Lajmet

Hamasi vazhdon të hedhë raketa – Izraeli kundërpërgjigjet

Published

on

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit palestinez që prej disa ditësh është shkallëzuar, tanimë është zgjeruar edhe në Jordanin Perëndimor. “Nuk ka marrë ende fund”, u shpreh kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

Ushtria izraelite përforcoi kundërsulmet e saj ndaj Hamasit radikal-islamik pas raketave të hedhura nga Rripi i Gazës. Natën e së shtunës nga bombardimet e ushtrisë izraelite u shkatërruan në Rripin e Gazës disa ndërtesa. “Nuk ka marrë ende fund”, u shpreh kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu pas një takimi në Ministrinë e Mbrojtjes duke iu referuar Hamasit. Ai sinjalizoi njëpërforcim të sulmeve shpaguese izraelite si kundërpërgjigje ndaj goditjes së vazhdueshme me raketa të Hamasit radikal-islamik.” “E kam thënë, ne do të godasim fort Hamasin dhe organizata të tjera terroriste. Dhe këtë po bëjmë”, thuhet në një njoftim për shtyp të zyrës së Netanjahut.

Goditje ajrore të aviacionit izraelit në Rripin e Gazës

Asnjë shenjë për ndalimin e dhunës

Sipas të dhënave të mjekëve në zonat palestineze të shtunën (15.05)  në orët e mëngjesit nga një sulm izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë 10 anëtarë të një familjeje, mes viktimave edhe tetë fëmijë dhe dy gra. Sulmi ajror, sipas të dhënave, u drejtua në perëndim të Rripit të Gazës, ku u rrëzua një ndërtesë trekatëshe në kampin e refugjatëve, al-Shati.

Edhe militantë palestinezë vazhduan sulmet e tyre me raketa ndaj qyteteve izraelite. Në qytetin Bersheva në jug të Izraelit si edhe në zonat kufitare me Rripin e Gazës u dëgjuan të shtunën sirenat e alarmit, bëri të ditur ushtria izraelite. Sipas saj nga Libani u drejtuan tre raketa në drejtim të Izraelit, por ato ranë në Detin Mesdhe. Për herë të parë që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit radikal-islamik janë hedhur dy raketa nga Siria në  Izraelin verior. Një raketa e tretë nga Siria nuk arriti në Izrael. Nuk është e qartë, nëse ka një lidhje me shkallëzimin e situatës në konfliktin izraelito-palestinez. Krahas Rripit të Gazës dhe Izraelit konflikti po zgjerohet edhe në Jordanin Perëndimor. Në këtë zonë të pushtuar nga Izraeli, të premten u zhvilluan përleshjet më të ashpra, që prej 20 vjetësh.

Frika e një luftë të re në rajon – Në Jordanin Perëndimo u zhvilluan përleshjet më të ashpra që prej 20 vjetësh

Shkallëzimi i situatës në Lindjen e Afërt ka rritur frikën e një lufte të re në rajon. Në këtë konflikt kanë humbur jetën nga e hëna(10.05) në Rripin e Gazës, Jordanin Perëndimor dhe Izraelin të paktën 135 vetë, më shumë se 1000 vetë janë plagosur. Viktimat më të mëdha ndodhen mes palestinezëve.

Qeveria amerikane ka nisur ndërkohë një të dërguar të posaçëm në rajon. Hady Amr ka mbërritur në Izrael, bëri të ditur ambasada amerikane. Të dielën Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të konsultohet sërish për situatën në Lindjen e Afërt.

(DW)

Continue Reading

Lajmet

Osmani: 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rishpërnda një deklaratë të sajën dhënë në Këshillin e Sigurimit, ku i kishte kërkuar Presidentit Aleksandër Vuçiqi t’iu kërkojë falje viktimave të luftës në Kosovë.

Mbi këtë video ajo ka shkruar se “Drejtësi dhe fakte”.

Drejtësi dhe fakte! 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë!”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë që në fjalimin e saj ajo u kishte bërë thirrje anëtarëve të këshillit që të vizitojnë Kosovën dhe aty do të shinin demokracinë që lulëzojnë, e pastaj do të vendosin nëse iu besojnë syve apo gënjeshtrave të Vuçiqit.

Qartësisht ajo që Presidenti Vuçiq deklaroi, është plotësisht e rreme. Do të doja t’ju ftoja të gjithëve dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli që ta vizitojnë Republikën e Kosovës që ta shin vetë përparimin që kemi bërë, demokracinë që po lulëzon. Pastaj do ta kuptoni dhe vendosni nëse doni t’u besoni syve tuaj apo gënjeshtrave të tij. Unë fola për Kosovë sot. Por Kosova e sotme ka marrë formë nga dhimbja e së kaluarës, për shkak të mungesës së drejtësisë. Të gjithë e dimë dhe kemi mësuar nga historia se paqja kërkon që përballemi me të kaluarën. Në këtë kuptim në vend  të përhapjes së propagandës, Vuçiq duhej të na thoshte nëse është penduar që i përkiste regjimit që ka shkaktuar vdekjen e 150 mijë civilëve.”, pati deklaruar Osmani.

Continue Reading

Lajmet

Apeli shqyrton ankesën e Millosh Plleskoviqit, i dënuar me 15 vjet për krime lufte në Prizren

Published

on

By

Në Gjykatën e Apelit do të mbahet të hënën seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit.

Më 31 korrik 2025, Gjykata Themelore e ka dënuar Pleskoviqin me 15 vjet burgim për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë.

Vendimi ishte dhënë nga gjykatësi Rrahman Beqiri. Pleskoviqi ishte nën masë paraburgimi që para gjykimit.

Sipas aktakuzës, Pleskoviqi dhe një grup serbësh të armatosur kanë hapur zjarr me armë ‘Kallashnikov’ në qytetin e Prizrenit. Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë R.D., B.D. dhe F.B., ndërsa Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kanë shpëtuar.

Continue Reading

Lajmet

Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar informacionet mbi situatën e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.

Aktualisht qytetarët po presin deri në 5 minuta për të dalë nga Kosova, gjersa edhe sa i përket pritjeve për hyrje në Kosovë, janë nga 1 deri në 5 minuta.

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -11 deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga -5 deri në -1 gradë.

Kushtet e motit do të mbeten të ftohta, me mundësi të ngricave, për çka IHMK ka rekomanduar qytetarët për kujdes të shtuar.

Continue Reading

Të kërkuara