Lajmet

Qëndrimet e palëve një ditë para takimit

Një ditë para takimit të parë Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Published

on

Para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti insiston se ky takim është për të ardhmen e dialogut dhe jo për vazhdimin e tij. Serbia kërkon që të flitet për asociacionin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, takohen të martën në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Takimi i së martës është i pari ndërmjet presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti. Ky i fundit thotë se udhëton për në Bruksel, jo për ta vazhduar dialogun, por për të folur për të ardhmen e dialogut, ndërsa, Vuçiq nga ana tjetër insiston se në Bruksel do të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjë që Prishtina zyrtare e hedh poshtë.  

Kurti: Palët në dialog duhen të ndjehen të barabarta

Kryeministri Albin Kurti, në fundjavë raportoi në parlament për dialogun me Serbinë ku takimin e të martës me Presidentin e Serbisë Vuçiq, “nuk e sheh si takim të radhës, por hapin e parë që mund të sjellë marrëveshjen finale mes dy vendeve”. “Unë po flas, cilat janë parimet, pranimi i një realiteti të Kosovës së pavarur nga ana e Serbisë, pranimi i krimeve të Serbisë në Kosovë, barazia e përfaqësuesve dhe qytetarit si përfitues përfundimtar, janë parimet tona udhëheqëse në dialog”, tha Kurti para deputetëve. Sipas tij, palët në dialog duhet siç thotë “të dizajnojnë që në start komponentët e procesit që garantojnë konvergjencën drejt synimit përfundimtar”. “Për shembull njohjen reciproke, njohjen nga pesë shtetet e BE-së, anëtarësimin në OKB, mbrojtja reciproke e komuniteteve respektive, mekanizma monitorues, afatet kohore dhe të ngjashme. Palët në tavolinë duhet të ndihen të barabarta në secilën fazë të bisedimeve. Marrëveshjet e arritura për çështje të pazgjedhura duhet të kalojnë edhe testin e përshtatshmërisë në normat ligjore dhe standardet e BE-së.”, tha Albin Kurti para deputetëve.

Kosovo Pristina Stadtansicht

Petkoviq: Kosova është një fëmijë e fuqive perëndimore

Zyrtarë të qeverisë së Serbisë nga ana e tyre, thonë se delegacioni serb në Bruksel do të mbrojë “interesat e Serbisë dhe se do të insistohet në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”. “Ka një presion të madh ndaj Beogradit dhe Vuçiqit dhe nga ana tjetër mbështetje të madhe nga Perëndimi ndaj Kurtit, i cili sillet në mënyrë të tillë që askush në Perëndim të mos reagojë ndaj provokimeve, fyerjeve, kërcënimeve, sepse Kosova është një fëmijë e fuqive perëndimore dhe duhet të mos kritikohet kur bën gabime”, ka deklaruar Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Sipas tij, edhe në takimit e liderëve rajonal që u mbajt në Tiranë, Kurti “hodhi poshtë deklaratën e dakorduar, sepse dëshironte që të shkruhet Republika e Kosovës, që për Serbinë është e papranueshme”, tha Petkoviq.

Kritika nga opozita

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në debatin parlamentar për dialogun, insistoi për një koordinim të brendshëm ndërmjet pozitës dhe opozitës, por këta të fundit kritikuan ashpër qasjen e kryeministrit në raport me dialogun. Enver Hoxhaj, kreu i partisë më të madhe opozitare PDK u shpreh kritik. “Ju po shkoni në dialog jo për njohje të ndërsjellë, por po shkoni në dialog që t’i normalizoni raportet me Serbinë. Ne po presim prej jush që të tregoni a do kemi njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë, a do na njohin pesë vendet e BE-së, a do anëtarësohemi në OKB a do anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare dhe NATO. Dialogun e keni nisur gabim dhe duke iu nënshtruar Serbisë”, kritikoi Hoxhaj kryeministrin Kurti.

Edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kryeministri Kurti po udhëton për në Bruksel i papërgatitur. “Ju po udhëtoni në dialog tërësisht i papërgatitur, para se të flisni me Serbinë, duhet të flisni në këtë Kuvend, me qytetarët e juaj dhe përfaqësuesit e tyre. Ju duhet në parlament të parashtroni në kuvend që së paku i paraqet parimet dhe përkufizimet tuaja në këtë proces të rëndësishëm. Keni pasur tre muaj ditë kohë, por këtë kohë e keni shfrytëzuar për populizëm, por ja që të martën ju me dy këmbë e duar në tavolinë dialoguese”, tha Lumir Abdixhiku.

New York, Enver Hoxhaj, Veranstaltung 10 Jahre Unabhängigkeit Kosovos

Sidoqoftë, pavarësisht insistimit të kryeministrit Kurti që takimi i së martës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Vuçiq nuk është vazhdim i dialogut të  mëparshëm, analistët politik politik mendojnë që është BE-ja ajo që do të insistojë në vazhdimin e dialogut. Kështu i tha DW-së në një intervistë analisti politik Naim Rashiti.  “Çdo qeveri e ka ridefinu në një far forme kornizën, palët e ridefinojnë, por esenca është që a do të ketë pajtim. Edhe qeveria e shkuar Hoti ka rivendosur një kornizë, fillimisht me Samitin e Parisit dhe me presidentin e Serbisë dhe fazat nëpër të cilat ka kaluar procesi nga kryeministri Mustafa, dhe sidomos nga presidenti Thaçi ka pasur një material në vetvete, pra një mirëkuptim ndërmjet palëve se në cilin aspekt po shkojmë. Pra BE-ja i ka edhe temat e kaluara, edhe temat e reja edhe agjendën e hapur për tema çfarë palët pajtohen për dialog të mëtutjeshëm. Pra do të  mund të ketë ndërhyrje në kornizë, por BE-ja do të kërkojë vazhdimësinë e asaj dhe të marrëveshjeve të kaluara që do të jenë në tavolinë”, konstatoi Rashiti.       

Lajmet

Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-tën herë me radhë për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Seanca e së shtunës u mbajt mes paralajmërimeve se më vonë gjatë ditës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet me udhëheqësin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për dalje nga ngërçi politik.

Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik në orën 11:00. 

Para seancës, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se pret që sot të ndodhë takimi dhe të ketë vullnet poliitk nga Kurti.

“Ne presim që sot të zhvillohet takimi. Jemi në afatet e fundit kushtetuese. Unë pres një sinjal pozitiv nga ky takim, që besoj që sot do të ndodhë, dhe vulllnet politik nga lideri i LVV-së”, tha ajo për gazetarët.

Sipas Izmakut, partia e saj pret që Limaj të bëhet kryeparlamentar dhe LVV-ja të udhëheqë Qevernë.

Ajo tha se nuk ka ofertë tjerët, por shtoi se kjo është alternativa e vetme që vendi të dalë nga ngërçi dhe shteti të ketë institucione.

Izmaku po ashtu pretendoi se Limaj ka mbështetjen edhe të deputetëve e partive të tjera.

Deputeti nga AAK-ja, Lah Brahimaj, para nisjes së seancës pretendoi se Nisma, LVV-ja dhe Lista Serbe veçse kanë një marrëveshje në parim. Ai tha se kjo mbështetet në sjelljen e tyre, pasi pas çdo dështimi të seancës, deputetët e Nismës, LVV-së dhe Listës Serbe lëshojnë sallën plenare, ndërkaq partitë e tjera jo.

Sipas tij, AAK-ja nuk ka vota për Limajn kryeparlamentar.

Nga PDK-ja kishte qëndrime të ndryshme para nisjes së seancës. Nait Hasanaj tha se nuk do ta votonte Limajn për kryeparlamentar, por Fadil Nura tha se partia e tij ka interes që vendi të ketë institucione sa më shpejt.

“Shpresoj që PDK-ja do t’ia japë voton Fatmir Limajt”, tha ai.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Listës Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë të propozojnë anëtarë për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

LVV-ja, si parti fituese e zgjedhjeve, e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kryeparlamentarit, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të organit ligjvënës. Megjithatë, Haxhiu është konsideruar si figurë përçarëse nga PDK-ja dhe AAK-ja që kanë kërkuar nga LVV-ja të ndryshojë propozimin, ndërkaq LDK-ja ka thënë se nuk do të votojë asnjë emër të partisë fituese për këtë post.

Lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka obliguar deputetët që brenda 30 ditësh – deri më 26 korrik – të zgjedhin kreun e ri të Kuvendit dhe më pas të votojnë nënkryetarët, duke përmbyllur kështu konstituimin e organit ligjvënës.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se partia e saj qëndron në kërkesën që Limaj të zgjidhet kryeparlamentar.

“Ne qëndrojmë me kërkesën tonë – që mendojmë se është e arsyeshme – për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Votat i kemi. Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, atëherë të hënën mund të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Izmaku për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, deri më tani nuk ka ndonjë sinjal të qartë nga Lëvizja Vetëvendosje se mund të arrihet një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, por “ekziston një ambient pozitiv”.

“Por, nuk mund të them se si do të jetë vendimmarrja. Situata është e paparashikueshme”, ka thënë mes tjerash ajo.

Teksa afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese po afrohet, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët gjatë javës paralajmëroi se nëse këto ditë nuk konstituohet Kuvendi, atëherë javën e ardhshme e para e shtetit do t’i drejtohet Kushtetueses.

Partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë argumentojnë se ndryshimi i votimit nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, për kryeparlamenetarin – nga i hapur në të mbyllur – është jokushtetues. Por, LVV-ja argumenton të kundërtën.

LVV-ja kërkon që për Albulena Haxhiun të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

Continue Reading

Lajmet

Popoviq në mbajtje për 48 orë pas fjalimit kundër UÇK-së, i sekuestrohen dy telefona

Published

on

By

Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi u arrestua të premten në pikën kufitare të Bërnjakut.

Arrestimi i Popoviqit vjen pas fjalimit të tij në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku ai akuzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e quajtur “organizatë terroriste” dhe duke krahasuar veprimet e saj me ato në Rripin e Gazës. Fjalimi u mbajt në një ceremoni përkujtimore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ndaj Popoviqit është iniciuar procedurë për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit”, ndërsa gjatë ndalimit i janë sekuestruar edhe dy telefona.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, deklaroi se “institucionet e sigurisë nuk do të tolerojnë ofendimet dhe shtrembërimet e historisë së Kosovës”, duke shtuar se ndaj Popoviqit do të veprohet në përputhje me ligjet në fuqi.

Ndërkohë, drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”, Petar Petkoviq, reagoi duke e cilësuar arrestimin si “të padrejtë” dhe pretendoi se Popoviq “vetëm tha të vërtetën”./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Lajmet

14-vjeçari ndalohet me armë zjarri dhe sprej në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndaluar një të mitur 14-vjeçar në Ferizaj, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe posedim të sprejit, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas njoftimit zyrtar, reagimi i policisë erdhi pas marrjes së një informacioni se një person i mitur po mbante me vete armë zjarri dhe sprej. Njësia policore ka ndërhyrë menjëherë, ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka ndaluar në vendngjarje.

Gjatë kontrollit fizik, tek i mituri janë gjetur një armë zjarri pa fishekë dhe një sprej, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, 14-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë.

Policia e Kosovës  u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të tillë për të garantuar sigurinë publik.

Continue Reading

Lajmet

Sot tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot për herë të dyzet e nëntë herë (49), në vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë duke filluar nga ora njëmbëdhjetë.

Vazhdimi i kësaj seance vjen pas më shumë se pesë muaj pesë që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Vazhdimet e deritanishme të seancës për konstituimin e legjislaturës së re kanë dështuar pasi koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Albulena Haxhiu ka dështuar në gjashtë përpjekje për të marrë votat e nevojshme në votim të hapur, dhe po ashtu ka dështuar edhe formimi i komisionit për votim të fshehtë.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës deri më 26 korrik, afat i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, duhet të ketë pasoja juridike për deputetët.

Ajo theksoi se janë duke përgatitur lëndën për interpretim kushtetues për krizën politike, dhe nëse nuk ka formim të institucioneve as gjatë këtij vikendi, atëherë në fillim të javës së ardhshme do ta dërgojnë çështjen në organin më të lartë juridik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara