

Teknologji
Arsyet e fshehjes së likeve nga Instagram!
Published
4 years agoon
By
Betim GashiQë prej vitit të kaluar, Instagram testoi në disa shtete idenë e tyre më të re: atë të zhdukjes së numrit të likeve nga fotot.
Edhe pse nuk do të mund të shohim më numrin e likeve tek të tjerët, përsëri do të mund të shohim numrin e likeve tek postimet tona, pra do të vazhdojmë të marrim feedback se çfarë pëlqehet dhe çfarë jo.
Së dyti, edhe tek postimet e të tjerëve, nëse klikojmë tek “others” do të na shfaqet lista e atyre që e kanë pëlqyer një postim. Nëse të intereson vërtet numri i likeve tek dikush, mund të numërosh të gjithë personat e listës. Por është diçka që zor se do ta bëjë dikush, sidomos në postime që kanë qindra apo mijëra likes.
Por, pse e ka bërë Instagram këtë lëvizje?
- Për t’u diferencuar nga rrjetet e tjera. Për të qenë inovues, duke u munduar të krijojë një të ardhme ndryshe në rrjetet sociale, ku kryesore të jetë përmbajtja, jo forma. Është një përpjekje për të rritur kreativitetin dhe të mos mundohesh të përshtasësh postimet në mënyrë të tillë që të marrë më shumë like, por të bësh atë që realisht mendon se sjell një impakt pozitiv në komunitet. Insta do të thotë e çastit. Dhe kjo është çfarë i ka dhënë kaq popullaritet duke e bërë rrjetin social më të madh në botë. Sepse në fillimet e tij njerëzit por edhe bizneset ishin më të vërtetë, nuk kuroheshin kaq shumë, por vetëm postonin një foto të momentit, sido që të ishte.
- Për të rritur të ardhurat. Ky është një biznes në fund të fundit. Instagram ka kuptuar që platforma e vetë ka filluar të përdoret nga influencers për të fituar miliona e miliona euro e dollarë, përmes postimeve të paguara nga markat e ndryshme. Por Instagram i fiton vetë të ardhurat nëpërmjet reklamimit të markave. Prandaj influencers po konkurojnë Instagramin për paratë që bizneset paguajnë për promovim në Instagram. Me fshehjen e likeve, Instagram mendon se gradualisht tërheqja që markat kanë për influencers do të bjerë dhe të paktën një përqindje e parave që u jepen atyre, bizneset t’i përdorin direkt në Instagram.
- Për të mirën mendore të njerëzve. Nuk duhet të të shkojë në mend xhelozia dhe inati pse dikush merr më shumë like se ty. E dini që ka njerëz që postojnë diçka, presin 1 orë, shohin se nuk kanë numrin e likeve që prisnin dhe e fshijnë foton? Është e tmerrshme. Nëse ti mendon se po publikon diçka me vlerë, nuk mund të ndryshosh mendim mbi vlerës e asaj vetëm sepse nuk ke marrë X like. Njerëzit thjesht mund ta shohin, e pëlqejnë me vete, por nuk bëjnë like. Ndoshta është momenti që të mbështetemi më shumë tek komentet dhe mesazhet për t’i dhënë feedback njëri-tjetrit dhe jo vetëm me një prekje të dyfishtë në xhamin e smartphone-it.
Teknologji
Fjalëkalimi i dobët që shkatërroi kompaninë 158-vjeçare
Published
8 hours agoon
July 22, 2025By
UBT News
Një rast alarmant ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, ku një fjalëkalim i dobët besohet se ka lejuar një grup hakerash të shkatërrojnë një kompani 158-vjeçare dhe të lënë 700 persona pa punë.
Kompania KNP, e specializuar në transportin në Northamptonshire, është vetëm një nga shumë biznese britanike që janë sulmuar nga grupe të hakerëve në muajt e fundit.
Në rastin e KNP, hakerat arritën të depërtonin në sistemet e kompanisë duke përdorur një fjalëkalim të thjeshtë të një punonjësi, çka i mundësoi atyre të merrnin të dhënat dhe të mbyllnin sistemet e brendshme.
Drejtori i KNP, Paul Abbott, ka thënë se nuk e ka njoftuar ende punonjësin që mund të ketë qenë fjalëkalimi i tij ai që ka çuar në shkatërrimin e kompanisë.
Richard Horne, CEO i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, theksoi rëndësinë e sigurimit të sistemeve kompjuterike për të parandaluar incidente të tilla. Ai u shpreh se organizatat duhet të ndërmarrin hapa për të mbrojtur informacionin dhe për të ruajtur integritetin e bizneseve të tyre.
Teknologji
Nokia po rikthehet në tregun e telefonave?
Published
10 hours agoon
July 22, 2025By
UBT News
Nokia dhe HMD Global filluan të ndahen vitin e kaluar, një proces që përfshinte heqjen e telefonave me markën Nokia nga hmd.com dhe zëvendësimin e tyre me modele me markën HMD.
Megjithatë, Nokia mund të vazhdojë të jetojë në botën e telefonave nëse marka finlandeze gjen një partner të ri, transmeton Telegrafi.
Në subreddit-in Nokia, menaxheri i marrëdhënieve me komunitetin njoftoi se kompania është e hapur për të punuar me “prodhues të madh të telefonave celularë”. Fjalët e një menaxheri llogarish nuk kanë shumë peshë, Reddit nuk është vendi më i mirë për të gjetur prodhues origjinal të telefonave inteligjentë.
Nokia ka licencuar markën e saj për disa segmente të ndryshme – Streamview prodhoi televizorë, RichGo kufje (dhe aksesorë tjerë për telefonat inteligjentë), OFF Global prodhoi laptopë. Siç mund ta kuptohet ndoshta nga koha e shkuar, këto marrëveshje marke kanë përfunduar gjithashtu.
HMD nuk po shkon mirë dhe kohët e fundit njoftoi se do të zvogëlojë operacionet në SHBA. Vetë Nokia është dashur të shmangë thashethemet për probleme – vitin e kaluar, dolën raporte se Samsung po shqyrtonte blerjen e biznesit të rrjetit të Nokia-s.
Finlandezët i mohuan këto thashetheme e nuk kemi dëgjuar asgjë për këtë. Nokia pritet të publikojë së shpejti rezultatet e saj për tremujorin e dytë të vitit 2025. Në tremujorin e parë, ajo raportoi një fitim operativ prej 156 milionë eurosh nga shitjet neto prej 4.39 miliardë eurosh.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata dhe cila kompani mund të marrë përsipër markën e telefonave Nokia.
Teknologji
Hyundai “po nis një ofensivë të plotë” me SUV-in elektrik IONIQ 9
Published
13 hours agoon
July 22, 2025By
UBT News
Hyundai po nis një ofensivë të plotë me SUV-in elektrik “tre-rreshtësh” IONIQ 9, i cili tani po eksportohet masivisht në SHBA, Evropë dhe Korenë e Jugut.
Pavarësisht fillimit të ngadaltë në tregun vendas, kompania po synon që shitjet më të mëdha t’i arrijë në tregjet e huaja.
Që nga prilli, eksportet e IONIQ 9 janë trefishuar, duke u përgatitur për fillimin e shitjeve në Evropë. Ky model elektrik ofron bateri 110 kWh dhe distancë drejtimi deri në 385 milje sipas WLTP. Në SHBA, prodhimi po vazhdon në fabrikën e re në Georgia, ku po prodhohet edhe modeli i përmirësuar IONIQ 5.
Hyundai po ofron oferta tërheqëse “me qira mujore” për IONIQ 9 dhe për IONIQ 5, për të tërhequr blerësit.
Teknologji
NASA e teston aeroplanin supersonik X-59
Published
16 hours agoon
July 22, 2025By
UBT News
Agjencia amerikane NASA ka publikuar një video që tregon se si aeroplani supersonik X-59 filloi testet në të cilat lëvizte me fuqinë e vet.
Piloti i testimit të NASA-s, Nils Larson, dhe ekipi i X-59, i përbërë nga personeli i NASA-s dhe Lockheed Martin, përfunduan provën e parë të të ashtuquajturit taksim i aeroplanit (lëvizja e aeroplanëve në sipërfaqe manovrimi) me shpejtësi të ulët në Uzinën 42 të Forcave Ajrore të SHBA-së në Palmdale, Kaliforni.
Në të njëjtën kohë, këto janë testet e fundit që aeroplani kryen para fluturimit të tij të parë. Gjatë javëve të ardhshme, do të rrisë shpejtësinë e tij, duke çuar në një provë taksimi me shpejtësi të lartë që do ta çojë aeroplanin pak para pikës ku supozohet të ngrihet.
Gjatë testeve me shpejtësi të ulët, inxhinierët dhe ekuipazhet e fluturimit vëzhguan performancën e X-59 ndërsa lëvizte nëpër pistë, duke punuar për të kontrolluar sistemet kritike si drejtimi dhe frenimi.
Këto kontrolle ndihmojnë në sigurimin e stabilitetit dhe kontrollit të aeroplanit në një sërë kushtesh, duke u dhënë pilotëve dhe inxhinierëve besim se të gjitha sistemet po funksionojnë siç pritet.

Interesi i klubeve për Armando Brojën

Fjalëkalimi i dobët që shkatërroi kompaninë 158-vjeçare

Hyseni tregon historinë deri në vendimin e GJND-së për Kosovën

Ballkani nis sonte aventurën evropiane

Osmani i drejtohet Kushtetueses me kërkesë për sqarim pas afatit për konstituimin e Kuvendit

Ylli i Interit i vetofrohet Barcelonës

Nuk e kemi ditur deri tani! Kjo qenka koha më e mirë për të ushtruar

Presidentja Osmani diskuton me përfaqësues të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimet e fundit politike

Garat në EYOF, garojnë notarë nga Kosova
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore