

Lifestyle
Profesionet më të mira për personat empatikë
Published
4 years agoon
By
UBT newsËshtë shumë e rëndësishme për të gjithë që ta gjejnë një karrierë të përshtatshme, por kjo është e domosdoshme sidomos për personat empatikë, që janë të ndjeshëm ndaj persona të tjerë më shumë sesa njerëzit mesatarë. Në rolin e duhur kjo ndjeshmëri mund t’ju ndihmojë që të ndërtoni karrierë të shkëlqyeshme, por ka edhe profesione në të cilat një person me veti të tilla, të provojë përgjegjësi të madhe për paraqitjen dhe lumturinë tuaj.
Në qoftëse e konsideroni veten që jeni në këtë grup, a e keni pyetur veten se në cilin mjedis pune mund të lulëzoni? Cilat janë pikat e forta që do t’i keni nëpër pozita të ndryshme dhe në cilat duhet të keni kujdes? Akademi Pune do të përgjigjet në të gjitha pyetjet që keni.
Çfarë është empatia dhe cilat tipare e karakterizojnë atë?
Një empatik është dikush i cili ka nivel më të lartë të ndjeshmërisë sesa një person mesatar. Ai është i ndjeshëm dhe në një ritëm me energjinë, emocionet dhe mendimet e njerëzve edhe nëse nuk i njeh ata.
Ekzistojnë disa karakteristika kryesore dhe tiparet e personalitetit që shkojnë paralelisht me të qenurit empatikë. Këta priren të jenë më shumë:
Intuitivë: Empatikët janë të shkëlqyer në leximin e mendimeve, energjisë, motivimeve dhe dëshirave të njerëzve përtej fjalëve të tyre.
Kujdesi: Emaptikët kujdesen shumë për njerëzit. Ata kanë një ndjenjë të lindur të mirësisë dhe dhembshurisë.
Dhënia: Emaptikët janë gjithashtu “dhurues natyral”. Ata preferojnë më shumë të japin sesa të marrin. Gjejnë kënaqësi ekstreme duke ndihmuar të tjerët t’i zgjidhin problemet.
Ndjeshmëria: Empatikët janë shumë të ndjeshëm ndaj ndjenjave dhe emocioneve të të tjerëve, por edhe të tyre.
Çfarë duhet të marrë në konsideratë një empatik/e kur e zgjedhë punën?
Empatikët priren të shkëlqejnë në industritë që ofrojnë një shërbim për të tjerët, si mikpritja, mjekësia, mësimdhënia dhe puna sociale. Punët në këto industri kërkojnë një sens të shtuar të intuitës, ndjeshmërisë dhe lidhjes në mënyrë që t’u shërbejnë në mënyrë efikase të tjerëve.
Nga ana tjetër janë pikërisht këto profesione që kërkojnë kujdes të madh e që nganjehrë perosnave me ndjeshmëri mund t’ju shkaktojnë ngarkesa të mëdha emocionale. Për shembull fusha e mjekësisë përballet me raste shumë të rënda, ose ajo e punës sociale. Prandaj empatikët duhet ta vlerësojnë veten se cfarë rastesh mund të durojnë dhe deri ku shkon ndjeshmëria e tyre.
A e vlerëson lidhjen mjedisi i punës? Empatikët duhet të kërkojnë mjedise pune që i lejojnë ata të krijojnë lidhje autentike me të tjerët, e cila është vendi ku ata shkëlqejnë dhe ndihen më rehat. Kur merrni parasysh një pozitë, empatikët duhet ta shikojnë kulturën e kompanisë dhe të sigurohen se ata do të kenë mundësinë të lidhen me të tjerët rregullisht
A janë vlerat e organizatës të përafërta me të tyret? Empatikët kujdesen jo vetëm për njerëzit e tjerë, por edhe për vlerat e tyre. Kur vlerësojnë një mundësi, empatët duhet të bëjnë kujdes të veçantë për t’u siguruar që kompania dhe pozita janë në përputhje me vlerat e tyre personale.
Por cilat janë punët specifike që mund t’i bëjnë empatikët?
Infermierë
Punëtorë social
Trajneri i karrierës
Menaxher i Burimeve Njerëzore
Menaxher i Marketingut
Shkrues
Mësues
Hulumtues i kompanisë për njohje të tregut
3 punë të cilat nuk janë shumë të përshtatshme për empatikët
Ka edhe role që mund të jenë nganjëherë në kundërshtim me personalitetin tuaj dhe nëse doni të jeni të lumtur në punë, do të doni të shmangni këto lloj të mundësive.
Udhëheqja ekzekutive: Ekzekutivët shpesh duhet të marrin vendime të vështira që ndikojnë te punonjësit, ndonjëherë duke i vendosur fitimet dhe nevojat e biznesit mbi njerëzit, të cilat mund të jenë sfiduese për personat e ndjeshëm.
Shitjet: Kur një empati punon në këtë lloj mjedisi, jo vetëm që ata mund të ndiejnë stres për t’i “prekur” objektivat e tyre, por ata gjithashtu mund ta marrin edhe stresin e kolegëve të tyre, gjë që mund të ndikojë në përformancën e tyre.
Politika: Politika mund të jetë intensive, me stres të lartë dhe, në shumë mënyra dhe me qëndrim të prerë.
You may like
Lifestyle
Pesë ushqime të shëndetshme që duhet t’i shtoni në dietën tuaj
Published
4 days agoon
July 17, 2025By
UBT News
Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit dhe duke ke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës:
Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjatë gjithë ditës.
Perimet e gjelbra të freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.
Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.
Mjalti: Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili gjithashtu ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.
Ushqimet e pasura me Omega-3: Siç janë salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.
Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj./Ekonomia Online
Lifestyle
Ushqimet e shumëpërpunuara shkaktojnë probleme shëndetësore
Published
5 days agoon
July 16, 2025By
UBT News
Në sezonën e verës konsumohen ushqime të ndryshme, mirëpo sipas disa studimeve ushqimet e shumëpërpunuara thuhet po shkaktojnë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit në vende të ndryshme.
Drithërat me ngjyra të ndezura, picat e gatshme që mund të ngrohen në mikrovalë dhe qeset e mëdha me patatina dominojnë gjithnjë e më shumë raftet e supermarketeve. Por një studim i ri, i publikuar në Nutrition & Metabolism, nxjerr në pah lidhjen alarmante mes këtyre ushqimeve të përpunuara dhe shenjave të hershme të sëmundjeve kronike.
“Mund të ketë të bëjë me përbërësit shtesë, ambalazhin, madje edhe marketingun”, ka thënë Anthea Christoforou nga Universiteti McMaster, që udhëhoqi këtë studim, raporton Earth. Ushqimet e shumë përpunuara (të cilat njihen me shkurtesën UPFs) janë produkte industriale të dizajnuara për komoditet, jetëgjatësi dhe shije tërheqëse. Këto përfshijnë “snacks” të paketuar, drithëra të përpunuara me sheqer të shtuar, pije të gazuara, supa dhe makarona të shpejta, si dhe ushqime të ngrira e të gatshme.
Për t’i prodhuar, përpunohen intensivisht përbërësit natyralë dhe hiqen lëndët ushqyese, ndërsa shtohen yndyra, sheqerna, ngjyrues, aromatizues artificialë dhe konservues. Rezultati është një produkt që mezi ngjan me ushqimin origjinal, me shumë kalori e fare pak vlera ushqyese.Këto ushqime janë ndërtuar për t’i bërë njerëzit të varur prej tyre”, thuhet në raportin e studimit./Ekonomia Online
Lifestyle
Fundjavë e nxehtë, qëndroni të hidratuar
Published
2 weeks agoon
July 5, 2025By
UBT News
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i kthjellë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se temperaturat do të jenë 22 deri në 33 gradë celsius.
Edhe dita e diel do të jetë një mot pothuajse njësoj, me temperatura minimale 24 gradë celsius, ndërsa maksimalja e ditës pritet të arrijë deri në 35 gradë celsius. /UBT News/
Lifestyle
Sa shpesh duhet t’i lani në të vërtetë peshqirët e kuzhinës?
Published
2 weeks agoon
July 4, 2025By
UBT News
Përveç fshirjes së enëve, njerëzit përdorin peshqirë kuzhine për të fshirë duart dhe sipërfaqet e punës, pastaj i lënë mbi një karrige, radiator ose ndonjë vend të ngjashëm në kuzhinë. Por sa kohë duhet para se të duhen larë përsëri në lavatriçe?
Edhe pse duket e pastër, kuzhina dhe peshqirët që përdorim në të mund të jenë një vend i favorshëm për shumimin e baktereve.
Sipas mikrobiologut Jason Tetro, peshqirët e kuzhinës janë të kontaminuar me të gjitha bakteret, viruset dhe kërpudhat e ndryshme që gjenden në kuzhinë.
Ato rriten në peshqirët e kuzhinës sepse përmbajnë grimca mikroskopike të mbetjeve. Mbetjet ushqimore që përfundojnë në peshqirët e kuzhinës janë ushqim për mikrobet, veçanërisht nëse peshqiri është i lagur për kohë të gjatë. Se çfarë ka saktësisht varet nga mënyra si i përdorni dhe i pastroni ato.
Leckat e enëve grumbullojnë mikroorganizma dhe shkalla e kësaj do të varet nga mënyra se si përdoren (llojet e sipërfaqeve dhe ushqimeve që hasin kundrejt vetëm ujit dhe mënyrës se si thahen ato). Në këtë drejtim, sa shpesh i lani rrobat varet nga mënyra se si i përdorni ato.
“Për përgatitjen, pastrimin dhe larjen e vazhdueshme të ushqimit, do të ishte më mirë t’i ndërroni ato çdo disa ditë. Nëse ato janë aty vetëm për tharjen e duarve dhe ndoshta për larjen e enëve, atëherë mund të zgjasin për rreth shtatë ditë”, tha mikrobiologu Tetro.
Rekomandohet të lani peshqirët e kuzhinës veçmas nga rrobat e tjera, në mënyrë që të përdorni ujë të nxehtë, detergjent dhe zbardhues për të vrarë mikrobet.
Përfundoni tharjen në një temperaturë të lartë për të shkatërruar çdo mikroorganizëm të mbetur.

Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman

Kompania kineze, rekord të ardhurash nga “Labubu”

TikTok ndryshon rregullat e lojës – aplikacioni tregon çfarë është përmirësuar

Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Mediet amerikane: Sunny Hill, më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Kurti reagon ndaj Vuçiqit: Deklaratat e tij janë kërcënuese dhe destabilizuese

Shefi i Zyrës së BE-së takohet me Osmanin, flasin për bllokadën politike dhe hapat e mëtejmë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore