Lajmet

​Khabib për McGregorin: Ai djalë është një kosh mbeturinash dhe karriera e tij ka mbaruar

Published

on

Khabib Nurmagomedov ka kritikuar komunitetin MMA për mbështetjen e dhënë për Conor McGregor dhe sulmoi Irlandezin duke pretenduar se ai kurrë nuk do të kthehet më në majë pas dëmtimit të tij të rëndë në UFC 264.

McGregorit iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për të riparuar fibulën e thyer, një dëmtim serioz që ai mori gjatë luftës së tij të tretë kundër Dustin Poirier.

“Paratë dhe fama tregojnë se kush je”, tha Nurmagomedov për “ESPN”. Gjatë gjithë kohës ne dëgjojmë se paratë dhe fama ndryshojnë njerëzit. Jo. Kur vijnë paratë dhe fama, këto dy gjëra tregojnë kush je. Dhe çfarë ka bërë McGregor? Ai grushtoi një njeri të moshuar në një lokal në vitin 2019. Ju djem mund të shikoni gjithçka që ai bëri dhe të kuptoni se ai djalë është një thes me mbeturina”, vazhdoi më tutje Khabib.

“Unë pashë shumë “tëeets” që përpiqeshin ta mbështesnin atë. Si do ta mbështesni këtë djalë? Kur fëmijët, brezi i ri e shikojnë atë, e shikojnë këtë sport? Nëse doni të promovoni luftën tuaj, promovojeni. Nëse komuniteti MMA do të mbështesë këtë popull të keq, ky sport do të shkojë në një mënyrë të keqe”, deklaroi ai.

Nurmagomedov mendon se lëndimi i pësuar nuk do ta lejojë më që Khabib të rikthehet në formën e tij më të mirë.

“Me këmbët e thyera, ai kurrë nuk do të shkelmojë njëlloj si më parë. Nuk besoj ai do të kthehet më në majë. Conor ka një moshë të mirë, por ajo që ndodhi me mendjen dhe këmbët e tij mendoj se ky djalë ka mbaruar”, tha në fund ai.

Lajmet

​Zjarr në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar

Published

on

By

Në Prizren, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt, ku si pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë njëvjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur për KosovaPress se edhe tre fmëijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor.

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, ka bërë të ditur ai.

Bytyqi ka bërë të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht.

Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

KosovaPress do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 100% e votave të rregullta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke rrëmbyer 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të martën.

Seanca ka të bëjë me “propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2026”.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një vajzë dhe një i mitur në Fushë Kosovë

Published

on

By

Dy raste të zhdukjes janë raportuar nga Policia e Kosovës. Njëri nga rastet është një ku një vajzë është zhdukur në Fushë Kosovë mbrëmjen e 26 dhjetor, ndërsa rasti tjetër po ashtu në Fushë Kosovë por që bëhet fjalë për një të mitur.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër është në “Më 29.12.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”.

Continue Reading

Të kërkuara