

Aktualitet
Izraeli drejt një qeverie të brishtë
Izraeli kaloi edhe një pengesë të tjetër në drejtim të krijimit të një qeverie të re pa kryeministrin, Benjamin Netanjahu, prej kohësh në këtë post. Tani parlamenti duhet ta votojë koalicionin e ri tetëpartiak.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKoalicioni i bashkuar në Izrael që do të krijojë qeverinë e re mund të jetë një nga qeveritë më të pazakonta që ka parë ky vend në vitet e fundit, dhe kjo pa kryeministrin që qëndroi me vite në post, Benjamin Netanjahu. Pak para përfundimit të afatit, Jair Lapid, kreu i partisë liberale të së Ardhmes, Jesh Atid i ngarkuar me krijimin e një koalicioni qeverisës i dha lajmin e mirë presidentit, Reuven Rivlin. Ai mundet të krijojë një qeveri. “Ju premtoj zoti president, që kjo qeveri do të punojë që t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të Izraelit, përfshirë edhe ata që nuk janë pjesëmarrës, do të respektojë ata që janë kundër saj, dhe do të bëjë gjithçka që të bashkojë të gjitha grupimet e shoqërisë izraelite.”
Aleanca e larmishme e partive bashkon aleatë të Netanjahut, ultranacionalistë të djathtë, centralistë, liberalë të majtë. Koalicioni i ri ka për herë të parë edhe mbështetjen e partisë së vogël arabe, Ra’am, krahut politik të lëvizjes islamike në Izrael, që e nënshkroi ujdinë dy orë para kalimit të afatit. Kreu i Ra’am, Mansour Abbas kishte dhënë si premtim zgjedhor një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve palestinezë të Izraelit në politikën e këtij vendi. Vendimi u vlerësua si “historik” nga mediat izraelite.
Jair Lapid
Fund i krizës politike?
E ashtuquajtura “qeveri e unitetit” apo “aleanca e ndryshimit” mund t’i japë fund krizës politike në Izrael, që zgjat prej dy vjetësh e që bëri të nevojshme katër zgjedhje parlamentare. Kjo qeveri do të mund të largonte edhe kryeministrin më afatgjatë në këtë post, Benjamin Netanjahu. Një “qeveri uniteti” mes Netanjahut dhe rivalit të tij të dikurshëm, Benny Gantz rezistoi vetëm për pak kohë, zgjedhjet e fundit të parakohshme u zhvilluan në mars. Gazeta ditore “Yedioth Ahronoth” shkroi, se “nuk ka marrë ende fund, por dje (03.03) Jair Lapid dhe Naftali Bennett bënë një hap të madh përpara në krijimin e një qeverie alternative”.
Pra ende nuk është vendosur gjithçka. Aleanca e re duhet të miratohet nga Knesseti, parlamenti izraelit, para së të betohet si qeveri. Mediat izraelite raportojnë për një presion të madh ndaj deputetëve, sidomos atyre ultra të djathtë të partisë, Jamina, në mënyrë që të mos e votojnë këtë koalicion në parlament. Në krahun e djathtë ka shumë pakënaqësi për këtë aleancë kaq të gjerë. Koalicioni i ri aktualisht ka një shumicë të ngushtë, vetëm 61 deputetë nga 120 vende në parlament. Ende nuk konsiderohet e sigurtë një shumicë parlamentare.
Megjithatë shumë vetë duan fundin e krizës politike. Studentja, Avia Farrah Hadal tha të mërkurën në Jeruzalem, se “më në fund mund të ndodhë që të ikë Bibi. Nuk bëhet fjalë, nëse ai ka qenë një kryeministër i mirë apo i keq, thjesht nuk është e shëndetshme, kur dikush është kaq gjatë në post.” Sipas saj, “kjo i bën njerëzit të korruptohen, dhe kemi nevojë për një ndryshim.” Kurse Ori Fridlich do dëshironte të shihte një zgjidhje tjetër. “Disi më vjen keq për këtë qeveri uniteti. Më shumë bëhet fjalë të jesh kundër ‘Bibit’, se sa për unitet. Unë e dua unitetit, por jo me çdo çmim”, thotë ai.
Naftali Bennett do të jetë kryeministër dy vite, nëse parlamenti e miraton koalicionin e ri
Arkitekti i një koalicioni tetëpartiak
Jair Lapid, kreu i partisë së dytë më të madhe, Jesh Atid, konsiderohet si arkitekti i këtij koalicioni të gjerë. Pa përpjekjet e tij dhe lëshimin, që Naftali Bennett të bëhet i pari kryeministër, kjo aleancë nuk do të ishte krijuar. “Deri në fund të kësaj jave mund të jemi në një epokë të re, me një kryeministër tjetër”, u shpreh 57 vjeçari.
Koalicioni tetëpartaik konsiderohet si një nga aleancat më të gjera ideologjike, që ka parë Izraeli në vitet e fundit. Këtu do të bëjnë pjesë në të ardhmen si Partia e Punëtorëve e orientuar nga qendra e majtë me Merav Micahelin, partia e majtë, Meretz, por edhe parti ultra të djathta, si “Shpresa e Re”, e ish-të besuarve të mëparshëm të Netanjahut, Gidon Saar dhe Avigdor Liberman.
Vëzhguesit politikë janë të mendimit, se ky koalicion do të përpiqet të qeverisë me emëruesin më të vogël të përbashkët dhe do të mënjanojë temat kontroverse, që nuk do të jetë e mundur në çdo rast. Partitë janë shumë larg njëra-tjetrës edhe përsa i përket temave fetare apo në qëndrimin ndaj komunitetit LGBTQ. Kuptohet që problemet janë të programuara dhe vëzhguesit janë skeptikë, nëse ky koalicion do të rezistojë gjatë.
Netanjhu nuk e krijoi dot qeverinë e re
Nga sipërmarrës High-Tech në politikan
Naftali Bennett, politikan i djathtë shihej që në zgjedhjet e fundit si politikani kryesor në krijimin qeverisë. Ai për një kohë të gjatë kishte qëndruar i papozicionuar, nëse do të bashkohej me koalicionin e djathtë-fetar të Netanjahut apo në një “koalicion të ndryshimit” me Jair Lapid. Ujdia me Lapid parashikon një parim rotacioni. Dy vitet e para do të jetë kryeministër, Bennett, dhe Jair Lapid ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër, më pas do të jetë Lapid kryeministër. Naftali Bennett vetë vjen si sipërmarrës nga bota e teknologjisë së informacionit dhe hyri në politikë para një dekade. Ai punoi për shumë vite me Netanjahun, dhe drejtoi Këshillin e Ngulimeve në Jordanin Perëndimor të pushtuar. Bennett e refuzon një shtet të pavarur palestinez dhe është shprehur për aneksim të pjesëve të Jordanit Perëndimor të pushtuar.
Fund i Netanjahut?
Kryeministri, Benjamin Netanjahu dhe partia e tij konservatore Likud janë humbësit më të mëdhenj. Pas 12 vitesh në post, ai duhet të largohet nga rezidenca qeveritare në Rrugën Balfour. Kjo lagje ishte për muaj arenë protestash kundër qeverisë. Netanjahu duhet të përgjigjet po ashtu për akuzat për korrupsion që nga viti i kaluar, e vetëm për shkak se ligji e mundësonte, ai nuk u dorëhoq si kryeministër. Por edhe partitë e tjera, ato ultraortodokse, partnerë të koalicionit e humbasin pushtetin. Kur u bë e qartë, se Lapid dhe Bennett do të hyjnë në një koalicion, reagimi i Netanjahut ishte i zemëruar. Ai u quajti Bennett “mashtrues të shekullit”. Netanjahu paralajmëroi, se ky koalicion i ndryshimit do të rrezikojë forcën kërcënuese të Izraelit. Nëse koalicioni miratohet në parlament, Netanjahu do të kalojë në opozitë
You may like
Aktualitet
Real Madridi ka njoftuar largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.
Published
3 hours agoon
July 16, 2025By
UBT News
Real Madridi zyrtarisht ka njoftuar për largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.
Në një ceremoni lamtumire, që do të mbahet të enjten më 17 korrik në Ciudad Real Madrid, do të jetë i pranishëm edhe presidenti Florentino Perez, dhe klubi ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Lucas Vazquez, duke e cilësuar si një nga legjendat e mëdha të historisë së tyre.
Pas një sezoni huazim te Espanyol, ai debutoi me ekipin e parë në shtator 2015.
Gjatë 10 viteve me Real Madridin, ai ka luajtur në 402 ndeshje në një nga periudhat më të suksesshme të klubit.
Në këtë kohë, Vazquez ka fituar 23 trofe, duke përfshirë 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa Bote për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 4 Superkupa Spanjolle./Telegrafi
Bota
Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri
Published
4 hours agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Izraeli ka paralajmëruar se do të rrisë përfshirjen ushtarake në jug të Sirisë, nëse forcat qeveritare siriane nuk tërhiqen nga zonat e banuara nga pakica druze.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi të mërkurën se ushtria izraelite “do të vazhdojë të godasë forcat e regjimit derisa ato të tërhiqen dhe do të rrisë nivelin e përgjigjes nëse mesazhi nuk kuptohet”.
Edhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar të ruajë rajonin jugperëndimor të Sirisë si një zonë të çmilitarizuar dhe të mbrojë pakicën druze në kufi.
Kërcënimi i Izraelit vjen pas shpërthimit të dhunës në qytetin Sueida, ku një armëpushim i arritur të martën mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve të armatosura druze u thye të mërkurën.
Ministria siriane e Mbrojtjes akuzoi milicitë lokale për shkeljen e marrëveshjes, duke thënë se ushtria rifilloi operacionet për të “mbrojtur banorët dhe garantuar kthimin e sigurt të atyre që janë larguar”.
Përplasjet nisën mes grupeve të armatosura druze dhe fiseve sunite beduine në provincën Sueida dhe janë shoqëruar me raporte për vrasje pa gjyq, plaçkitje dhe djegie të shtëpive nga forcat e sigurisë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi të paktën 250 të vrarë që nga fillimi i dhunës, përfshirë fëmijë, gra dhe dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë dhe forcave të sigurisë.
Komuniteti druz, një pakicë fetare që buron nga një degë e islamit shiit, përballet me presion në rritje në Siri pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor.
Ndërsa disa pjesëtarë të pakicës druze kërkojnë integrim në sistemin e ri politik, të tjerë vazhdojnë të mbeten skeptikë dhe kërkojnë autonomi për rajonin e tyre.
Izraeli, ku jeton një pjesë e konsiderueshme e komunitetit druz, e konsideron këtë komunitet si aleat dhe është zotuar ta mbrojë nga kërcënimet në kufi./REL
Aktualitet
Dardanët U20 kualifikohen në çerekfinale të Evropianit në basketboll
Published
6 hours agoon
July 16, 2025By
UBT News
Një kapitull të artë historik në skenën e basketbollit evropian, e kanë shënuar Dardanët U20 duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të FIBA EuroBasket Divizioni B.
Me një fitore dramatike dhe të merituar 78:73 ndaj Hungarisë, kjo gjeneratë premtuese tregoi karakter, talent dhe vendosmëri, duke sjellë krenari të jashtëzakonshme për vendin.
Me 21 pikë dhe 11 kërcime të Erolt Rrahmanit dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Ismajlit, Durgutit dhe Dahsylës, Kosova U20 vazhdon ëndrrën drejt elitës evropiane.
Federata e Basketbollit të Kosovës thotë se ky njëkohësisht është suksesi më i madh te gjeneratat e reja më tani./Kosovapress
Bota
Kina kritikon politizimin e tregtisë në mes të përplasjes me SHBA-në
Published
7 hours agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, paralajmëroi të mërkurën kundër politikave tregtare proteksioniste dhe politizimit të zinxhirëve globalë të furnizimit, në një kritikë të tërthortë ndaj Shteteve të Bashkuara pas kërcënimeve të fundit për tarifa nga Uashingtoni.
Duke folur në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Zinxhirëve të Furnizimit në Pekin, He tha se disa vende po ndërhyjnë në tregje nën pretekstin e reduktimit të rrezikut, duke përdorur mjete si tarifat dhe masa kufizuese për të promovuar të ashtuquajturën rikthim të prodhimit.
Ai shtoi se Kina kundërshton shfrytëzimin artificial të çështjeve tregtare për qëllime politike dhe ideologjike.
He nuk përmendi asnjë vend drejtpërdrejt, por theksoi se në një luftë tarifore nuk ka fitues raporton DPA.
Zinxhirët globalë të furnizimit u vunë sërish nën presion në prill, pasi Kina vendosi kufizime në eksportet e tokave të rralla dhe SHBA shpalli tarifa të reja për importet nga disa vende. Kompanitë gjermane kanë shprehur gjithashtu shqetësime për mungesa të mundshme të materialeve kritike nga Kina.
Tensionet kohët e fundit ishin zbutur, pasi të dy vendet ranë dakord të heqin disa kufizime tregtare. Prodhuesi amerikan i çipave Nvidia tha të hënën se pret të marrë miratimin e SHBA për të rifilluar shitjet e çipave të posaçëm për Kinën, pas shtrëngimit të kufizimeve të eksportit në prill.
Së voni, Shtetet e Bashkuara rritën ndjeshëm tarifat ndaj mallrave kineze, duke përfshirë automjetet elektrike, bateritë litiumi, panelet diellore dhe produktet e çipave.
Tarifa për automjetet elektrike u katërfishua nga 25 përqind në 100 përqind, si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur industrinë vendase nga subvencionet kineze.
Paralelisht, Kina vendosi kufizime në eksportin e disa mineraleve të rralla, të rëndësishme për prodhimin e teknologjisë së avancuar. Këto masa u interpretuan si një kundërpërgjigje ndaj presionit amerikan në sektorin teknologjik.
Lufta tregtare po thellohet, me të dyja palët që përdorin tarifat dhe kufizimet si armë ekonomike.
Tensionet po reflektojnë një garë të ashpër për dominim në teknologji dhe sigurinë e zinxhirëve të furnizimit./REL

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

Fillon Akademia Verore e Karrierës në UBT – Platformë unike për zhvillimin profesional të studentëve

Komisarja për Zgjerim e BE-së: Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë përparojnë me një ritëm të paparë

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar në Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”

Policia jep detaje për vdekjen e personit të rënë nga lartësia nga hoteli “Grand”

Përfundon bastisja në arkivën shtetërore dhe institucionin kadastral, arrestohen disa persona

Real Madridi ka njoftuar largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore