Teknologji

Dogecoin: Shakaja më e shtrenjtë e botës

Published

on

Monedha kripto ia kaloi më 2020 të gjithë monedhave të tjera digjitale duke arritur tani vlerën 70 miliardë dollarë. Bazuar në një meme, në një kopje, monedha tregon tani me ironi sa e ndjeshme është ndaj shakave.

U desh vetëm një shaka për ta ulur me 30 përqind vlerën e monedhës digjitale Dogecoin (doxh-koin), një prej monedhave më të përhapura kripto. Monedha kripto, e cila filloi si shaka në mediat sociale tetë vjet më parë, humbi më shumë se një të tretën e vlerës pasi Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur të botës dhe mbështetësi më i fuqishëm i Dogecoin-it, e quajti monedhën dixhitale “bixhoz”, gjatë një bisede në emisionin televiziv Saturday Night Live, fundjavën e kaluar.

Rënia e madhe ishte dështim për fryrjen shumëjavore të entuziastëve të Dogecoinit, në prag të shfaqjes së Muskut si i ftuar në emisionin televiziv popullor. Çmimi i Dogecoinit arriti nivelin rekord të ngjitjes para transmetimit të emisionit, tifozët organizuan festa për të ndjekur së bashku emisionin duke parashikuar rritje të madhe të monedhës kripto, pas shfaqjes së Muskut në emision.

“Musk mbase është i lumtur të bëjë një shaka për monedhën kopje, por investitorët janë duke ndier tani dhimbje të vërtetë,” tha Justin d’Anethan, shef i shitjeve të Diginex, një kompanie për këmbimin e pasurive digjitale, me qendër në Hong Kong.

“Rezervat e Dogecoin janë në thelb të palimituara, dhe të paqëndrueshme në afat të gjatë. Çështja është kush do shesë i pari dhe kush do mbetet në fund për të ngritur valixhet”.

Interesimi për monedhat kripto ka qenë vitet e fundit i madh dhe e ka rritur vlerën e të gjitha monedhave digjitale në më shumë se 2.3 trilion dollarë (1.9 trilion euro), mbështetur nga trilionë dollarët dhënë prej bankave dhe qeverive për të simuluar monedhat digjitale, dhe përkrahur nga shumë investitorëve institucionalë.

Ndërkohë që Bitcoin, monedha kripto e vlerësuar shumë më tepër se të tjerat, ka qenë në qendër të vëmendjes dhe është mbledhur në sasi rekord, kanë qenë të ashtuquajturat monedha të vjetra digjitale si Ethereum dhe Dogecoin ato që kanë marrë kryesinë kohët e fundit.

Çfarë fshihet pas pupullaritetit në rritje të Dogecoinit?

Nuk ka shpjegim të lehtë për të kuptuar çmimin në rritje të Dogecoinit, i cili u krijua si shaka e improvizuar gjatë furisë së monedhave kripto të vitit 2013, dhe mori si logo qenin e racës Shiba Inu.  Mbytja me para në dorë falë planeve simuluese të qeverisë, spekullimet e shoqëruara nga frika e humbjes së shansit, mbështetja e dhënë nga Musk dhe nga disa tifozë të thjeshtë online nxitur nga dashuria e mediave sociale për Doge meme, janë disa nga arsyet që fshihen pas ngjitjes në qiell të Dogecoinit, që ka parë vitet e kaluara rritje monetare prej 20.000 përqind.

“Mania për Dogecoinin filloi me tregtarët me pakicë që erdhën nga platformat e mediave sociale. Komuniteti i shitjeve me pakicë u bind se Dogecoin do arrijë të shkojë deri tek 1 dollari dhe për shumë prej tyre, parimet nuk kishin rëndësi”, i tha Deutsche Welle-s Edward Moya, analist tregu tek Oanda. “Mbështetja e dhënë nga njerëz të famshëm si Elon Musk dhe Mark Cuban, ofroi justifikimin e duhur për shumë investitorë dhe ndezi tek ta pasionin e ri”.

Gjatë një mbështetjeje të madhe për rritjen eksplozive të Dogecoinit, firma komerciale e Muskut, Space X filloi të pranonte pagesa për një mision satelitor në Hënë me monedha kripto. Misioni i financuar nga Dogecoin, i planifikuar për 2022, quhet “DOGE-1 Mission to the Moon,” misioni Doge-1 drejt Hënës.  

Infografik Dogecoin Wechselkurs EN

Është Dogecoini Bitcoini i ardhshëm?

Kjo ka qenë një nga pyetjet më të shpeshta bërë muajt e fundit në Google lidhur me monedhën kripto. Dogecoini dhe Bitcoini janë dy egërsira të ndryshme, megjithëse edhe Dogecoin bazohet në të njëjtin kod software-i si Bitcoini.

Dogecoin ka mundësinë e krijimit të rezervave pa limit, gjë që do të thotë se ata që kërkojnë të mbeten investitorë të monedhës në një periudhë të gjatë kohe, do të duhet të shohin me kalimin e kohës rënien e vlerës së investimit të tyre. Nga ana tjetër Bitcoin, ka rezerva fikse prej 21 milionë njësish, gjë që e bën atë më të pakët në sasi, por me vlerë më të madhe kthimi — njësoj si floriri dhe diamantët të cilat kanë rezerva të limituara.

Ndërkohë që Dogecoin u krijua për të qenë monedhë kripto për “njerëzit e thjeshtë”, Bitcoini u krijua për tu kthyer në monedhë të decentralizuar digjitale, si alternativë për paratë Fiat që kontrollohen nga bankat dhe i paguajnë taksat qeverisë.

Shumë tifozë për vdekje të monedhave digjitale e shohin Dogecoinin dhe entuziazmin spekulativ për të si minim të qëllimit afatgjatë, për t’i marrë vendin kryesor monedhave kripto si Bitcoin dhe Ethereum. Ata thonë se imitimi i monedhave, memecoin, është vetëm një aset spekulativ, që mbulohet nga pak investitorë insitucionalë.

Megjithëse Dogecoin ka bërë rrugë të gjatë që nga fillimet satirike deri në kthimin në monedhën më popullore kripto të tipit peer to peer, nuk shihet që ai të jetë duke iu afruar qëllimit të minimit të dominancës së Bitcoinit. Vlera prej 70 bilionë dollarësh është shumë e vogël në krahasim me vlerën prej 1 trilioni të Bitcoinit.

“Dogecoin është kopësht kalamajsh në monedhat kripto. Ai u krijua për të bërë gallatë dhe tregon si funksionon monedha kripto,” i tha Deutsche Welle-s, Jeff Gallas, themeluesi i Fondacionit gjerman të Bitcoinit. “Pra, është një gjë e mirë të fillosh me të, për të edukuar veten me mënyrën e funksionimit të monedhave kripto dhe për të mos e marrë shumë seriozisht.”

A është Dogecoini investim i mirë? 

Përgjigja që merret për këtë pyetje varet nga persioni të cilit ia drejton. Tifozët e Dogecoinit betohen për të duke e quajtur monedhën kripto të së ardhmes, kurse Musk e quan “krypton e popullit”. Përqindjet e ulëta që ka në transaksione dhe rezervat e mëdha e bëjnë Dogecoinin të përshtatshëm për t’u përdorur në rrjet si monedhë për blerjet online të përmbajtjeve si blogera dhe krijuesa të Reddit dhe YouTube. Me të është më e lehtë të minosh procesin e krijimit të bitcoineve të rinj nëpërmjet problemeve komplekse matematikore, gjë që do të thotë se transaksionet me Dogecoin mund të procedohen më shpejt se me Bitcoinin.

Njerëz të tjerë e shohin Dogecoinin si shumë spekulativ dhe me investime riskante, shumë më të mëdha se Bitcoin apo Ethereum.  Pavarësisht nga mbështetja që i jep Musk, asnjë nga kompanitë e tij nuk ka investuar publikisht tek Dogecoin, sa ka investuar tek Bitcoin.  

Edhe vetë Musk i ka kërkuar njerëzve të “investojnë me vetëdije”, duke thënë se nuk është gjë e mençur të investosh kursimet e jetës në monedhat kripto, të cilat duhen parë aktualisht si spekulative.

“Dogecoin nuk pritet të kthehet në monedhën e preferuar që do të përdoret nga Amerika e korporatave, por tani për tani interesi i tregtarëve me pakicë mund të bëjë që Dogecoini të pësojë të njëjtin fat si GameStop,” thotë Moya. “Vlerësimi i Dogecoinit nuk është i justifikueshëm, por mbështetja e tregtarëve me pakicë duket e paepur dhe mund ta mbajë çmimin e saj shumë më të lartë se vlerësimi i arsyeshëm”. (DW)

Continue Reading

Teknologji

TikTok nënshkruan marrëveshje për ndarjen e aseteve në ShBA

Published

on

By

TikTok ka nënshkruar një marrëveshje të mbështetur nga Presidenti Donald Trump për të ndarë asetet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të krijuar një entitet të ri të përbashkët, të kontrolluar kryesisht nga investitorë amerikanë.

Lajmi u konfirmua nga CEO i TikTok, Shou Chew, në një memo drejtuar punonjësve të enjten, e siguruar nga CNN. Edhe pse transaksioni nuk është finalizuar ende, marrëveshja e çon platformën një hap më afër sigurimit të së ardhmes së saj afatgjatë në tregun amerikan.

Ky zhvillim vjen pas një ligji të miratuar vitin e kaluar, i cili kërkonte që TikTok në ShBA të shkëputej nga kompania mëmë kineze ByteDance, ose përndryshe të përballej me ndalim. Presidenti Trump e ka shtyrë zbatimin e ligjit disa herë, duke favorizuar një marrëveshje që do ta kalonte kontrollin e aplikacionit në duar amerikane.

Sapo kemi nënshkruar marrëveshje me investitorët për krijimin e një sipërmarrjeje të re të përbashkët TikTok në ShBA, duke u mundësuar mbi 170 milionë amerikanëve të vazhdojnë të zbulojnë një botë me mundësi të pafundme,” shkroi Chew në memo.

Sipas marrëveshjes, 50% e entitetit të ri do të jetë në pronësi të një konsorciumi investitorësh që përfshin Oracle, Silver Lake dhe MGX, një firmë investimesh e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Rreth 30% do të zotërohet nga bashkëpunëtorë të investitorëve ekzistues të ByteDance, ndërsa 19.9% do të mbetet në pronësi të vetë ByteDance.

Chew theksoi se ka ende hapa për t’u përfunduar, por palët synojnë finalizimin e marrëveshjes deri më 22 janar 2026. ByteDance dhe TikTok tashmë kanë rënë dakord për kushtet kryesore të transaksionit.

Administrata Trump njoftoi në shtator se kishte arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e kontrollit të operacioneve amerikane të TikTok te investitorë kryesisht amerikanë. Presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e cilëson marrëveshjen si një “shitje të kualifikuar” dhe shtyu zbatimin e ndalimit për 120 ditë.

Sipas ligjit amerikan, i cili teknikisht hyri në fuqi në janar, TikTok do të ndalohej nëse ByteDance nuk shiste rreth 80% të aseteve të saj në ShBA investitorëve jo-kinezë.

Entiteti i ri amerikan do të ritrajojë algoritmin e TikTok mbi të dhënat e përdoruesve amerikanë, ndërsa Oracle do të mbikëqyrë ruajtjen e të dhënave dhe sigurinë kibernetike. Gjithashtu, ndërmarrja e re do të jetë përgjegjëse për moderimin e përmbajtjes për përdoruesit në ShBA. Megjithatë, ByteDance pritet të vazhdojë të menaxhojë tregtinë elektronike, reklamimin dhe marketingun global të platformës.

Marrëveshja do të kërkojë gjithashtu miratimin e qeverisë kineze, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërsa Trump ka deklaruar se Presidenti kinez Xi Jinping është dakord me marrëveshjen, Pekini ka mbajtur një qëndrim të rezervuar, duke theksuar se pozicioni i Kinës për çështjen e TikTok mbetet “i qartë dhe konsistent”./CNN/UBTnews

Continue Reading

Teknologji

OpenAI ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh

Published

on

Kompanitë e teknologjisë po avancojnë me shpejtësi në fushën e inteligjencës artificiale, dhe OpenAI sapo ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh të quajtur ChatGPT Images.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të imazheve me anë të inteligjencës artificiale, duke u mundësuar përdoruesve të shprehin kreativitetin e tyre në mënyra të reja dhe më të avancuara.

Sipas deklaratave, ky gjenerator është katër herë më i shpejtë se versionet e mëparshme, ndjek udhëzimet që përdoruesit japin dhe bën më pak gabime në detaje.

Ky përmirësim teknik e bën procesin e krijimit të imazheve më të saktë, më efikas dhe më të kënaqshëm për përdoruesit, duke lehtësuar punën kreative dhe duke reduktuar nevojën për redaktime të mëvonshme.

Sam Altman, CEO i OpenAI, kishte paralajmëruar prezantimin e këtij modeli më parë dhe e përshkroi atë si një “model argëtues”, duke lënë të kuptohet se përdoruesit mund të presin një përvojë interaktive dhe kreative.

Krijimi i imazheve me cilësi të lartë bëhet i thjeshtë: mjafton të japësh komandat e duhura, dhe inteligjenca artificiale punon për të gjeneruar rezultatin në mënyrë të shpejtë dhe të saktë. ChatGPT Images synon të thjeshtojë procesin e krijimit të imazheve e të ofrojë një eksperiencë më të shpejtë, më të saktë dhe më argëtuese për përdoruesit.

Përveç përdorimit personal, ky mjet ka ndikim edhe në fusha të ndryshme profesionale, si dizajni grafik, marketingu, arsimi dhe krijimi i përmbajtjes digjitale, duke e bërë AI një partner të dobishëm për inovacion dhe krijimtari. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Gjysma e makinave të Ford do të jenë elektrike ose hibride deri në 2030

Published

on

Industria automobilistike po përshtatet vazhdimisht me kërkesat e tregut.

Pas një përqendrimi agresiv në automjetet elektrike (EV), Ford po ndryshon strategji për shkak të kostove të larta, mungesës së infrastrukturës dhe klimës politike, duke u orientuar më shumë drejt modeleve hibride.

Aktualisht, automjetet hibride dhe elektrike përbëjnë 17% të shitjeve globale të Ford, ndërsa synimi është që kjo shifër të arrijë 50%.

Kjo do të mbështetet nga një platformë e re universale EV dhe më shumë modele hibride e me rreze të zgjatur.

Një kamionçinë elektrike e mesme pritet të hyjë në prodhim në vitin 2027, ndërsa F-150 Lightning EREV do të ofrojë rreth 700 milje autonomi.

Ford po redukton investimet në automjete elektrike të mëdha, të cilat nuk po gjenerojnë kërkesë të mjaftueshme, dhe do të fokusohet në modele më të përballueshme me benzinë, hibride dhe elektrike.

Deri në fund të dekadës, kompania planifikon të prezantojë pesë automjete të reja me çmime më të ulëta.

Gjithashtu, Ford synon të hyjë në tregun e ruajtjes së energjisë, duke përdorur kapacitetet e prodhimit të baterive për qendra të të dhënave dhe banesa.

Këto lëvizje janë pjesë e strategjisë Ford+ dhe përputhen me objektivin për neutralitet karbonik deri më 2050, duke synuar njëkohësisht qëndrueshmëri dhe fitim. /A.Z/UBT News/

 

 

 

Continue Reading

Teknologji

Pamja e ndarë e kamerës vjen në Pixel 9 Pro Fold me përditësimin e ri

Published

on

Me rritjen e vazhdueshme të popullaritetit të telefonave të palosshëm, pritet që gjithnjë e më shumë aplikacione të palëve të treta të optimizohen për këtë faktor forme.

Kjo vlen edhe më tepër për aplikacionet e sistemit. Pikërisht për këtë arsye, Google po përmirëson përvojën e aplikacionit Camera për përdoruesit e Pixel 9 Pro Fold, duke sjellë një veçori të re që debutoi fillimisht në Pixel 10 Pro Fold.

Funksioni në fjalë mundëson shikimin paraprak të fotove në gjysmën e majtë të ekranit të brendshëm, ndërsa pamësi (viewfinder) i kamerës mbetet aktiv në anën e djathtë. Kjo e bën procesin e fotografimit më praktik dhe më efikas,.

Sinqerisht, është disi befasuese që Google-it i është dashur kaq shumë kohë për ta implementuar këtë veçori, pasi pamja e ndarë është tashmë standard në shumicën e telefonave të tjerë të palosshëm.

Për më tepër, ekziston një buton i dedikuar poshtë qepenit, i cili ju lejon të shikoni jo vetëm fotot e realizuara gjatë seancës aktuale, por edhe gjithë galerinë tuaj – një shkurtore praktike drejt Google Photos. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara