedine Zidane dhe kapitenit Sergio Ramos, me të cilët do t’i pëlqente të punonte.

“Më vjen keq që Zidane nuk është më trajneri i ekipit, por jam i lumtur që në stol është Ancelotti, të cilin e njoh shumë mirë. Luaj në disa pozicione, jam gati të aktivizohem aty ku dëshiron trajneri. Mbappe? Ai është i jashtëzakonshëm, por pyesni persona të tjerë për këtë temë. E ndiqja Realin kur isha i vogël, ndodhesha në Vienë dhe flitej shumë për këtë klub, ky është shkaku pse jam i lumtur që ndodhem këtu. E pranoj që do të më pëlqente të luaja me Sergio Ramos, të njëjtën gjë mund të them për Varane“, theksoi në përfundim të fjalës së tij David Alaba.

Continue Reading

Lajmet

​Fullkrug mbërrin në Milano, Allegri gjen më në fund numrin 9

Published

on

Niclas Fullkrug ka mbërritur në Itali për të finalizuar transferimin e tij te Milani nga West Ham United, në formë huazimi me mundësi blerjeje.

Sulmuesi 32-vjeçar pritet t’i kryejë vizitat mjekësore të martën në Milano dhe të zhvillojë seancën e parë stërvitore nën drejtimin e Massimiliano Allegrit të mërkurën, në prag të Krishtlindjeve.

Marrëveshja fillimisht u raportua me një opsion blerjeje prej 11–13 milionë eurosh, por sipas Sky Sport Italia, shifra reale është rreth 5 milionë euro dhe huazimi është pa komision.

Fullkrug pritet të zyrtarizohet në fillim të janarit dhe, falë ndryshimeve të fundit në rregullore, mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Cagliarit më 2 janar.

Milani kishte nevojë urgjente për një qendërsulmues, pasi Santiago Gimenez është i dëmtuar dhe do të mungojë për disa muaj. Fullkrug vjen si alternativë e rëndësishme në skemën 3-5-2 të Allegrit, edhe pse sezoni i tij te West Ham ka qenë i vështirë, pa gola në tetë paraqitje në Premier League këtë edicion./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Published

on

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik në gju, njoftoi klubi i tij Santos, ndërsa ylli brazilian përpiqet të rikthehet në formë për të mbajtur gjallë shanset për Kupën e Botës.

“Një artroskopi u krye për të trajtuar një dëmtim të meniskut medial. Ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme dhe atleti është mirë”, thuhet në deklaratën e klubit, ku theksohet se operacioni u krye nga mjeku i përfaqësueses braziliane, Rodrigo Lasmar.

33-vjeçari ishte në formë të mirë me Santosin para ndërhyrjes, duke luajtur edhe me dhimbje dhe duke shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit, rol kyç në mbijetesën e ekipit në elitën braziliane.

Edhe pse klubi nuk dha një afat zyrtar rikuperimi, mediat braziliane raportojnë se ai mund të mungojë deri në një muaj.

Neymar, golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola, nuk ka luajtur për kombëtaren që nga viti 2023 për shkak të lëndimeve të shpeshta.

Trajneri Carlo Ancelotti ka qenë i qartë: ai duhet të jetë “në formë të mirë” për t’u rikthyer në skuadër për Kupën e Botës që zhvillohet verën e ardhshme në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Shëndeti dhe koha tani janë vendimtare për rikthimin e tij./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Goditje e rëndë për Liverpoolin, Isak thyen këmbën dhe futet në operacion

Published

on

Alexander Isak i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi theu këmbën në ndeshjen kundër Tottenhamit, konfirmoi Liverpooli.

Sulmuesi suedez pësoi frakturë të fibulës në momentin e golit të tij, kur këmba iu ngec mes mbrojtësve. Klubi bëri të ditur se pas diagnozës, sot u përfundua një operacion për një dëmtim të kyçit të këmbës që përfshinte një frakturë të fibulës, duke shtuar se ende nuk është vendosur një afat kohor për kthimin e tij.

Isak, i transferuar për një shifër rekord 125 milionë paund, ka pasur vështirësi për të gjetur vazhdimësinë te Liverpooli, me vetëm dy gola në ligë në 10 paraqitje dhe pa gola në Ligën e Kampionëve. Lëndimi vjen në një moment delikat për ekipin, i cili ndodhet i pesti në renditje dhe është tashmë pa Mohamed Salah për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Në mungesë të Isakut dhe Salahut, barra e sulmit pritet të bjerë mbi Hugo Ekitike, që po kalon formë të mirë me tetë gola në ligë. Situata rrit edhe më shumë presionin mbi klubin për të vepruar në afatin e janarit, ndërsa e ardhmja e Salahut mbetet në dyshim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Karim Adeyemi në telashe te Borussia Dortmund

Published

on

Karim Adeyemi ka rikthyer polemikat te Borussia Dortmund pas sjelljes së tij jo profesionale gjatë ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach.

Pas zëvendësimit në minutën e 60-të, sulmuesi gjerman u drejtua direkt drejt dhomave të zhveshjes, duke shkaktuar reagim të ashpër nga drejtuesit e klubit.

Dortmundi pritet ta gjobisë lojtarin, ndërsa në klub po diskutohet seriozisht edhe mundësia e shitjes së tij në verën e ardhshme.

Incidentet e përsëritura kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Adeyemit, pavarësisht dëshirës së klubit për ta mbajtur atë përtej vitit 2027./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara