Published
5 years agoon
By
Betim GashiLexoni për produktet e pasura me hekur që mund t’i shtoni në ushqimin tuaj që të rrisni nivelet e hemoglobinës. Sa herë që flasim për ushqime të pasura me hekur, produkti i parë që na vjen ndër mend është spinaqi. Të paktën kështu ndodh me ne shqiptarët.
Por po të lexoni këtë artikull do të mësoni fakte shumë interesante mbi burimet natyrale alternative të hekurit. Kjo e fundit është një element i qelizave të kuqe të gjakut që i japin këtij të fundit ngjyrën e kuqe. Ajo është e nevojshme për të transportuar oksigjen dhe ujë nëpërmjet organeve tek i gjithë organizmi. Pamjaftueshmëria e hemoglobinës do të thotë që gjaku nuk ka ndihmë për shpërndarjen e oksigjenit gjë që shkakton ndjesinë e lodhjes dhe rraskapitje tek njeriu.
Shenjat e mungesës së hekurit
1. Lodhje gjatë gjithë kohës
2. Zhvillim të pakët fizik dhe mendor tek fëmijët dhe ecuri jo e mirë në shkollë
3. Inflamacion në gjuhë
4. Probleme në temperaturën e trupit
5. Sistem të dobët imunitar
Frutat e pasura me hekur
1. Domatet e thara
A e dinit se 100 gramë domate të thara në diell përmbajnë deri në 9.1 mg hekur? Doza e rekomanduar ditore e hekurit për të rriturit është 18 miligram, ndërsa për fëmijët është 10 miligram. Kjo do të thotë që domatet e thara në diell ofrojnë më shumë se 50% të dozës ditore të hekurit. Për fat të mirë vetë domatja në përgjithësi- e freskët apo edhe e gatuar- është një burim i pasur hekuri. Megjithëse të gjithë i njohim si perime, domatet klasifikohen si frut botanikisht.
2. Kajsi të thara
Kajsitë e thara janë të shijshme dhe një burim i pasur hekuri dhe antioksidantësh që promovojnë bukuri, shëndet dhe vitalitet tek të rinjtë dhe të moshuarit. Në 100 gramë kajsi të thara do të gjeni më shumë se 50 përqind të dozës ditore të hekurit. Kajsitë e freskëta shuajnë etjen, por ato të thata janë mënyra më e mirë dhe më e lirë për t’i ofruar organizmit hekurin e nevojshëm gjatë gjithë vitit. Ato mund të ruhen për muaj të tërë. Kajsitë janë të pasura me fibër, që do të thotë se sheqeri që ato përmbajnë çlirohet gradualisht në gjak dhe ndihmon në mbajtjen e një niveli të ekuilibruar të sheqerit në gjak.
3. Rrushi i thatë
Këto fruta të thata mund të duken të zakonshme, por në të vërtetë kanë më shumë hekur se shumica e frutave të tjerë. Në një gjysëm filxhani me rrush të thatë do të gjeni 1.6 miligramë hekur.
4. Hurmat e freskëta
Hurmat janë një frut i shkëlqyer për t’u shijuar. Kanë ngjyrë portokalli dhe shpesh ngjajnë me domatet sa i përket vlerave të tyre. Hurmat janë shumë popullore në Shqipëri ku konsiderohen një frut i mirë falë antioksidantëve, vitaminës C, hekurit dhe ushqyesve të tjerë që përmbajnë.
5. Manat
Manat i gjejmë në tre ngjyra: të kuqe, të bardha dhe të zeza. Ato konsiderohen si super fruta të dobishme për diabetikët dhe jo vetëm. Ato janë të pasura me hekur që i bën një zgjedhje të shkëlqyer për njerëzit që vuajnë nga anemia dhe ata që duan të rrisin nivelet e hemoglobinës. Në çdo 100 gramë mana do të gjeni 1.8 miligramë hekur.
6. Hurmat e Arabisë
Ato janë të ëmbla, plot energji dhe vlera ushqimore. Hurmat e Arabisë nuk kanë kolesterol dhe kanë pak yndyrna. Janë tepër të rekomandueshme për femrat shtatzënë dhe për ato që janë në prag të lindjes sepse i japin asaj shumë forcë dhe qëndresë. Hurmat e Arabisë janë një burim i çmuar hekuri që rrit nivelet e hemoglobinës në gjak. Në 250 gramë hurma arabie do të gjeni 3 miligramë hekur. Mjekët sugjerojnë që njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të shmangin këto fruta të veçanta.
7. Boronicat
Në botë do të gjeni disa lloje boronicash, por më të zakonshmet janë ato që përdoren për përgatitjen e reçelit dhe marmelatës. Këto fruta të vogla nuk duhen nënvlerësuar sepse janë të pasur me hekur. Në 100 gramë boronica ndodhen 1 miligram hekur.
8. Kumbullat e thata
Kumbullat e thara në mënyrë natyrale në diell ose ndryshe të “dehidratuara” kanë një ngjyrë të errët dhe lëkurë të rrudhosur. E megjitatë në 100 gramë kumbulla të thata gjenden 9% të dozës së rekomanduar ditore të hekurit.
9. Shega
Në shumë vende të botës, shega është fruti më i rekomanduar për të gjitha sëmundjet që kanë lidhje me gjakun, përfshirë aneminë ose pamjaftueshmërinë e hekurit. Shega është një nga ushqimet më të lashta në botë. Ajo është e këshillueshme për të rritur pjellorinë tek njerëzit. Disa prej përbërësve të shegës janë të dobishëm për zemrën dhe enët e gjakut. Shega lufton depresionin dhe është një frut i rëndësishëm edhe nëse nuk vuani nga mungesa e hekurit.
10. Perimet e gjelbra
Perimet e gjelbra, lakërishtet dhe barishtet mbeten një zgjidhje e pazëvendësueshme për shtimin e niveleve të hekurit në organizëm. Mos i neglizhoni por përdorini sa më shpesh./AgroWeb
You may like
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 days agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.
Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.
Si ta matni saktë?
Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.
Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.
Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.
Çfarë tregon pulsi?
Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.
Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.
Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.
Këshilla për puls të shëndetshëm
Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).
Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).
Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.
Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.
Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/
Dizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
Elementet konstruktive dhe gjeoteknike të urave, të trajtuara në terren nga studentët e UBT-së
Gjykata Supreme shfuqizon kufizimin në kohë të së drejtës për kompensim të udhëtimeve zyrtare
Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
Profesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
Studentët e Artit dhe Medias Digjitale në UBT realizojnë vizitë studimore në 7 Arte dhe Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”
Rektori Hajrizi merr pjesë në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar në CERN
Për herë të parë në Kosovë lansohet magazina “BLANK”, iniciativë që buron nga angazhimi akademik dhe kreativ i studentëve të UBT-së
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
