Lajmet

22 vjet nga kapitullimi i Sllobodan Millosheviqit

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s.

Published

on

Sot bëhen 22 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilin iu dha fund luftës në Kosovë, pas dorëzimit të ish-ushtrisë së Jugosllavisë dhe kapitullimit të kriminelit serb Sllobodan Millosheviq.

Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 10 mijë njerëz janë vrarë, rreth 5 mijë të tjerë të zhdukur dhe mbi 1 milion shqiptarë të zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it Amerikan, Anglez, Francez, Gjerman dhe Italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Kulturë

Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelas

Published

on

Nelson Mandela ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej të zinjve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore dhe shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nëpër burgje.

Mandela u lind më 18 korrik 1918 i cili gjatë jetës studioi juridikun dhe pikërisht për nder të datës së lindjes së tij Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2009 ka vendosur që 18 korriku të jetë Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës.

Datëlindja e Mandelës është edhe Ditë Ndërkombëtare e Nelson Mandelës, e shpallur nga OKB-ja si shenjë mirënjohjeje për kontributin e fituesit të çmimit Nobel për Paqe e pajtimin e arritur në këtë vend. Në këtë ditë jug-afrikanët zakonisht shënojnë ditëlindjen e liderit të tyre kundër aparteidit, i cili ishte 67 vjet në shërbim publik, kurse qytetarët bëjnë 67 minuta punë për komunitet,

Fillimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij.

Në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhti të lartë” nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan. Mbas lirimit ai u bë lideri i grupit të armatosur së ANC-së, Umkohnto We Sizwe.

Në vitin 1962 u burgos dhe u dënua me pesë vjet burg. Në vitin 1964 u dënua me burg të përjetshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbas një kampanje të ANC dhe presionit ndërkombëtar ai u lirua pa kushte.

Në vitin 1993 fitoi çmimin Nobel, ndërsa në vitin 1994 u zgjodh në zgjedhje demokratike president i Afrikës Jugore dhe më 9 maj u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend.

Në vitin 1999 ai dha dorëheqje dhe ishte aktiv për organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut. Në vitin 2003 kritikoi shumë Tony Blair dhe George W. Bush për intervenimin në Irak.

Mandela vdiq pas një sëmundjeje të gjatë më 5 dhjetor 2013, në shtëpinë e tij në Johanesburg.

Continue Reading

Lajmet

Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës

Published

on

By

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë në rajonin e Mitrovicës se Jugut.

Sipas policisë, në rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit për armëmbajtje pa leje është realizuar në Vushtrri, si rrjedhojë e një hetimi pasi i dyshuari ishte përfshirë në një rasti me elemente të veprës penale kanosje, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë fishek dhe një thikë.

Pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat ‘Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës“”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në rastin e dytë në Mitrovicë, policia ka konfiskuar një armë te llojit pistoletë dhe një thikë, pasi i dyshuari jave me parë te njëjtat i kishte i kishte postuar ne rrjete sociale.

Më tej thuhet se i dyshuari është shoqëruar për intervistim, me pas është liruar ne procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës“.

Continue Reading

Lajmet

Goli i Kosovare Asllanit s’i mjafton Suedisë, eliminohet në çerekfinale

Published

on

Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave është eliminuar në çerekfinale nga Anglia në penallti, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultat 2:2.

Ishte shqiptarja me shtetësi suedeze, Kosovare Asllani, ajo që ia dha epërsinë e parë Suedisë që në minutën e 2-të të takimit, kurse në minutën e 25-të, Blackstenuis e dyfishoi epërsinë për ta çuar Suedinë në pushim me dy gola më tepër.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Anglia e ngushtoi rezultatin në minutën e 79-të me Bronze, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Agyemang barazoi shifrat.

Vazhdimet nuk sollën fitues, ndërsa nga 14 penallti të ekzekutuara, vetëm shtatë u realizuan nga të dyja kombëtaret, ku tri ishin të sakta për Anglinë e vetëm dy për Suedinë.

Continue Reading

Lajmet

Karriera e suksesshme nis me UBT-në – Përmbyllet Akademia Verore e Qendrës së Karrierës

Published

on

Pas dy ditësh të mbushura me ligjërata, punëtori dhe sesione frymëzuese, Akademia Verore e Karrierës, e organizuar nga Qendra e Karrierës në UBT, ka përmbyllur edicionin e saj të radhës me sukses të plotë.

Ky program, i cili bashkoi studentë, profesionistë dhe përfaqësues të kompanive lidere në Kosovë, u kthye në një platformë reale për zhvillim personal dhe profesional, duke ofruar mundësi konkrete për orientim në karrierë dhe ndërtim të rrjetit profesional.

Gjatë ditëve të Akademisë:

Studentët morën pjesë në ligjërata mbi zhvillimin e karrierës dhe shkathtësitë e buta, si dhe në sesione interaktive me ekspertë të fushës së HR dhe sipërmarrjes.

Kompani si Automita, e përfaqësuar nga Qendresa Shala dhe Tenton, e përfaqësuar nga Alban Sahiti – alumnus i UBT-së, ndanë rrugëtimet e tyre frymëzuese dhe mundësitë për të rinjtë.

Ndërkohë, përfaqësues nga Gjirafa, IPKO, KosovaJobs dhe kompani të tjera ndanë përvoja të drejtpërdrejta dhe këshilla për hyrjen e suksesshme në tregun e punës.

Në përmbyllje të këtij edicioni, u theksua roli kyç që Qendra e Karrierës në UBT luan në ndërlidhjen e studentëve me tregun e punës, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për ndërtimin e një karriere të qëndrueshme dhe inovative.

Continue Reading

Të kërkuara