Lajmet
Tiranë: Fati politik i opozitës – ndarja e Bashës nga Berisha
A është Basha një lider i së resë?
Published
5 years agoon
By
Betim GashiVetë Basha e ka premtuar këtë pak orë pas shpalljes zyrtare të fitores së tij në fillim të kësaj jave, (14.06), përballë tre kandidatëve të tjerë në garë, kur deklaroi që “zgjedhjet për kryetar të PD-së ishin një proces demokratik që e ngre partinë në lartësinë e emrit dhe historisë”.
Historia: A do të hapë Basha një kapitull i ri?
Historia e PD-së është me dritë dhe hije. Ajo do të mbetet në histori si partia e parë opozitare në Shqipëri pas 45 vitesh regjimi komunist dhe ndalimi të pluralizmit politik. Por historinë e saj të deritanishme e errësojnë ngjarje të rënda si lejimi i skemave piramidale, shembja e shtetit dhe ꞔuarja e vendit në vitin 1997 në prag të luftës civile, skandali i Gërdecit në vitin 2008, vrasja e katër protestuesve të paarmatosur në protestën e socialistëve opozitarë në janar 2011.
Lulzim Bashës i duhet të hapë një kapitull të ri dhe të shkëputet me vendosmëri nga hijet e historisë. Pas tri humbjesh rradhazi dhe akuzave brenda PD-së për “gabime të rënda në vizionin politik të aksionit opozitar”, Lulzim Bashës i duhet të rikonceptojë PD-në dhe strategjinë e saj.
Aleksandër Çipa, analist i pavarur në Tiranë, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, thotë për DW se “nuk bëhet fjalë për një ringritje të shpejtë, pasi kryesimi i PD-së nga Basha, momentalisht nuk është një faktor premtues për shkak të mossukseseve të tij të përsëritura dhe hendekut të thellë mes atyre që premton dhe atyre që arrin.” “PD-së i duhet një lidership kurajoz që vizionin e ka përtej gjendjes së saj aktuale dhe trashëgimisë politike. Ajo duhet të rikthehet fuqimisht me aksione politike energjike në institucione përballë një shumice parlamentare sfidante, por edhe me shëndet të tepërt nga qeverisja në tre mandate”, thotë ai për DW.
Aleksander Çipa
Parashikimet për ringritjen e PD-së nga Basha, derisa të ketë sinjale që kjo vërtet po ndodh, karakterizohen nga skepticizmi. “Shanset që opozita të ndryshojë nën drejtimin e Bashës janë të pakta. Pas zgjedhjeve, PD deklaroi që nuk e njeh rezultatin e tyre, por do hyjë ne Kuvend. Gjatë fushatës për zgjedhjen e kryetarit, ky qëndrim ndryshoi. PD-ja do të marrë më vonë një vendim në lidhje me Parlamentin. Kjo tregon qartë se Lulzim Basha nuk ka ndryshuar dhe opozita e tij pritet të mos ndryshojë. Mendoj që do të jetë po ajo opozitë që shkon nga ekstremi në normalitet me lehtësi të pabesueshme, pa shpjeguar asgjë dhe pa i dhënë llogari askujt. Basha ka mundësi ta ngrejë PD-në, nëse arrin arrin të veprojë ndryshe nga Basha i deritanishëm”, thotë për DW, Enton Abilekaj, gazetar, Drejtor i Portalit, Dosja.al.

A është Basha një lider i së resë?
Kur regjimi komunist u rrëzua Lulzim Basha ishte 16 vjeç. gjimnazist në Tiranë. Pa të kaluar komuniste, i ri dhe i arsimuar në Perëndim, me shpresa të mëdha për të qenë një lider i së resë. “Vërtet nuk i përket së vjetrës por ai nuk përballet me të, që t’i përkasë së resë.Ai është si një ekuilibrues i së resë që kërkon hapësirë dhe së vjetrës që nuk e lëshon,” thotë për DW, Enton Abilekaj.
Analisti Çipa e krahason pozitën e tij me atë të pengmbajtjes. “Mbahet peng prej kundërshtarësh të fuqishëm politik si qeverisës ashtu edhe vektorë të tjerë të spektrit partiak opozitar. Këta të fundit do të shfaqen ndofta edhe më dukshëm në muajin shtator dhe tetor të këtij viti, kur të konstituohet parlamenti, qeveria dhe të kemi akte të reja konstitucionale”, thotë për DW Aleksandër Çipa.
Fjala është për vendimin e Gjykatës Kushteuese lidhur me votimin pro të Parlamentit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Nëse kjo gjykatë e miraton vendimin e Parlamentit dhe shkarkon presidentin Meta, ka gjasa që ai të marrë në dorë drejtimin e partisë,”Lëvizja Socialiste për Integrim, aleate e PD-së në përpjekjet për rrëzimin e qeverisë Rama.
Para zgjedhjeve të 25 prillit
Fati politik i opozitës – ndarja e Bashës nga Berisha
Lulzim Basha erdhi në krye të PD-së, kur lideri historik i saj, Sali Berisha dha dorëheqjen, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare më 2013. Në tetë vitet e deritanishme të PD-së në opozitë, Basha është perceptuar si një lider nën hijen e atit të tij politik, Berishës.
“Ky perceptim do të qendrojë përsa kohë Lulzim Basha do të vazhdojë të kujdeset që Berisha të mos preket apo të mos zemërohet nga vendimet e tij, derisa Basha të vazhdojë të sillet si administrator i pronës së Berishës dhe jo si lider i një partie të të gjithëve. Mendoj që Berisha nuk ka pasur ndikim të madh në vendimmarrjen e PD-së, por qëndrimet e Bashës, me sytë nga Berisha, frika e Bashës për prishjen e humorit të tij, kanë krijuar perceptimin se pas tij është ish-kryetari historik i PD-së,” thotë për DW, Enton Abilekaj.
Aleksandër Çipa e sheh suksesin e Bashës në ringritjen e PD-së me “çlirimin e tij një orë e më parë nga lideri i saj historik, Berisha”.”Kjo është një çështje serioze. Berisha ka së fundi një protagonizëm të rikthyer për hall vetiak. Pas aktit zyrtar të shpalljes “person i padëshëruar” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, Berisha ka bërë deklarime për rikthim në krye të PD-së. Kjo është shtim i hijes së tij mbi kryet e kryetarit zyrtar të PD-së, Bashës. Berisha mund të bëhet një pengesë serioze për Bashën, përmes ndërhyrjes së dukshme dhe të padukshme në punët e familjes politike si dhe grupeve brenda PD-së, thekson Çipa për DW.
Enton Abilekaj
Shtatori muaji i zhvillimeve potenciale
Pakënaqësia brenda PD-së ndaj Bashës, fraksionet dhe grupimet brenda saj dhe vendosmëria e tyre për të vazhduar betejën politike kundër tij, parathonë një vjeshtë jo të qetë për PD-në. “Do të ketë zhvillime në vjeshtë që do të përcaktohen edhe nga pozita dhe gjendja që do të bartë apo do të ketë zoti Berisha pas muajve të parë të mbledhjes së Parlamentit të ri dhe krijimit të qeverisë së re. Problemet e brendshme të PD-së janë shtuar pas zgjedhjeve të kryetarit”, thotë Aleksandër Çipa.
Problemet e shtuara parathonë edhe zhvillime të reja potenciale për zgjidhjen e tyre. “Zhvillimet brenda PD-së janë në të mirën e vetë kësaj partie, opozitarizmit dhe shoqërisë. Opozita ka nevojë për një përgjigje të re ndaj qeverisjes së pakontrolluar të Edi Ramës që po shndërrohet në një regjim autokratik. Nëse PD nuk do jetë përgjigja, atëherë do të gjendet një mjet tjetër, një forcë e re ose një aleancë e re”, thekson për DW, Enton Abilekaj.
You may like
Rajoni
Ujërat e Kosovës: Sfida dhe zgjidhjet e qëndrueshme sipas Profesor Hazir Çadrakut
Published
9 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Profesor i UBT-së, Hazir Çadraku, ishte mysafirë i radhës në podcastin tonë, ku foli për gjendjen aktuale të ujërave në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm dhe parandalimit të krizave të mundshme ujore në të ardhmen.
Sipas Profesor Çadrakut, sfidat që përballet Kosova janë të dyfishta: ndikimet klimatike dhe aktiviteti i pakontrolluar i njeriut.
Institucionet arsimore dhe kërkimi shkencor, sipas Profesor Çadrakut, luajnë një rol kyç në parandalimin e krizave ujore. Ai nënvizoi rëndësinë e punës intensive kërkimore në terren dhe publikimeve ndërkombëtare për të siguruar vendimmarrje të bazuar në të dhëna dhe fakte shkencore.
Për më shumë ndiqni podcastin: PODCAST
Lajmet nga UBT
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Published
12 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe ligjëratave tematike me ekspertë ndërkombëtarë, UBT ka mirëpritur Dr. Dimitar Keranov, politolog dhe ekspert i sigurisë ndërkombëtare, i cili mbajti ligjëratën me temën “Kosova’s European Future: What Bulgaria’s Experience Can Offer”, para studentëve të programit të Studimeve të Sigurisë.
Ligjërata u fokusua në rrugëtimin evropian të Kosovës, sfidat e integrimit, si dhe mësimet që mund të nxirren nga përvoja e Bullgarisë në proceset e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke vënë theks të veçantë në çështjet e sigurisë, qëndrueshmërisë demokratike dhe përballjes me kërcënimet hibride.
Në këtë aktivitet akademik ishin të pranishëm edhe dekania e Fakultetit, Hajdi Xhixha, si dhe prodekani Arian Kadriu, të cilët vlerësuan rëndësinë e përfshirjes së ekspertëve ndërkombëtarë në procesin mësimor dhe në zgjerimin e perspektivës akademike të studentëve të UBT-së.
Dr. Dimitar Keranov është anëtar i Bordit Drejtues të Bulgarian Institute for International Politics (BIIP) dhe njihet si një nga zërat e rëndësishëm në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe demokracisë në Evropën Juglindore. Fushat e tij të specializimit përfshijnë kërcënimet hibride, reziliencën demokratike dhe sigurinë ndërkombëtare, me fokus të veçantë në vendet që përballen me presione gjeopolitike.
Ai ka një përvojë të pasur profesionale në institucione prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë German Marshall Fund of the United States dhe Institut für Europäische Politik në Berlin, ku ka kontribuar në analiza politike dhe kërkime shkencore mbi zgjedhjet, ndikimin e huaj dhe qeverisjen demokratike.
Publikimet dhe analizat e Dr. Keranov janë cituar nga media ndërkombëtare me ndikim të madh, si The New York Times dhe Euronews, duke e bërë atë një referencë të rëndësishme në debatet bashkëkohore mbi sigurinë dhe demokracinë. Ai është gjithashtu anëtar i American Political Science Association dhe flet rrjedhshëm më shumë se dhjetë gjuhë, çka i mundëson një qasje krahasuese dhe ndërkombëtare ndaj sfidave globale të sigurisë.
Ligjërata u prit me interes të veçantë nga studentët, të cilët patën mundësi të diskutojnë drejtpërdrejt me ligjëruesin për rolin e Kosovës në arkitekturën evropiane të sigurisë, sfidat aktuale rajonale dhe rëndësinë e përgatitjes akademike për profesionistët e ardhshëm të kësaj fushe.
Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të forcojë profilin e tij ndërkombëtar dhe të ofrojë një arsim cilësor, të lidhur ngushtë me zhvillimet aktuale globale dhe me praktikat më të mira akademike dhe profesionale.
Vendi
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Published
12 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Prishtina ka qenë në fokus të një analize të thelluar shkencore mbi zhvillimin dhe zgjerimin e saj urban, përmes temës së masterit të kandidates nga UBT, MSc. Eglantina Buja, e cila u mbrojt me sukses në kuadër të studimeve pasuniversitare.

Tema me titull “Analizë sasiore e shtrirjes dhe zgjerimit urban në Prishtinë për periudhën 1990–2024” u prezantua para komisionit profesional, i përbërë nga Prof. Dr. Egzon Bajraktari (kryetar), Prof. Dr. Edon Maliqi (mentor) dhe Dr. sc. Elvida Pallaska (anëtare).
Studimi trajton transformimet urbane të kryeqytetit gjatë një periudhe 34-vjeçare, duke përfshirë kohën e okupimit, periudhën e pasluftës dhe zhvillimet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përmes përdorimit të të dhënave të hapura dhe metodave bashkëkohore shkencore, tema ofron një pasqyrë të qartë dhe të matshme të zgjerimit urban të Prishtinës.
Analiza është realizuar mbi bazën e imazheve satelitore Landsat 5 TM dhe Landsat 8 OLI, të përpunuara përmes klasifikimit të mbikëqyrur (Supervised Classification) në platformën Google Earth Engine, si dhe përmes analizave hapësinore me sisteme GIS. Si rezultat, janë gjeneruar harta tematike dhe produkte vizuale që dokumentojnë ndryshimet urbane ndër vite.
Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të sipërfaqes së ndërtuar në Prishtinë – nga 437.5 hektarë në vitin 1990 në mbi 1,410 hektarë në vitin 2024, që përfaqëson një zgjerim urban mbi 220%, një ritëm që tejkalon dukshëm rritjen e popullsisë. Ky zhvillim ka ndikuar në kalimin nga një strukturë urbane kompakte drejt një forme më të shpërndarë dhe të fragmentuar, duke sjellë sfida serioze për planifikimin hapësinor, infrastrukturën dhe përdorimin efikas të tokës.
Studimi identifikon gjithashtu zonat kryesore të zgjerimit urban dhe vë në pah ndikimin e ndërtimeve informale dhe mungesës së planifikimit të qëndrueshëm urban. Në përfundim, tema ofron rekomandime konkrete për vendimmarrësit, duke theksuar nevojën për zhvillim kompakt, forcim institucional dhe përdorim sistematik të teknologjive gjeohapësinore në monitorimin urban.
Me rastin e diplomimit, kandidatja u vlerësua për qasjen serioze akademike, rigorozitetin metodologjik dhe kontributin e vlefshëm në studimet e zhvillimit urban të Prishtinës.
UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor dhe formimit të kuadrove profesionale që kontribuojnë drejtpërdrejt në analizën dhe zgjidhjen e sfidave zhvillimore të vendit.





Lajmet nga UBT
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Published
13 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi bëhet anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, në bazë të kontributit të tij të jashtëzakonshën në shkencë dhe teknologji, si dhe duke u bërë i vetmi dhe i pari shkencëtar nga Kosova që i bashkohet këtij institucioni prestigjioz. Diploma e anëtarësimit iu dorëzua gjatë një ceremonie solemne nga Kryetari dhe Nënkryetari i Akademisë, në Qendrën Evropiane për Shkencë (CERN) në Gjenevë, Zvicër.

Ky anëtarësim përfaqëson një njohje ndërkombëtare për kontributin e Rektorit Hajrizi në avancimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë, si dhe forcon lidhjet e vendit me komunitetin akademik evropian dhe botëror.
“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm për mua personalisht, por edhe për Kosovën dhe komunitetin tonë shkencor. Anëtarësimi im në Akademinë Evropiane të Shkencës hap dyert e kësaj akademie prestigjioze për vendin tonë dhe për gjeneratat e reja të shkencëtarëve kosovarë,” ka thënë Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë dhe domethënien e këtij anëtarësimi, duke shprehur falënderimet e tij dhe duke ndarë vizionin për të ardhmen.
“Ky anëtarësim përfaqëson vlerësimin e punës sime mbi 30-vjeçare në fushën e shkencës dhe teknologjisë, dhe më jep një motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në forcimin e arsimit cilësor, avancimin e kërkimit shkencor dhe lidhjen e institucioneve akademike të Kosovës me rrjetet evropiane të dijes dhe inovacionit. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kontribuan në nominimin dhe vlerësimin tim. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time dhe për kolegët e mi, për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin profesional gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Akademia Evropiane e Shkencave është e njohur për promovimin e ekselencës shkencore, kërkimit ndërdisiplinar dhe inovacionit, duke përfshirë në radhët e saj studiues me reputacion të lartë ndërkombëtar, përfshirë edhe laureatë të Çmimit Nobel.
Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Edmond Hajrizi, UBT është pozicionuar si një institucion lider në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe sipërmarrjen në rajonin e Evropës Juglindore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, akademikët dhe institucionet partnere.

Ujërat e Kosovës: Sfida dhe zgjidhjet e qëndrueshme sipas Profesor Hazir Çadrakut
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë
Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale
Fotot më të fuqishme të vitit 2025
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
