Lajmet

Liderët e BE-së-Hungarisë: Respektoje LGBT-në ose dil nga blloku

Published

on

Liderët e Bashkimit Evropian i kanë thënë Hungarisë që të respektojë të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) ose ta dalë nga blloku.

Parlamenti hungarez e ka miratuar një ligj i cili ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.

Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.

Ndryshimet ligjore të propozuara, duhet të miratohen nga presidenti i Hungarisë.

BE-ja është e zemëruar me kryeministrin konservator të Hungarisë, Viktor Orban për miratimin e këtij ligji.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, u tha gazetarëve më 25 qershor se gjatë samitit dy-ditor të bllokut, disa nga homologët e tij u përplasën personalisht me Orbanin në lidhje me këtë ligj.

Një ditë më parë ai tha se Hungaria “nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”.

Kjo çështje ka kthyer në qendër të vëmendjes edhe diskutimet në lidhje me pamundësinë e BE-së për të frenuar “demokracitë joliberale” midis vendeve anëtare si Hungaria dhe Polonia.

Qeveritë e këtyre vendeve janë thellësisht konservatore, nacionaliste dhe mbajnë një qëndrim kundër migrantëve.

Ato kanë shpërfillur standardet dhe vlerat demokratike të bllokut për vite me rradhë.

Sipas raporteve, vetëm Polonia dhe Sllovenia kanë mbështetur Orbanin për këtë ligj.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke komentuar përplasjet me Hungarinë, e quajti situatën si një betejë me civilizimin dhe kulturën.

“Unë thashë: Ju duhet të tërhiqni ligjin dhe, nëse nuk ju pëlqen kjo dhe me të vërtetë thoni se vlerat evropiane nuk janë vlerat tuaja, atëherë duhet të mendoni nëse do të qëndroni në Bashkimin Evropian”, tha Macron.

Por, më vonë ai u tërhoq paksa nga qëndrimi i tij duke thënë se nuk e mbështet dëbimin e Hungarisë nga blloku.

Përpara samitit, udhëheqësit e 17 nga 27 vendet anëtare të bllokut nënshkruan një letër që dënonte çdo formë diskriminimi bazuar në orientimin seksual, duke thënë se “respekti dhe toleranca janë në thelbin e projektit evropian”.

Letra nuk e përmendi në mënyrë të qartë Hungarinë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ligji është “i turpshëm” duke shtuar se ekzekutivi i BE-së po shqyrton edhe marrjen e veprimeve ligjore.

Në anën tjetër, Orban ka thënë se ligji nuk është kundër homoseksualëve, por vetëm ka të bëjë me lejimin e prindërve të vendosin ekskluzivisht se si dëshirojnë të edukojnë fëmijët e tyre./REL

Lajmet

​Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman

Published

on

Interi është gati të dërgojë një ofertë të përmirësuar për yllin e Atalantës, Ademola Lookman, i vlerësuar me 50 milionë euro nga klubi bergamask raporton La Gazzetta dello Sport

Bisedimet midis dy klubeve pritet të vazhdojnë sot, pasi Interi ka arritur tashmë një marrëveshje për kushtet personale me fituesin e fundit afrikan të Topit të Artë.

Sipas burimeve të Gazzetta-s, Interi ka paraqitur një ofertë në formë huazimi me detyrim blerjeje, ndërsa Atalanta këmbëngul për një transferim të përhershëm për shumën e plotë.

Megjithëse raportohet se një marrëveshje mund të arrihet për rreth 45 milionë euro duke përfshirë bonuset, Interi ende nuk ka bërë një ofertë të re konkrete për sulmuesin 27-vjeçar.

Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve të mëhershme, nuk ka pasur kontakte të fundit nga Napoli për Lookmanin.

Burime të afërta me situatën konfirmojnë për Football Italia se interesimi i fundit i Napolit daton që nga qershori, dhe nuk ka pasur zhvillime të reja që atëherë. Lookman, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Atalantës dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit, shihet si një përforcim kyç nga zikaltrit në merkato.

Continue Reading

Lajmet

Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes Serbisë, duke paralajmëruar për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. 

Ka indikacione për ndalime të pajustifikuara. Prandaj i ftojmë qytetarët për maturi dhe të mos kalojnë nëpër territorin e Serbisë,” tha Kurti.

Ai u shpreh i shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve serbe dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim të qartë ndaj, siç i quajti ai, kërcënimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas Kurtit, Beogradi po dëshmon mungesë të vullnetit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

E ftojmë BE-në të reagojë qartë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit. Serbia po dëshmon se jo vetëm që nuk është e interesuar në normalizim, por përkundrazi, po intensifikon sjelljet kërcënuese,” shtoi ai.

Kurti theksoi se përballë një klime të tillë të pasigurisë, qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë maturi dhe kujdes maksimal në lidhje me udhëtimet e tyre drejt apo përmes Serbisë.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para mediave dha disa detaje për takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj për mundësitë e bashkëqeverisjes mes dy partive.

Në konferencë për media, Kurti tha se ka bërë një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim. Unë si kryetar i partisë fituese, kam shprehur jo vetëm interesim, por edhe gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë. Kur këto bisedime të mbyllën me rezultatin final mund të flasim për të”, tha Kurti.

Deri tani të gjitha përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.

Continue Reading

Lajmet

Kurti reagon ndaj Vuçiqit: Deklaratat e tij janë kërcënuese dhe destabilizuese

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me arrestimin e Igor Popoviqit, i cili u ndalua për shkak të deklaratave ku e cilësonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “organizatë terroriste”.

Në deklaratë për media, Kurti theksoi se Kosova është shtet demokratik dhe ligjor, ku sundimi i ligjit zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallim etnie, pozite apo përkatësie politike.

Kosova është demokratike dhe ligjore me pushtete të ndara, institucione të konsoliduara dhe zbatim të barabartë të ligjit. Sundimi i ligjit nuk diskriminon sipas etnisë apo ndikimit politik,” tha Kurti.

Ai shtoi se rasti i Igor Popoviq, i cili është arrestuar për veprën penale të nxitjes së përçarjes apo mosdurimit etnik, po trajtohet nga institucionet e drejtësisë me profesionalizëm dhe në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

Duke komentuar deklaratat e Vuçiqit të bëra më 20 korrik, Kurti i cilësoi ato si “kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme”, duke theksuar se ato nuk janë thjesht qëndrime individuale, por përfaqësojnë politikë shtetërore të Beogradit.

Beogradi zyrtar tregon se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxit tensione dhe përhap gjuhën e urrejtjes. Duke sulmuar vlerën më të shenjtë të shqiptarëve, që është UÇK-ja, ata provokojnë dhe nxisin përplasje,” shtoi Kurti.

Kryeministri përfundoi duke theksuar se deklaratat e tilla përbëjnë kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Continue Reading

Të kërkuara