Lajmet

PDK-ja dorëzon në Kushtetuese vendimin për ndarjen e 11 milionë € për rrymën e shpenzuar në veri

Published

on

Në emër të deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së, deputetja Blerta Deliu-Kodra ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndarjen e 11 milionë eurove, për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Deliu-Kodra ka thënë se ky vendim i Kuvendit, i mbështetur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe ka dëmtuar buxhetin, duke marrë në mënyrë anti kushtetuese taksat e qytetarëve, për të paguar energjinë e shpenzuar nga qytetarët dhe bizneset në veri të vendit.

“Kjo përbën shkelje kushtetuese për shkak të trajtimit të parabartë të qytetarëve para ligjit. Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet duhet të jenë të bartabarta dhe të zbatueshmë sikur për qytetarët e jugut ashtu edhe për ata të veriut”.

“Presim që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë në merita këtë rast dhe brenda afatit ligjor t’i japë të drejtë kësaj kërkese dhe ta shfuqizojë vendimin e Kuvendit”, ka thënë ajo.

Deliu-Kodra ka rikujtuar që edhe Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Albin Kurti para 1 viti kishte paguar 10 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri, ndërsa tani nëpërmjet vendimit në Kuvend Vetëvendosje ndau edhe 11 milionë euro tjera.

“Pra, brenda një periudhe 1 vjeçare qeveria e Albin Kurtit i ndau 21 milionë euro për energjinë e shpenzuar në veri të vendit nga qytetarët dhe bizneset atje. Me këto 21 milionë euro, Qeveria ka mundur të blejë vaksinat anti covid për të gjithë qytetarët e Kosovës e jo t’i mbyllë sytë para katstrofës pandemike që ndodhet vendi”, ka theksuar ajo.

Continue Reading

Lajmet

Ky është rezultati nga rinumërimi i 120 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, VV ka fituar 46.19% të votave.

PDK renditet e dyta me 21.42%, LDK e treta me 14.40% dhe AAK ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimi.

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Të kërkuara