Është promovuar Katalogu i Ekspozitës Arkeologjike të Muzeut Kombëtar të Kosovës i punuar nga arkeologët Milot Berisha dhe Arben Hajdari.
Kryeministri Albin Kurti me këtë rast tha se ndonëse kanë kaluar 23 vjet një pjesë e artefakteve të Kosovës vazhdojnë të mbesin në muzetë e Beogradit, prandaj edhe ka kërkuar kthimin e tyre.
Sipas tij, Serbia ka shkatërruar monumentet kulturore, duke shtuar se shteti për mirëmbajtjen e kishave ortodokse ka bërë mjaftueshëm.
Madje ai thotë së xhamitë dhe kishat janë burim i identiteti e krenarisë. Kreu i Qeverisë u zotua se Qeveria ka vullnetin dhe dijen për të mbrojtur dhe zhvilluar trashëgiminë kulturore.
“Trashëgimia është ndër burimet më të fuqishme. Ajo fuqizon lidhjen tonë me historinë dhe nxit përgjegjësinë ndaj gjeneratave pas nesh. Sipas përcaktimit ligjor potenciali i trashëgimisë përfshinë veçoritë materiale të historisë”.
“Sot po promovojmë një pjesë të rëndësishme. Ajo si e tillë ka vlera të çmueshme. Ekspozita arkeologjike dardania antike paraqet artefakte që datojnë nga epoka e neolitit. Ky thesar vazhdon të jetë i paplotë mbase pjesa më e rëndësishme gjenden në muzetë e Beogradit. Ndonëse kanë kaluar 23 vjet një pjesë e jona kulturore vazhdon të qëndrojë në Serbi”.
“Prandaj këtë çështje po e bartim në forume ndërkombëtare. Dhe kjo nuk është shkelja e vetme. Serbia vazhdonte të shkatërronte monumentet tona. Gjykatësit kanë konstatuar që këto shkatërrime nuk kanë qenë të rastësishme. Kërkesa jonë për drejtësi së shpejti do të marrë formë konkrete. Për kishat shteti ynë ka bërë shumë për restaurimin tyre”.
“Kosova ka një nga sistemet më të përparuara sa i përket mbrojtjes së komuniteteve. Xhamitë e kishat janë burim i identiteti e krenarie për shoqërinë tonë. Ne besojmë se rruga e dialogut të brendshëm është e duhura. Qeveria ka vullnetin dhe dijen për të mbrojtur dhe zhvilluar trashëgiminë kulturore”.
Drejtori i Muzeut Ajet Leci ka thënë se katalogu ka rëndësi të madhe për historinë e Kosovës, raporton EO.
“Kemi eksponate që janë marrë nga pushtuesi serb dhe nuk janë kthyer në muze. Duke u bazuar në dokumente muzeu u ka bërë kërkesë institucioneve në Beograd t’i kthejnë të gjitha eksponatet e të cilat janë 1247 eksponate”.
Autori i librit, Arben Hajdari tha se me kolegun Milot Berisha me promovimin e këtij katalogu po e përmbushim një borxh.
“Ne synojmë të ofrojmë narracion të vlerave që përfaqësojnë këto eksponate. Sikundër që do të krijojmë një pranomë që ka kaluar Kosova”.
Markus Rashford do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës, katalanasit kanë arritur marrëveshje me Manchester United, për transferimin e sulmuesit anësor.
Do të jetë huazim për një sezon, me detyrim blerjen e kartonit nëse plotësohen disa kushte gjatë sezonit. Rashford do fitojë 12 milionë euro në sezon te Barca.
Ky transferim vjen për ta pasi dështuan me Niko Uilliams. Rashford do e ketë eksperiencën e parë jashtë Anglisë.
Ylli 27-vjeçar ka luajtur 297 ndeshje në Premier Ligë dhe gjatë kësaj kohe ka shënuar 89 gola dhe ka asistuar 52 të tjerë në kampionat.
Dy persona janë plagosur pasi janë përfshirë në një konflikt në fshatin Doganaj të Ferizajt. Incidenti ka ndodhur në orët e para të së hënës. Njëri nga të plagosurit është një zyrtar policor i cili kur ndodhi rasti nuk ishte në detyrë.
Të plagosurit fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë, sipas personelit shëndetësor.
Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Pas pranimit të informatës Policia Rajonale e Ferizajt ka dalur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, ku janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri, 16 gëzhoja dhe një predhë.
Lajmin për KosovaPress konfirmoi zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli. Ai bëri të ditur se janë intervistuar dy dëshmitarë që gjendeshin në njërën nga veturat.
Rasti është cilësuar si “vrasje e mbetur në tentativë dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
“Sot, më 21.07.2025, rreth orës 00:50 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë, për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku dy persona janë plagosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë fillimisht policët e rendit, e më pas edhe Njësia e Hetimeve Rajonale dhe Forenzika. Nga hetimet fillestare mësohet se në incident ishin të përfshirë dy persona: një qytetar me veturën “Golf 7” dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, me veturën “BMW“, tha Veseli.
“Për shkak të përfshirjes së zyrtarit policor, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri (pistoleta), 16 gëzhoja dhe një predhë. Të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente ne Ferizaj janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor dhe sipas informatave nga personeli mjekësor ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa janë intervistuar dy dëshmitarë që gjendeshin në njërën nga veturat. Rasti është cilësuar ” Vrasje e mbetur në tentativë dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“, shtoi ai.
Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë në bashkëpunim me IPK-në dhe nën autorizimin të prokurorit kujdestar të krimeve të rënda.
Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Sipas informacioneve fillestare, incidenti ka ndodhur gjatë punës në një ndërtesë që është në fazën e ndërtimit. Autoritetet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik.
Ende nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimave apo nivelin e lartësisë nga ku kanë rënë. Policia, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, po vazhdon hetimet.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apelon të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë në Kosovë që gjatë udhëtimit të kenë dokumente të vlefshme, përmes transportit rrugor.
Përmes një njoftimi zyrtar, MPJD thekson se udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e disa shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi.
“Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura gjatë kalimeve tranzit, veçanërisht nëpër territorin e Italisë, theksojmë nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre.
Lusim qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë. Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë”, thuhet në njoftim.